Artriti reumatoid, këshillat për lehtësimin e dhimbjeve në kyçe

anazapta

Dhimbjet e kyçeve po shfaqen në masë edhe tek moshat më të reja.  Vitet e fundit numri i pacientëve që manifestojnë dhimbje të kyçeve, të njohura ndryshe si artriti rheumatoid është shtuar në mënyrë të ndjeshme. Ndërkohë që kjo sëmundje nuk ka ende të njohur shkaktarët konkretë të shfaqjes së saj, autoritetet shëndetësore konfirmojnë se femrat janë më të rrezikuarat nga këto dhimbje, të cilat nëse nuk marrin kujdesin e duhur në kohë mund të bëhen shkak  për uljen e aftësisë për punë. Në një intervistë për gazetën “Dita”, mjekia Ilda Xhelili tregon se në përgjithësi kjo sëmundje shfaq simptoma më të forta në mëngjes, krijon vështirësi për t’u larë apo veshur, shoqërohet me shfaqjen e xhungave të vogla nën lëkurë, nëse nuk trajtohet në kohë mund të çojë në shformime karakteristike të gjymtyrëve, e për pasojë mund të arrijë deri në shkatërrim të kërcit të kyçeve. Në vijim të shkrimit gjeni të detajuara simptomat që tregojnë praninë e artritit rheumatoid, si dhe këshillat që duhen ndjekur për të mos lejuar rëndimin e mëtejshëm të sëmundjes.

 

Çfarë është artriti rheumatoid dhe si shfaqet?

Artriti rheumatoid është një sëmundje kronike që prek artikulacione (kyçe) të shumta të trupit të njeriut. Është një ndër sëmundjet më të përhapura inflamatore që karakterizohet nga një ecuri valë-valë, me periudha acarimi dhe qetësie. Kjo lloj prekjeje karakterizohet nga dhimbje, skuqje, ënjtje dhe ngurtësim në lëvizjen e kyçeve. Ky ngurtësim çon gradualisht në uljen e funksionimit normal të artikulacioneve dhe në lëvizshmëri të kufizuar të tyre. Është një sëmundje që prek rreth 0.5-1 për qind te të rriturve në të gjithë botë. Prek të gjitha moshat, por kulmin e ka midis moshës 30-50 vjeç dhe kryesisht femrat. Kjo predispozitë vjen me sa duket si rezultat i hormoneve femërore. Rëndohet shumë pas lindjes dhe përmirësohet gjatë shtatzanisë, sidomos në tremujorin e fundit. Nëse sëmundja nuk trajtohet, individi mund të jetë i paaftë për punë brenda një periudhe tre vjeçare që nga fillimi i sëmundjes.

 

Cilat janë shkaqet e sëmundjes së artritit rheumatoid?

Shkaqet e kësaj sëmundjeje që gradualisht dëmton kockat dhe indet përreth ende nuk janë të njohura mirë. Mendohet si një bashkëveprim kompleks midis faktorëve të mjedisit dhe atyre familjare. Megjithatë ndër shkaktarët më të shpeshtë që çojnë në shfaqjen e kësaj sëmundje listohen të jenë: “Histori familjare me artrit rheumatoid (në rreth 40 për qind të rasteve), seksi femër, mosha e mesme ose e vjetër, pirja e duhanit për një kohë të gjatë, përdorimi i shumtë i kafes, infeksionet e shpeshta të dhëmbëve, etj”. Ndërsa së fundmi është vënë re se përdorimi i kontraceptivëve oralë, konsumimi i çajit, përdorimi i vitaminës D, shoqërohet me një ulje të riskut për artrit rheumatoid.

 

Cilat janë simptomat më të shpeshta klinike të artritit rheumatoid?

Situata klinike mund të ketë disa forma shfaqjeje, por më e zakonshmja fillon ngadalë dhe shenjat e plota vendosen pas javësh e muajsh nga koha fillestare e nisjes së sëmundjes. Fillon me shenja sistemike si dobësi e përgjithshme, dhimbje muskulo-skeletike. Artriti rheumatoid karakterizohet me skuqje, ënjtje dhe ngurtësim të një ose disa artikulacioneve në të njëjtën kohë. Kyçet që preken më shpesh janë kyçet e vogla të gishtave të këmbëve dhe të duarve. Kyçet e prekura janë të dhimbshme, të fryra, të nxehta në prekje dhe kanë kufizim në lëvizje, ngurtësim. Ngurtësimi është më i shprehur në mëngjes, zgjat rreth 45 minuta deri në një orë. Gjatë kësaj kohe pacienti përpiqet të lëvizë duart apo këmbët. Pas kësaj periudhe kohore lëvizjet sikur lehtësohen. Kjo simptomë njihet me emrin “ngurtësim mëngjesor” dhe është tipike për artritin rheumatoid. Kjo simptomë mund të shfaqet papritur ose për një periudhë të gjatë kohore. Kur shfaqet papritur vjen zakonisht pas një gjendjeje të ulur imunitare, si për shembull pas një temperature ose gjendjeje virale. Gradualisht sëmundja përparon dhe përveç artikulacioneve përfshihen edhe indet përreth. Përveç artikulacioneve të vogla preken dhe ato të mëdhatë si për shembull bërrylat, gjunjët ,të kofshës, etj.

 

Cila është terapia që duhet ndjekur mbi parandalimin e shpejtë të ndërlikimeve që mund të sjellë kjo sëmundje ?

Përsa i përket terapisë, pacienti drejtohet tek mjeku i familjes fillimisht dhe natyrisht që përgjegjësinë për trajtimin adekuat të sëmundjes e mban mjeku rheumatolog. Por, për qetësimin e dhimbjeve rezulton mjaft efikas “paracetamoli” dhe “ibuprofeni”, gjithmonë duke u konsultuar me mjekun e familjes. Kur dëmtimet e artikulacioneve janë të mëdha gjen vend kirurgjia ortopedike. Në qoftë se trajtimi i sëmundjes fillon që në fillimet e saj, perspektiva është shumë e mirë. Sot synohet që të qetësohet dhe përmirësohet çdo shenjë e artritit rheumatoid, por nuk duhet harruar se është sëmundje kronike me periudhat e qetësisë dhe të acarimit.

 

A ka ndonjë dietë apo rekomandim të veçantë për këtë sëmundje?

Nuk është se ka ndonjë dietë të veçantë. Rreth 100 vjet më parë është diskutuar se domatja ndikon në keqësimin e kësaj sëmundjeje, por sot kjo nuk pranohet si e vërtetë. Disa studime afatshkurtra kanë rezultuar se përdorimi i vajit të peshkut ndikon pozitivisht në përmirësimin e klinikës së sëmundjes. Gjithashtu nga disa kultura indiane mendohet se përdorimi në dietë i shafranit të Indisë ndikon pozitivisht në lehtësimin e dhimbjeve.

 

Çfarë u rekomandohet të sëmurëve me artrit rheumatoid?

Ushtrimet e rregullta fizike dhe shëtitjet e rregullta në ajër të pastër luajnë rol pozitiv në ruajtjen e lëvizshmërisë së artikulacioneve dhe forcimin e muskujve përreth. Sigurisht nuk mund të mos theksojmë rolin e madh pozitiv të sportit të notit. Duke qenë se infeksionet e dhëmbëve dhe përdorimi i duhanit luajnë rol negativ në këtë sëmundje duhet bërë kujdes në këtë drejtim.

 

Faktorët nxitës

Histori familjare me artrit rheumatoid (në rreth 40 % të rasteve )

Seksi femër

Mosha e mesme ose e vjetër

Pirja e duhanit për një kohë të gjatë

Përdorimi i shumtë kafes

Infeksionet e shpeshta të dhëmbëve

 

Vaji i peshkut

Disa studime afatshkurtra kanë rezultuar se përdorimi i vajit të peshkut ndikon pozitivisht në përmirësimin e klinikës së sëmundjes.

Ushqehu shëndetshëm !!

Duhen konsumuar mjaft fruta dhe perime. Studimet kanë treguar se nëpërmjet ushqyerjes me një dietë të ekuilibruar, të pasur në fruta dhe perime, mund të sigurohen mjaft element ushqyes të nevojshëm për të reduktuar jo vetëm dhimbjet e kyçeve, por për të pasur kocka të shëndetshme në tërësi. Ekspertët e shëndetit publik rekomandojnë marrjen e multivitaminave ose suplementëve të tjerë për njerëzit të cilët nuk marrin mjaftueshëm minerale dhe vitamina nga ushqimet. Por, edhe në këto raste nuk duhen neglizhuar asnjëherë rekomandimet e marra nga mjeku. Kjo përfshin njerëzit që kanë çrregullime gastrointestinale që kanë probleme me thithjen e vitaminave dhe mineraleve në organizmin e tyre. Marrja e tepruar e natriumit, proteinave dhe kafeinës mund të shkaktojë humbje të kalçiumit, prandaj është e rëndësishme për shëndetin e kockave që marrja e tyre mos të jetë mbi normat.

 

Share This Article
10 Comments
  • Mamaja ime 65- vjec vuan nga artriti reumatoid, po vuan shume nga dhimbjet. Pervec ibrubufen i kane dhene dhe muschofleks + tramadol tablet. Dhimbjet i zgjasin me shume se nje ore, i fillojne nga ora 07:00 deri ne 11:00 – 11:30. Nese mundeni me thoni ku mund ti bej operacion qe te lehtesohet? Faleminderit!

  • jam 44 vjec ishsportiste dhe akoma vazhdoj strvitem s kam ne fis trashegimi te tille , nuk me dhembin ne mengjes por mwe fillojne cuditshem dhimbje ne te gjitha kycet dhe kockat cec e vec
    Jam e lodhrn prej disa muajsh dhe nuk bej dpt strvitje ,faktori rematoid me ka dale pozitiv prej nje viti .A jam me artrit ose c mund te kem tjetr.

    • NE FILLIM KUR ME KAPI KJO SEMNDJE DUART ,KRAHET, KEMBET DHE NOFLLAT KISHA 3 MUAJ QE KISHA LINDUR .DHIMBJE TE TEMERRSHME DUART SI PERDORJA DOT PER PUN , DIFIKOLTA NE ECUR SIDOMOS SHKALLET SI BEJA DOT , U ZBULUA SEMUNDJA E ARTRITIT ,KAM QE NE TETOR KUROHEM KORTOZONE , PLACUINIL.+ VITAMINA DHE 4 GJYLPERA NE MUAJ ….E MBUSHUR PLOT ME ILACE DERI NE GRYK ,POR E RENDESISHMJA QE DUART I KAM PER PUN DHE SHKALLET I BEJ PA PROBLEM ….

  • Your comment is awaiting moderation.
    NE FILLIM KUR ME KAPI KJO SEMNDJE DUART ,KRAHET, KEMBET DHE NOFLLAT KISHA 3 MUAJ QE KISHA LINDUR .DHIMBJE TE TEMERRSHME DUART SI PERDORJA DOT PER PUN , DIFIKOLTA NE ECUR SIDOMOS SHKALLET SI BEJA DOT , U ZBULUA SEMUNDJA E ARTRITIT ,KAM QE NE TETOR KUROHEM KORTOZONE , PLACUINIL.+ VITAMINA DHE 4 GJYLPERA NE MUAJ ….E MBUSHUR PLOT ME ILACE DERI NE GRYK ,POR E RENDESISHMJA QE DUART I KAM PER PUN DHE SHKALLET I BEJ PA PROBLEM ….

  • jam me rramatizem artrit me ajen kycet e kamve dhe sa kan fillu brrulat e krave kam ba gjelpan valteren dhe nuk jam mir ca mun te marr nuj ilac po kremi kacamillit a perdoret ma nisni pergjigjen

  • Pershendetje .Kam dhimbje te brendshme veshi .Jam vizituar dhe veshi me del i paster pa infeksion .Bera nje grafi digjitale dhe me thane artrit .Doktori i reumatizmes nuk e pranoi pasi eshte e pamundur tha se une e leviz pa problem nofullen ,levizjet e gojes .Cfare mund te jete pasi me kap me periudha periudha.dhe kam si nje nxehtesi perbrenda.Ju lutem me ktheni nje pergjigje.

  • Pershendetje , kam dhimbje shume te dora e djathte te mesi i dores te kyci .Kam bere nje gjilpere te dora e djathte pastaj nje gjilpere te dora e majte dhe dhimbja me kaloi ne doren e djathte .Ai me beri nje gjipere ne mes te kuçi i dores se majte dhe nje gjilpere siper dores ne muskul .Ju lutem me thoni cfare duhet te bej .sepse kam shume dhimbje me mpihen gishtat dhe me dhemb shume kyçi i dores deri lart .Mund te me shkruani nje email ne adresen : [email protected] .

  • Gruaja ime Ervehe kondi ka me se dy vete qe vuan nga dhimbja e te dy kembeve dhe tani se fundi edhe pjesa e legenit.Ka operuare gjurin e mate dhe ka pak permiresime .Tani gjuri djathte femuret dhe legeni ka shume dhimbje.Ka perdorur ibrufen dhe takipirina por nuk po gjen stabilitet.Ju lutem me thoni si te veproj. Gruaja eshte 67 vjeçe.Me keshilloni çfar te beje.

  • vuaj nga artriti reumatik duke mu mpire duart gjithashtu me ajen ne mengjez dhe gjunjet, me veshtiresi eci nga dhimjet e gjunjeve

  • Jam nje zonje 61 vjece, vuaj nga artriti rematoid,kam dhimje te kyceve dhe gjith trupit. Duart I Kam te fryra, gishtat po’ me shtremberohen. Kam shkuar jam vizituar Kam Mar ilace prap jam semure. Si te veproj, cme rekomandoni.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *