DITA! Deklaratat e ambasadorit amerikan Aleksandër Arvizu, që përmend z. Stefani, nuk kanë qenë dhe aq diplomatike, në kuptimin e zhveshjes së frazave prej atyre cohave të holla të nënteksteve dhe mesazheve të fshehura.
Diplomacia, gjuha e kodifikuar e saj, e destinuar sigurisht për veshë e dëgjim të rafinuar në artin e politikës, nuk ka më asnjë lloj vlere në rast se dikujt pas 4 vrasjeve të pastra i thua “burrë shteti” dhe ministrit të tij i thua “yll në ngjitje”. Dhe kjo është e pafalshme për një ambasador karriere, që fort mirë e di se kjo sjellje e tij nuk përputhet me asnjë rregull, asnjë normë, asnjë moral, asnjë standard të demokracisë.
Leave a Comment
