Artistët shqiptarë bëhen bashkë në një koncert për të prekurit e tërmetit

J L

Dhjetëra artistë shqiptarë janë bërë bashkë për të kënduar në një zë, por me një thirrje të madhe, të kërkojnë para jo vetëm nga biletat, por të bëjnë thirrje përmes koncerteve që biznesmenët shqiptarë ngado janë të kontribuojnë për të ndërtuar qoftë edhe një shkollë.

Të shumtë kanë qenë këngëtarët lirikë të Teatrit të Operas dhe Baletit që i janë bashkuar thirrjes së Inva Mulës për këtë koncert bamirësie nën moton “Nesër është një ditë e re”, por ajo që u duartrokit më së shumti ishte pjesëmarrja e artistëve shqiptarë që kanë lënë pezull projektet jashtë Shqipërisë për të qenë në këtë mbrëmje.

Pianiste si Etrita Ibrahimi apo Blerta Zhegu që interpretojnë jashtë, rrallëherë i gjejmë bashkë në Tiranë.

Qëllimi është që deri në fund të këtij viti të mblidhen para qoftë edhe për të ndërtuar një shkollë.

j.l./ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *