Arvizu: Bojkoti ka dëmtuar opozitën

Dita

Ambasadori amerikan Arvizu vlerëson se denoncimet e opozitës ndaj qeverisë janë të ekzagjeruara dhe se kjo dëmton kredibilitetin e opozitës, dhe për këtë ata duhet të jenë në Kuvend.

Mendoj se ky është një ekzagjerim. Nëse mund të thosha që këshilla ime për opozitën është që qeveria po bën dhe në mënyrë legjitime mund të kritikohet, por duhet bërë një dallim mes vizionit tuaj dhe alternativës tuaj. Denoncimi në mënyrë konstante, shumë prej tyre të ekzagjeruara dëmtojnë kredibilitetin e opozitës dhe ky bojkot ka qenë dëmtues. SHBA dhe miq të PD i kanë nxituar ata të kthehen në kuvend dhe zëri i tyre të dëgjohet. Ka pasur lëvizje dhe pritet në javët e ardhshme. PD ka një rol të rëndësishëm për ta përmbushur në këtë vend. Mirëpresim të kthehen më të fortë”, tha Arvizu te Ora News.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *