Arvizu darkon me pasardhësin e tij

anazapta

Ambasadori amerikan, Aleksander Arvizu, ka publikuar sot një foto në rrjetin social ‘Facebook’, ku shfaqet me pasardhësin e tij në Shqipëri, Donald Lu.  “Përshëndetje nga një Uashingtoni i ngrirë! A e gjeni dot se kush është miku me të cilin po darkoj?”, shkruan Arvizu në statusin e tij, duke bashkëngjitur një foto. Kandidatura e Donald Lu u firmos nga presidenti Obama me 26 korrik të vitit të kaluar, po emri i tij është përkohësisht i pezulluar si pasojë e përplasjeve në Senatin Amerikan mes republikanëve e demokratëve. Zoti Donald Lu është një diplomat karriere dhe aktualisht është Zëvendës Shef i Misionit Diplomatik amerikan në Nju Delhi të Indisë.  Më parë, ai ka shërbyer në Ambasadën Amerikane në Baku të Azerbajxhanit si i Ngarkuar me Punë nga viti 2009-2010 dhe si Zëvendës Shef i Misionit nga 2007-2009. Ndër funksione të tjera diplomatike përfshihet: Asistent i Posaçëm i Ambasadorit në Misionin Diplomatik amerikan në Nju Delhi; Zyrtar i Konsullatës amerikane në Tbilisi të Gjeorgjisë; Zyrtar Politik në Konsullatën amerikane në Peshavar të Pakistanit.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *