Duket diçka e lehtë, por nuk është aspak e tillë. Dan Tague, një artist amerikan i bën paratë të flasin. Arti i tij ka të bëjë me palosjen e kartëmonedhës amerikane në mënyrë të tillë që të krijojë fjalë apo edhe fraza të shkurtra. Duket si një mesazh i fshehur që ne nuk e shohim zakonisht në kartëmonedha, por Tague arrin të nxjerrë fraza të goditura nga përthyerja e dollarit.







