Artur Zheji i cilëson “gladiatorë” Grida Dumën e Kosovën dhe thotë se në Durrës duhet një spastrim atomik si i Hiroshimës  

Dita

Artur Zheji në një shkrimin e tij te Mapo, vlerëson lart figurat e Grida Dumës dhe Halim Kosovës, duke i cilësuar edhe si “gladiator” të PD-­së. “Në këto dy vite, duket se opozitës, here të tradhtuar nga shtiranakët dhe here të braktisur nga ministrat dhe drejtorët më parellinj, i ka dalë dehja dhe në dy nga qytetet më të rëndësishme të Shqipërisë, në Tiranë dhe në Durrës, ka kandiduar dy“gladiatorë” që do ta çojnë betejën e tyre deri në “pikën e fundit të gjakut”, për krenarinë e tyre më së shumti. Kështu perceptohen dhe kështu shfaqen në këtë hap të parë, Halim Kosova në Tiranë dhe Grida Duma në Durrës”, shkruan Zheji.

Ai ndërkohë vlerëson Veliajn, por thumbon Ramën pse nuk ka ndërhyrë në Durrës me tritol, ashtu siç bëri edhe me Vlorën. Kjo, sipas Zhejit, ka ndodhur ndoshta prej faktit se Durrësi është aq keq, sa mund të çlirohet vetëm me një spastrim atomik. “Erion Veliaj në Tiranë është një nga ata kuajt e rinj të një race të re politike që po kafshon e thuajse po këput frerët nga padurimi për të zbritur në pistë. Vangjush Dako, në kandidimin e parë fitoi me një grusht vota, në të dytin me një thes vota më shumë se në të parin dhe tani duket i gatshëm të shkrijë çdo potencial për fitoren e tij të tretë.

Dhe për çudinë e të gjithëve, ndryshe nga Gjika në Vlorë, ndryshe nga kasapi i Gjirokastrës apo nga Shkëmbi i butë i Pogradecit, me të gjithë konsumin dhe mosçudirat që ka bërë në qytetin e Durrësit, Dako u rikonfirmua për të garuar në Durrës. Pikërisht në Durrësin, ku tritoli fillestar i Ramës, që bëri një kurë pastruese të përshëndetur jo pak në Vlorë, nuk trokiti asgjëkundi, siç duket me sindromën e dorëzimit, se kundër ndërtimeve abuzive në atë qytet nuk mjaftonte as tritoli dhe as c4, por duhej spastrim atomik si ai i Hiroshimës, për të kthyer në vete qytetin bregdetar, të masakruar për 25 vjet. E pra, le të mbetet ai që ishte, se na duhet rezervuari i votave politike…”, shkruan Zheji.

Share This Article
9 Comments
  • Sa poshte ke ren o Zheji qe cileson copen e kurves si gladiatore etj. Ne fakt nuk ke shum faj se edhe ty si shum te tjereve, te gjall e te vdekur, te ka be lavazh truri. Mashkull shqipo je dhe ti. Cfar nivel i ulet?!

    • Grida duma gladiatore? halimi? zoti zhej te lutem mos me bej te humb ate respekt qe kam per ju. e dime shume mire se kush eshte grida edhe si ka ardhur aty e dime gjithashtu se kush eshte edha halimi edhe pse eshte vendosur kandidat per ta larguar shume shpejt nga jeta e tij politike.

    • A kuptoni fjalen kurve apo se eshte e bukur..kuru bo kurve ajo qe e ka gjet burrin qe ka sot deri ne shkolle ..
      futja kot o popull …

  • Z. Dako ! Duhet te largohesh !

    Ke bo shum pak per Durresin. Durrsaket duan pun,uj,ajer te paster dhe rregull.

    Hajt turqeta.

  • Nuk eshte cudi qe edhe analist si Zhei te kete lajthitur…,apo shkon mbas te lajthiturve …,apo kerkon lajthitjen…,se nuk e di ku e ka humbur….!!??

  • S’me plas per Turin por Gladiatore ne te vertete do te thote qyqare skllever te detyruar te luftojne…. apo jo?!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *