Artistët vlonjatë në Janinë

Dita

Mesazh miqësie, dëshirë bashkëpunimi dhe nevojë e ndërsjelltë njohjeje është konsideruar çelja e ekspozitës së dy artistëve nga Vlora në qytetin e Janinës, skulptorit të mirënjohur Zeqir Alizoti dhe piktorit sqimatar Edi Kojani me titullin kuptimplotë “Gjirokastra dhe Janina në art”, e cila bëri bashkë shqiptarë e grekë artistë e artdashës.

E vlerësuar kjo ekspozitë për artin që solli dhe përtej artit edhe nga personalitete të shumta grekë dhe shqiptarë, si prefekti i Epirit Kahrimanis, Kryetari i Bashkisë së Janinës Thomas Begas, kryetari i Këshillit Bashkiak të Janinës Jorgo Papadhiotis, ambasadori ynë në Greqi Dashnor Dervishi, deputeti Namik Dokle, Konsulli i Përgjithshëm shqiptar në Janinë Jani Jani, zv/ministri i Kulturës Zef Çuni, konsulli Andrea Kaso, konsulli i nderit i Bosnjes dhe Hercegovinës në Shqipëri Fiqiri Kllari, drejtori i Muzeut Historik Kombëtar dhe ai i Muzeut “Ali Pashë Tepelena” në ishullin e Janinës, përfaqsues të shumtë të mediave nga të dy vende etj.

Kjo ekspozitë, dhe më pas shfaqja e filmit dokumentar “Janina në telajo” (prodhim i departamentit satelitor të RTSH), u organizua nga Qendra Kulturore e Janinës dhe Instituti i Librit dhe Promocionit, Tiranë, të cilët kanë nënshkruar midis tyre një marrëveshje afatgjatëgjatë bashkëpunimi në fusha të ndryshme të kulturës ku përfshihen organizime të përbashkëta edhe në fusha të tilla si arti, letërsia, muzika, kinematografia, teatri, veprimtaritë folklorike etj.

2 3

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *