ARVANITASIT ARISTIDH KOLA DHE JORGOS MARUNGAS

redaktor

Prej vitesh doja të shkruaja diçka për arvanitasit e Greqisë të cilët, duke jetuar në këtë vend,pata mundësinë t’i njihja nga afër,sodomos aty nga vitet gjashtëdhjetë kur elementi arvanitas ishte shumë i gjallë dhe i pranishëm kudo, sidomos në rrethinat e Athinës dhe në përgjithësi në Atikëbioti. U deshën afro gjysmë shekulli që kjo popullsi, që i kishte mbijetuar asimilimit me shekuj, që arvanitasit tanë të humbasin historinë e tyre dhe, kryesisht gjuhën e mëmës.

Megjithatë nuk u përpoqa të shkruaj diçka konkrete dhe që mund të përshkruante dhe të paraqiste të vërtetën rreth këtij elementi arbëror që jetoi në shekuj në këto treva greke duke ruajtur deri vonë zakonet dhe gjuhën e të parëve të tyre, përveç disa shkrimeve sporadike gazetareske të cilat u botuan nëpër gazetat e diasporës-ose më saktë të emigracionit- duke u shmangur analizave dhe teprimeve që vihen re në disa autorë që gjoja njohin çështjen arvanitase.

Meqënëse kam jetuar e punuar në mes tyre, duke qënë pranë aktivistëve të pare arvanitas-si ishin Jorgo Marunga , Vangjel Liapi e shumë të tjerë të cilët filluan aktivitetin e tyre të vrullëshëm pas shëmbjes së diktaturës fashiste ( më pare ishte rrezikëshme të flisje ose të shkruaje për arvanitasit) jam në gjëndje të njoh më mire se kushdo tjetër zhvillimin dhe qëndrimi i arvanitasve ndaj kombit mëmë, atij arbëror. Një çështje e tillë nuk duhet kurrsesi të shfrytëzohet ose të paraqitet në mënyrë nacionaliste se thjesht nuk ka të bëjë me një qëndrim të tillë,por duhet studjuar nga ana kulturore, gjuhësore dhe folklorike, fusha të cilat janë shumë të pasura dhe interesante për të kaluarën shekullore të kombit shqiptar.

Gjatë kohës kur bashkëpunonim me Marungën,.Liapin, Jeros (Plaku) e shumë të tjerë zbuluam gjëra shumë interesante që kishin të bënin me lidhjet dhe vazhdimësinë e faktorit arvanitas,(Greqi) atij arbëresh (Itali me studjues që ishim në kontakt të dendur) dhe vetë shqiptarët që banonin në brëndësi të atij që quhet shtet shqiptar. Në atë kohë u shfaq në horizontin kulturor arvanitas një figure tjetër arvanitase që më vonë do të bëhej objekt “shfrytëzimi” nga shumë pseudostudjues shqiptarë të emigracionit që kishin zbuluar, sikur të kishte rënë nga qielli, ekzistencën e arvanitasve në Greqi. Fjala është për për intelektualin e mirënjohur Aristidh Kola.

Ky, duke pasur kulturë të gjërë, u shfaq në vitet 80 të shekullit të kaluar me një libër ku përpiqej të studjonte dhe të shpjegonte ekzistencën e arvanitasve në trevat greke. Në këtë libër u vunë re mjaft pasaktësi, sidomos për kohën dhe arsyet se si arvanitasit ishin ngulitur në Greqi dhe për këtë u kritikua nga Marunga-akoma dhe nga unë- dhe ai e pranoi kritikën ndhe kërkoi të kontaktojë me ne-Marunga aso kohe nxirte revistën “Dialogji” që mirrej në përgjithësui me arvanitasit. Mjerisht Marunga vdiq në vitin 1985 në moshën 49 vjeç duke lënë një zbrazësirë të madhe në çështjen arvanitase dhe këtu Aristidh Kola tregoi aftësitë e tij duke i zënë vendin e vazhduar punën e Marungës,në mënyrë të denjë. Sigurisht lidhjet tona ishin të vazhdueshme, sepse edhe ai, si Marunga,kishte mangësi në gjuhën shqipe…

–              2       –

Gjërat ndryshuan me vërshimin e shqiptarëve në Greqi pas vitit 1991. Në mes tyre ishin shumë intelektualë por edhe nga ata që zbuluan se ishin të tillë pasi u gjenden larg vendlindjes së tyre. Për çudi shumë nga këta zbuluan me habi ekzistencën e arvanitasve, (madje i quanin shqiptarë) dhe ja nisën avazit të tyre se si kishin zbuluar në Greqi ekzistencën e “shqiptarëve” si i quanin. Nga kjo zhurmë arvaniasit sikur u trëmbën dhe shumica e tyre u tërhoqën, të tjerë bënin sikur nuk kuptoni por dukej qartë se ishin zhgënjyer nga vërshimi dhe paraqitja mjerane e shqiptarëve në Greqi.

Aristidh Kola as u trëmb, as u tërhoq. Ai u tregua më aktiv se më pare dhe nisi kontaktet e tij me shqiptarët sidomos me intelektualët që jo njëherë kërkuan ndihmën e tij. Ai nuk u kursye,por duket se shumë nga këta që paraqiteshin si intelektualë madje historianë, e keqkuptuan qëndrimin e tij sikur ai ishte kundër vendit të tij, Greqinë sepse mbronte shqiptarët. Dihet se atëhere kishte shpërthyer një propaganda e egër antishqiptare duke u shfaqur si një racizëm shovinisto-fashiste dhe shumë pak ishin ata që guxonin të mbronin shqiptarët. Njëri nga këta sigurisht ishte Aristidh Kola, si ishin dhe mjaft gazetarë, ndërmjet të cilëve dalloheshin Sumeritis dhe Niku, të cilët megjithse nuk ishin arvanitas, nuk ngurruan t’u kundërvihen shovinistëve dhe racistëve fashistë…

Qëndrimi i tyre nuk u keqkuptua nga kundërshtarët racistë grekë, por edhe nga kalemxhinjë shqiptarë që, duke shtrrëmbëruar faktorët që i shtynte këta të mbronin shqiptarët, i paraqitën si…shqiptarë ose filloshqiptarë. NJerëz me njohuri të kufizuara-me arsimim të kufizuar- shkruanin për arvanitasit (shqiptarët e Greqisë…thoshin!) gjëra të njohura e të shumë shfrytëzuara sikur ata t’i kishin zbuluar të parët. Arritën të shktruanin dhe libra se pse paten rastin të takoheshin njëherë me dike që fliste pesë fjalë shqip, ose se dinte të këndonte një këngë arvanitase.

Një nga rastet më tipike ishte kur një “historian” (kështu e paraqiste veten, më vonë kaloi në Tetovë dhe vitet en fundit paraqitet si njohës i mire i Greqisë, madje arriti të shkruante se gjysma e popullsisë së Greqisë ka qënë arvanitase, si rrjedhojë grekët nuk janë veçse shqiptarë të helinizuar! Mjerisht këto përralla i botojnë gazetat e Tiranës…) më mori një ditë në telefon-nuk e di ku e kishte marrë- dhe më kërkoi të gjitha dokumentat, shkrimet dhe të dhënat e mia për Jorgo Marungën se ai kishte vendosur të shkruante një libër për “shqiptarin e madh Jorgo Marunga!!!”

I habitur dhe i indinjuar për një arrogancë të tillë i u përgjigja: “Pse duhet të t’i jap ty këto “dokumenta”,nuk di të shkruaj unë vetë një libër për të po të nduhet? Apo ti di të shkruash më mire se unë?”. Biseda u mbyll këtu dhe më duket se ai e shkrojti…librin e tij …historik!

–              3         –

Ndoshta do të duhej të shkruaja, por familja e tij- si dhe familja e Aristidh Kolës më vonë- më ishte lutur që të mos vazhdoja të publikoja shkrime të Marungës as të mirresha në shtypin shqiptar me njeriun e tyre. Kjo u bë kur unë shkrojat një shkrim njohës për Jorgon në Gazetën e Athinës dhe u a bëra të njohur të afërmve të tij. Duke dashur të mos njollos kujtimin e tij,nga ndonjë sulm të mundëshëm nga kundërshtarët e shumtë antiarvanitas, si bëhej kur ai ishte gjallë (por atëhere dinte ai t’u ntergonte vendin) u binda dhe respektova dëshirën e pasardhësve të tij.

E njëjta gjë është bërë dhe me Aristidh Kolën.Ai zëvëndësoi dënjësisht Marungën dhe u bë vazhdimësi më i mire në radhët e arvanitasve. Duhet theksuar se para viteve 90 patëm përkrahjen e shumë njerëzve të rëndësishëm si ishin Melina Merkuri, Thodhotros Pangallos-arvanitas që të dy që,jo vetëm nuk e fshihnin por krenoheshin me prejardhjen e tyre. Por Aristidh Kola u bë menjimënd intelektuali kryesor arvanitas që asnjëherë nuk ngurroi të thotë fjalën e tij mbrojtës jo vetëm për arvanitasit por edhe për shqiptarët kudo qenë, akoma dhe për emigrantët.

Në këtë kuadër ne kishim takime të shpeshta prandaj,përveç këtyre lidhjeve, dukej e natyrëshme të gjendeshim të dy në një mbledhje e organizuar nga dikush (nuk më kujtohet emri, do ta mësoj kur të shpallet nga Nishani Nderi i Kombit!) për themelimin e kishës shqiptare në Athinë. Ishte një veprim përçarës që donte jo vetëm të përçante shqiptarët e Greqisë, duke future nën strehën e një kishe vetëm të krishterët, shi ortodoksët, por në këtë mënyrë minohej dhe autoqefalia e kishës ortodokse shqiptare. Aristidh Kola nuk e kishte kuptuar synimi i themelimit të një kishe të tillë dhe kishte bërë një studim serioz për kontributin e arvanitasve-dhe shqiptarëve- ndaj ortodoksizmit dhe në përgjithësi krishtërimit.

Gjatë paraqitjes së punimit ai kërkoi ndihmën time si përkthyes (kuptohet studimi ishte shkrojtur greqisht sepse Kola nuk e njihte mire gjuhën shqipe) Kur mbaroi ai, u ngrit çështja e themelimit të kishës në fjalë, por unë dhe Jeros reaguam ashpër dhe mbledhja u prrish. Atëhere Aristidhi më zgjati punimin e tij që sapo kishte paraqitur, duke më thënë: “Merre dhe bëje ç’të duash. Përktheje shqip dhe botoje ku të duash ti!” Unë nuk e botova por e përktheva dhe ja besova mikut tim, gazetarit Abdurahim Ashikut, i cili e ka botuar disa here. Herën e fundit e botoi në gazetën Dita e Tiranës ku u keqprit nga “lexuesit” sidomos për “pëkthimin e keq” për shijet e tyre të holla.

Por kjo ngjalli dhe debate të tjera. Këtë studim Ashiku, i cili kishte njohur mire Kolën dhe i kishte marrë disa intervista, e paraqiti dhe në një aktivitet përkujtimor që u oganizua në Athinë gjë që bëri të akuzohem unë nga familja e Kolës se po shfrytëzoj shkrimet e tija pa pasur autorizimin e familjes dhe me të drejtë. Familja në mënyrë të prerë ka kërkuar të pushohet të shfrytëzohet vepra e Aristidh Kolës nga gazetarët dhe paseudohistorianët shqiptarë, madje në mënyrë kategorike ka refuzuar të marrë pjesë në aktivitete që organizojnë shqiptarët, kryesisht me nismën e Abdurahim Ashikut si në Athinë, Prishtinë ose Tiranë, i cili njeh mirë kërkesën e familjes se nuk do të pranojë asnjë nderim i veçantë (si dekorim, nderi i kombit e ku ta di unë) nga pala shqiptare kudoqoftë. Prandaj dhe kur më lajmëruan mua të mirrja pjesë në aktivitetin e Athinës, refuzova , veçse avokati i familjes tek unë u ankua ditën tjetër dhe me të drejtë se studimi më ishte besuar mua.

–              4       –

Por ç’u bë pastaj? Të gjithata që kishin “njohur” ose e kishin takuar dy tre herë Aristidh Kolën, u kujtuan se “shqiptar i madh” na qënkej duke arritur në akuzën absurde, pa asnjë bazë, se gjoja Atristidh Kola u…vra nga organet greke!!! Dhe pse ta visnin grekët njeriun e tyre? Se,në se shumë here Kola përkrahu shqiptarët, sidomos ata të Kosovës, duke dënuar terrorin sërb,nuk do të thotë se ai ishte “shqiptar” por qytetar i nderuar grek. Por aktivitetet për Aristidh Kolën nuk u kufizuan në Athinë,ku do të ishte e natyrëshme ta bënin emigrantët si mirënjohje për përkrahjen që ai u bëri në rrethana të vështira. Ose me artikuj nëpër gazeta. Nga Tirana u bë një   zhurmë e madhe publicistike nga Kolec Traboini (këtë e pata takuar nja dy here në Athinë para se të largohej për në Amerikë) dhe piktori Dragoti Alia (edhe këtë e pata takuar para se të shkonte në Belgjikë) me disa studjues e profesorë, dhe studjues të panjohur për mua, (as nga Aristidh Kola, ma merr mendja), vrapuan dhe në Prishtinë dhe më tej i kërkuan Nishanit t’i jape titullin “Nderi i Kombit”Aristidh Kolës!

Është e çuditëshme se si mund të smadhohen ose të shtrrëmbërohen ngjarjet. Mësohet gjithashtu se Kolec Traboini ka shkruar një libër për Kolën, madje në një fragment që lexova thoshte se si i kishte ftuar në shtëpi (gjë që dyshohet) atë dhe piktori Dragot Alia. Më sa di unë Traboini qëndroi pak kohë në Greqi, shkruante në një gazetë të emigracionit,por si emigrant ekonomik që ishte nuk kishte shumë kohë të mirrej me arvanitasit akoma dhe me aktivitetin e Aristidh Kolën. Sigurisht nuk e kam lexuar librin e tij, por nuk mund të besoj se si mund të shkruhet një libër për një njeri që e njeh pak, akoma edhe në se të ka ftuar në shtëpi për darkë! Por dihet se shqiptarët kanë aftësi të çuditëshme kur duan të bëjnë diçka, madje atë që s’ta pret mëndja. Sidoqoftë unë nuk do të vë në dyshim librin e Traboinit,por atë që dua të them është: me ç’të drejtë këta kërkojnë t’i jipet Kolës titullin Nderi i Kombit?

Kanë marrë lejen e familjes së tij në se pranon një nder të tillë nga Nishani? A nuk e kuptojnë se po u bien në qafë të afërmit të tij? Apo ajo që u intereson është të bëjnë zhurmë rreth emrave të tyre dhe nuk çajnë kokën në se dëmtojnë dike? Ata gjetën rastin , vrapuan dhe në Prishtinë duke bërë bujë rreth vetes së tyre. Për këto marifete, unë do t’i propozoja Nishanit t’u jape këtyre titullin “Nderi i Kombit” që të shpërblehet marrëzia deri në fund. Në se dikush do të kishte të drejtë ta kërkonte një nderim të tillë për Aristidh Kolën, ai do të ishte A.Ashiku i cili e ka njohur mjaft mire arvanitasin tone, madje ky ka oprganizuar disa aktivitete jo vetëm në Athinë, por edhe në Prishtinë, por ai e njeh vullnetin ne familjes dhe nuk dëshiron të bëjë diçka jashtë dëshirës se saj. Nga ana tjetër, duke pare se sa persona kanë marrë titullin Nderi i Kombit nga presidentët shqiptarë,nuk përbën më nder që të marrë një tutull të tillë që s’ka më asnjë vlerë.

Dhe, si përfundim, do të doja të shtoja se nuk përbën nder për askënd kur shfrytëzon figura të së kaluarës që të bëjë zhurmë rreth vetes, gjë që është bërë e zakonëshme nga “gazetarët” “opinionistët” “analistët” dhe kalemxhinjtë e shumtë shqiptarë. Do të bëjnë mire që t’i lënë të qetë dhe të mos u bien në qafë njerëzve që nuk duan aspak publicitetin që u bëjnë këta tipa.

Share This Article
27 Comments
  • Si nuk mund te kete komb latin, ngase latinishtja qe thjesht nje gjuhe administrative, ashtu nuk mund te kete edhe komb grek ngase “greqishtja” qe gjuhe e perandorise fetare lindore bizantine pas shekullit IX.

    Komb “helen” apo “grek” dhe as shtet me keto emra nuk ka dhe nuk ka patur ndonjehere. Fjala “Helen” eshte shpikje e “grekerve” te sotem per t’i gjetur nje emer lashtesise arberoere qe nuk eshte aspak greke. Edhe “greqishtja” e lashte me germat qe njihen si greke” lexohet dhe kuptohet vetem shqip.

  • Po çuditem se si qarravitjet e nje anonimi per nderimin qe mund t’i beje shteti shqiptar Aristidh Koles botohen ne kete gazete. Jam i sigurt qe ne se Aristidh Kola do te ishte gjalle do te ishte krenar per kete nderim sepse ai ishte jo vetem i mençur, kulturuar por dhe trim!
    Anonimi si skuth indirekt nenkuptonqe “ai dhe te afertit e Aristidh Koles” kane frike nga Greqia ne se Shteti Shqiptar nderon Aristidh Kolen.
    Marri!

    Nik

    • Zoti Zharkalliu, sic e thua zotrote, Aristidh Kola ka qene nje nga arvanitasit qe ka ngritur zerin per kulturen arvanitase, dhe kete e ka bere se duke pasur shpirt arvanitas( shqipetar). Nuk e kuptoj qellimin e artikullit tuaj.

      Nga njera ane thoni se ka qene nja nga figurat me te shquara arvanitase, nga ana tjeter thoni se nuk duhet te ishte dekoruar se familja e tij nuk e deshiron kete vemendje.

      Nqs Aristidh Kola ka dhene kontribut ne identifikimin e arvanitasve( shqipetareve) ne Greqi, perse duhet te mos i jepet ai nder nga shteti meme.

      E pranoni ju apo jo, ARVANITAS, do te thote SHQIPETAR.

      Nqs familja e Aristidh Koles, nuk eshte dakort me punen qe Aristidh Kola ka bere per identifikimin e popullsise arvanitase dhe te drejtave te tyre, kjo eshte pune e tyrja, as e juaja, as a kombit shqipetar.

      Ne ndihemi krenare qe midis arvanitasve ka vepruar si aktivist nje figure e tille si Aristidh Kola, dhe na vjen mire qe kjo mirenjohje u shpreh edhe nga shteti me titullin:

      NDER I KOMBIT!

  • Or mik,paske kuptuar ate qe Konica i madh e thoshte 100 vjet me pare.Jane gjys alfabete,per me teper katundare,proletare,qe zbuluan ne Greqi si medites sezonale ate qe studiuesit serioze Falmeraier,Kullurioti,Noli,Konica,shkruan dhe folen per kete popull arberor ne Greqi.Nuk i shtyn patriotizmi,por i ndersen kapardisja per t`u bere te famshem,ashtu si u bene te pasur per 24 ore.Pasurimi i shpejte dhe fama e shpejte po e terbon kete popull,qekur u shperthyen kufijte.N`ate kolibe fshati ku kane jetuar ne kooperative si kafshet,here pa buke e here me buke,keta njihnin sekretarin e byrose,policin e fshatit dhe byrone politike,por se kishte nje popull arberesh ne Greqi,e zbuluan kur cane malet,per te punuar si skllever tek afendikonjte.Pa pasur tradite,pa pasur kulture,flasin dhe shkruajne brockulla, sikur kane zbuluar fiset indjane ne Amazone,qe me teper i demtojne ata arberore ne Greqi,se sa i ndricojne sipas mendjes se tyre.Me vjen keq qe ky popull arberor ne Greqi nuk pati kontakte me gjuhetare te kalibrit te Cabeut,me historiane si Kristo Frasheri,etnologe,folkloriste si Zihni Sako.

  • Me një fjalë, ti po thua “a doni më për Belulin”?! Si guxon e shkruan të tilla budallallëqe, veçanërisht në fundin e këtij shkrimi, ku e tregon më së miri qëllimin e këtyre rreshtave: xhelozia ndaj personave që shkruajnë për Aristidh Kolën. Sipas teje, – që nga shkrimi dëshmohet se ke probleme jo të vogla me shqipen standarde, – një gjë të tillë u dashka ta bësh vetëm ti dhe jo ““opinionistët” “analistët” dhe kalemxhinjtë e shumtë shqiptarë”.”Ti bashkë me Marungën ia paske korrigjuar edhe pasaktësitë e librit” Aristidhit të madh. Ti e paske ditur më mirë se Kola se kur ishin vendosur aty arvanitasit?! Qenke kokë e madhe!
    Ku qëndron e keqja nëse sa më shumë shqiptarë shkruajnë për Kolën?!
    Nga ana tjetër, kur shprehesh i irrituar për faktin se “disa shqiptarë i quajnë arvanitasit shqiptarë”, më dukesh si një pjesëtar i grupit të nacionalistëve modernë grekë, të cilët, përmes shtjellimesh antishkencore dhe me plot gënjeshtra, rreken të “argumentojnë” se kombi grek sintetizon teorinë e Entoni Smithit mbi përcaktimin e kombit. Pra, atë tori që – sipas tyre, – kombi modern grek nuk është një formacion krejtësisht i ri, por që ai bazohet mbi etni shumë më të vjetra. Prej tyre ka orvatje që pakicat etnike në Greqi (si arvanitasit, vllahët, sllavishtfolësit etj.) t’i paraqesin si grupe që shfaqin “tipare kulturore të përhershme”, siç janë kujtesa, vlera, mitet dhe simbolizmi. E thënë ndryshe, ka orvatje që pakicat etnike në Greqi të paraqiten sikur përfaqësojnë një origjinë të përbashkët kulturore, e cila e ka prejardhjen nga Greqia e Lashtë dhe Bizanti, duke marrë si shembull faktin që të gjitha grupet kulturore besojnë në mitin e Gorgonës dhe jo se kombi grek është një entitet i sajuar dhe pa asnjë të shkuar historike, e cila të shkojë përtej vitit 1829.. E gjitha kjo nuk është tjetër, veçse një përpjekje për të nxjerrë në pah “homogjenitetin” e kombit modern grek, duke shmangur kësodore diskutimin mbi praninë e grupeve të tjera etnike në Greqi. Irritimi yt për këtë “gabim të pafalshëm” të këtyre shqiptarëve, duket sikur çon ujë në mullirin e këtyre nacionalistëve modernë grekë.
    Unë e kuptoj se nuk është faji yt që të është botuar ky shkrim prej xhelozi smirëzi, por i gazetës, megjithatë, mundëhu ta njohësh më mirë shqipen, që herë tjetër të bëhesh i besueshëm si “shkencëtar”.

  • Viktimë e frikës dhe e nënshtrimit.
    Vetë shkrimi dëshmon gjendjen psikofizike të arvanitasve në limitet e absurdes. Ndihet paniku i të qenit arvanitas në shoqërinë greke dhe e të konsideruarit si një pasuri kulturore e evolucionit të kulturës shqiptare dhe saj greke.
    Përçmimi total ndaj shqiptarëve dhe institucioneve që i përfaqësojnë është në limitet e racizmit, gati gati në nivelin ordiner te filozofisë se Agimit të Artë. Deklarata skandaloze të viktimave të persekucionit mesjetar të tipit “mos na quani shqiptarë, sduam asgjë nga shqiptarët, mos na përcani me medalje, mos u bëni shkaktarë të persekucionit të familjes së Aristidh Kolës etj, etj ” janë deklaratat tipike të viktimave të persekucionit , që herë janë viktima dhe herë inkuizitorë të pamëshirshëm të kulturës së tyre.
    Shkrimi nuk ka asgjë humane, inteligjente, edukative, por është veçse një diarre vetëposhtëruese në limitet e së turpshmes.

  • Ky shkrim eshte nje shantazh i hapur ndaj jetes dhe punes se Kolias dhe mbi te gjitha ndaj familjes se tij, dhe arvanitasve qe mendojne dhe frymojne ne gjuhen e races se tyre.Djallezisht mundohet te zhvleftesoj punen e Kolias, te largoje bashkepunetoret nga botimi i vlerave humane qe percjellin punimete eKolias, dhe te izoloje familjene tij, nepermjet nje diversioni te hapur.
    Kjo ngjan si dy ika uji me mallkimet e atyre qe meshonin shqip nje shekull me pare.Bishti i qenit bisht qeni ngelet.

  • Thuaj qeverrise greke qe te paguan te thuash budallalleqe ,qe spine me uje te tilla idjotsira!
    Tek ne lavazhjeret si ty quhen 1200 qe nga koha e Enverit dhe jane laviret qe jetojne duke pasur nje padron dhe lexojne gjerat qe ju shkruajne te tjeret.
    Presidenti i Shqiperise ste merr doren as ty dhe as asfalise greke, se kujt do ti jape titullin Nder i Kombit dhe nese familja e Aristidhit ndihet e rrezikuar nga cmimi me i larte i mirnjohjes se shtetit shqiptar, ose ka ndonje problem te madh me veten, ose Greqia eshte vendi obskurantist mesjetar dhe duhet te gjeni te gjithe kurajon per ta luftuar.
    Kesaj menxyre qe ke shkruajtur i thone te mendosh per aq sa do padroni yt te cilit i ke shitur shpirtin dhe lekuren dhe je i gatshem te besh laviren e nenshtruar perjetesisht.
    Te fala ASFALISE!

  • Kristo Zharkalliu “èshtè i prekur” shumè. Librat e Traboinit nuk i ka lexuar por “nuk e kupton dot” arsyen pse ai guxon tè shkruajè pèr njè temè qè Zharkalliu si “njohès i gjuhès” , mendon ti vèrè vetè kapak.
    Pèr tu habitur fakti qè tè gjithè kèta arvanitas qè “iu pèrkthente” Zharkalliu, vdesin nè moshè tè re. Gojèt e liga, thonè se gjuha shkon vetèvetiu tek dhèmbi i prishur. Ku e ka “dhèmbin e prishur” ky “njohès i shqipes”? Pse revoltohet ky Zotèri nga “artikujt boshè” tè Tiranès?
    Aristidh Kola, mbase do jetonte edhe sot, po tè kish refuzuar “ndihmèn” e njohèsit tè gjuhès shqipe, pèr porosi tè atyre qè nuk duan tè dègjojnè se arvanitasit nuk janè asgjè tjetèr veçse SHQIPTARÈ.

  • kristo zharkalliu ,qenke nji skuth i madh.

    Aristir Koles me nderimin qe i eshte bere nuk i demtohet familja dhe te afermit ,por armiqte si puna jote.

    je ne mentalitet jo me pak se greket .

    arvanitasit jane thjeshte shqiptare ,dhe pamvaresishte pashaportes ata mbeten shqiptare.

    por ,ne nuk kemi mundur qe tia kemi thene grekeve ne fytyre zyrtarishte dhe nderkombetarishte ,se ne greqi jetojne 5 milione shqiptare ,dhe ta mbyllim njihere e pergjithmone temen e voriopirit ,qe gjithashtu eshte nji kundrapeshe per greket.

    por nji dite cdo gje do te zbardhet !

  • Si te duan le te bejne.I japin apo nuk i japin titullin ”NDERI I KOMBIT” Aristidh Koles,ai do te mbetet historiani me i madh i te gjitha koherave Emri i tij do te skalitet me germa te arta ne mendjen e cdo shqiptari te ndershem.Zbulimet e Aristidh Koles.Shume te huaj,pa erdhur asnje dite ne shqiperi,u munduan te na gjenin rrenjet tona,por populli nuk thote kot I ZOTI E NXJERR GOMARIN NGA BALTA.Punimet e A.Koles,nuk kane vetem vlera kombetare,por edhe nderkombetare.Nuk ka asnje arsye pse ,pjese te historise te zbuluara nga z. Kola,ne te ardhmen te mos futen ne lenden e historise,per nxenesit e shkollave.

  • Zhgenjim per kete artikull te KZH.

    Kam jetuar rreth 3-4 vjet ne Greqi isha ne valen e pare te emigranteve ilegale 1990-1991 dhe arrita ta mesoj shume mire guhen greke dhe historine nga 1800 deri sot.

    Per Aristdh Kolen

    -Kam ndjekur me imtesi ballafaqimet e Aristidh Koles ne TV greke ne vitet 90 dhe ishte i vetmi ze i fuqishem qe ju kundrvu disa qelbesirava si Kanelli

    -Artikullshkruesi nuk permend nje merite madhore te A.Koles ne lidhje me qendrimin e tij kunder Milloshevicit qe ishte trimeri e madhe ne ate kohe.

    Per Arvanitasit;
    K.ZH..LE TE NDJEKE NJE DOKUMENTAR TE SKAI…E PABESUESHME

    historiane te nivelit larte deklarojne:

    GREKET E VJETER NUK KISHIN ASNJE LIDHJE ME BANORET E GREQISE TE VITEVE 1800
    ISHIN POPUJ TE ARDHUR DHE ESMERE..TURQ-ARABE…

    U DESH QE SHQIPTARET KRISHTERE TE JUGUT TE POPULLONIN GREQINE..DHE GJUHA ZYRTARE DISKUTOHEJ AJO ARVANITE..POR PER ARESYE PRAKTIKE U MOHUA

    90 PERQIND E KAPEDANEVE GREKE TE REVOLUCJONIT ISHIN ARVANITES…..

    kam punar dhe takuar mbi nje mije familje greke dhe kam mendimin se ato kanr frike dhe e quajne ulje dinjiteti te tregonin origjinen e tyre..por do vije koha qe do ti dali “turpi”.

    zoti k zharkaliu

    nuk te njoh dhe besoj qe je jo vetem nen nivelin medioker..por duket qe ke ngrene nje luge corbe te prishur…

    Aristidh Kola eshte nje nga 10 burrat me te mire qe ka nxjerre kombi shqiptar..dhe kete nuk e vendos as ti por as vemje te tille si berisha-rama-nishani-meta-nano..qe dhe une qe jam shqiptar i paster..me vjen turp nga keta tradhetare.

    RIP ARISTIDH KOLA

  • Fajin e ka edhe gazeta DITA qe, here pas here, boton shkrime te islamistit A.LLalla, qe me shume ngjan me arixhi se sa me njeri te letrave.

  • Nuk e kuptoj perse ky person K.ZH. shkruan ne emer te familjes se A.Koles, eshte avokat apo antar i saj. Nqs. eshte i autorizuar nga familja te shkruaje kete ankimkjo nuk eshterruga e drejte, dhe jam dakortme komentuesit. Nqs. familja refuzon dekorimin duhet ti drejtohet presidentit.

  • “Embëlsirat” e helmatisura i “dhurojnë”, spiunët, mercenarët dhe anëtarët e falangave kundërshqiptare. NderiMi i një kombi pëR bijtë e tij, kudo e ngado qofshin, as ndikohet, as shmanget, as mënjanohet nga dëshirat, pozicionet apo interesat e njerëzve, cilëtdoqofshin ata.
    ALTARI I kOMBIT ka ligjet e tij të patjetërsueshme nga askush. Interesat kombëtare qendrojnë mbi të gjitha interesat e tjera.

  • Ky shkrim me ngjan si muhabete kafeje te rapi i fshtit. i thashe me tha blla blla blla. Shkruani ore si per arvanitasit e greqise dhe per greket e shqiperise se as Greqia e as Shqiperia nuk do shemben. Historia eshte shkence e nuk ka te beje me subjektizmat fshatareske te njerezve

  • Kristo,

    Thua se “prej vitesh doja të shkruaja diçka për arvanitasit e Greqisë…”, kete do ta presime me padurim, se artikulli i siperm nuk eshte per arvanitasit, por eshte ma teper kunder atyre qe mirren me emrin e A. Koles.

  • Nuk është rasti i vetëm që ky spiun i betuar,është porositur të hedhë baltë e të fshehë figurat dhe historinë e pjesëve dhe të gjithë kombit tonë…Kristo zharkalli..mbetet një figurë e zezë e emigracionit shqiptar…Asnjë rast të vetëm nuk ka në 25 vite emigracion në greqi,që ky njeri të ketë teguar edhe thjesht solidaritet…(jo pjesëmje n.p.r mitinge e protesta..Gdishmëri të lrtë ka treguar vetëm kur është fjala për të qortuar e sharë shqipërinë dhe politikën shqiptare…!

  • Kur jepet nje titull i larte ose dekorate çfaredo materialin e pergatit nje komision i posaçem. Pastaj, personi qe ka kompetencen ( ne kete rast Presidenti i Republikes) vendos nese duhet dhene ose jo titulli perkates. Ne rastin e Aristidh Koles perveçse te mira nuk asgje te keqe nje veprim i tille. Eshte detyrim i Shtetit shqiptar te vleresoje punen e shqiptareve brenda e jashte atdheut. Familja nuk ka pse te pyetet nese do ose jo kete nder. Nga presionet qe mund ti behen asaj kuptohet refuzimi, Familja ka te drejte te mos e terheqe dekoraten, por kjo nuk e pengon titullarin qe te mos kryeje detyren. Autoriteti leshon urdhera e dekorata edhe mbas njeqindvjeteve kur mund te mos i kete mbetur A.Koles ndonje i aferm apo qe s’do te identifikohet si i tille. Por kjo nuk do te thote qe shteti nuk duhet te vleresoje personalitete te caktuara qe vete familja e tyre nuk i vlereson. Psh. po te pyeste shteti nipin e Naum Veqilharxhit qe si grekoman i terbuar ishte kunder te ungjit, Veqilharxhi nuk do te qe vleresuar kurre e do te harohej. Ç’pune ka familja e Koles me shkrimet e Marunges? Nuk dua ta akuzoj autorin per zellin e mosberjes te ditur te vepres te A.Koles, por qendrimi i tij nuk te bind per ndonje qellim te mire. Siç thuhet A.Kola ditet e fundit te jetes i kaloi ne koridoret e nje spitali. As ne nje dhome te thjeshte nuk e shtruan kete shqiptar te madh.

  • Kur jepet nje titull i larte ose dekorate çfaredo materialin e pergatit nje komision i posaçem. Pastaj, personi qe ka kompetencen ( ne kete rast Presidenti i Republikes) vendos nese duhet dhene ose jo titulli perkates. Ne rastin e Aristidh Koles perveçse te mira nuk asgje te keqe nje veprim i tille. Eshte detyrim i Shtetit shqiptar te vleresoje punen e shqiptareve brenda e jashte atdheut. Familja nuk ka pse te pyetet nese do ose jo kete nder. Nga presionet qe mund ti behen asaj kuptohet refuzimi, Familja ka te drejte te mos e terheqe dekoraten, por kjo nuk e pengon titullarin qe te mos kryeje detyren. Autoriteti leshon urdhera e dekorata edhe mbas njeqindvjeteve kur mund te mos i kete mbetur A.Koles ndonje i aferm apo qe s’do te identifikohet si i tille. Por kjo nuk do te thote qe shteti nuk duhet te vleresoje personalitete te caktuara qe vete familja e tyre nuk i vlereson. Psh. po te pyeste shteti nipin e Naum Veqilharxhit qe si grekoman i terbuar ishte kunder te ungjit, Veqilharxhi nuk do te qe vleresuar kurre e do te harohej. Ç’pune ka familja e Koles me shkrimet e Marunges? Nuk dua ta akuzoj autorin per zellin e mosberjes te ditur te vepres te A.Koles, por qendrimi i tij nuk te bind per ndonje qellim te mire. Siç thuhet A.Kola ditet e fundit te jetes i kaloi ne koridoret e nje spitali. As ne nje dhome te thjeshte nuk e shtruan kete shqiptar te madh.

    Per te thene e kam thene, por komenti nuk po pranohet.

  • E shikoni se cfare i punon familjes se Aristidh Koles shteti Gerk , bashke me Zharkaliun ? Po ky shteti yne pse nuk e detyron zharkaliun Dule te mohoje gerqit e sajuar ne jug te Shqiperise ?

    Ja ku eshte diferenca ! Sepse Asfalia Gerke , vertete nuk te fal , ndersa Shish qebapi yne piqet ne diell !

    Na rrofshin Dule Zharkalinjte dhe te na lene pas !

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *