Ambasadori amerikan në Tiranë, Aleksandër Arvizu, e nisi intervistën e tij në emisionin më të ri politik në Vizion Plus, me gazetarët Adi Krasta dhe Lutfi Dervishi, duke dhënë një panoramë të zymtë të fushatës zgjedhore.
“Po shohim përpjekje të ndryshme që ndikojnë mënyrën se si votojnë njerëzit. Japin para ose ofrojnë perspektiva pune, ose kërcënime për humbjen e vendit të punës. Shohim raste kur njerëzit shkurajohen për të votuar. Shohim raste kur burimet përdoren për fushatë,” tha Arvizu, duke shtuar megjithatë se ai do të donte të ishte optimist.
Arvizu tha se në disa qarqe situata mund të jetë edhe më e ndezur.
Ambasadori amerikan shprehu shqetësim edhe për çështjen e KQZ-së, duke treguar me gisht nga mazhoranca e djathtë për këtë situatë. Ai tha se ata duhet ta kishin menduar më mirë këtë situatë kur votuan shkarkimin e anëtarit të LSI në KQZ.
“Ne kemi shprehur shqetësim për zhvillimet në KQZ nga situata me të cilën përballet KQZ-ja. Kam ndjesinë që asnjë palë nuk është veçanërisht e shqetësuar për situatën në KQZ siç jemi ne.
Të dy palët janë të interesuara që të fitojnë zgjedhjet dhe ne e kuptojmë këtë. Nga pikëpamja jonë, ne jemi neutralë. Për ne rëndësi ka që të zhvillohet një proces i mirë, i shëndetshëm, demokratik,” tha Arvizu.
“Në një pikë zgjedhjet duhet të certifikohen me një shumicë të cilësuar, kështu që duhet të shkojmë në Kolegjin Zgjedhor. Çfarë ndodh nëse ka një rezultat 70-70 ose 69-68 me tre mandate të pavendosura. Do të doja që njerëzit të kishin menduar më shumë këtë më 15 prill në datën kur është votuar për shkarkimin e zotit Muho,” vijoi ambasadori.
Ambasadori tha nëse votuesit kanë besim tek procesi, mund të pranojnë edhe rezultatin zgjedhor. Por Arvizu shtoi se kur rregullat ndryshohen në mes të lojës, atëherë zvogëlohet besimi i opinionit publik tek procesi./ep
Gazetari Adi Krasta ngriti shqetësimin nëse BE dhe SHBA do kenë qëndrim të unifikuar sa u përket zgjedhjeve. Ambasadori tha se është koha që gjërat të ndryshojnë
“Pikëpamjet e SHBA dhe BE-së përputhen plotësisht. Kanë kaluar 22 vite dhe besoj se duhet thënë se gjërat duhet të ndryshojnë, duhet të përmirësohen. Shqipëria është vend anëtar i NATO-s dhe presim që pas miratimit të 3 ligjeve, t’i hapet rrugë procesit të integrimit. Por është koha për të thënë se Shqipëria duhet të mbahet sipas një standardi më të lartë,” tha Arvizu.
I pyetur se cili do ishte skenari më i keq për këto zgjedhje, Arvizu tha: “Ka skenarë nga më të këqijtë dhe më të ndryshmit, por ne shohim mundësitë e një ngërçi. Mbrëmë isha 3 orë me shefen e McCormack, 2 orë nga të cilat i shpenzuam në diskutime për Shqipërinë dhe 1 orë për SHBA. Skenarët e vështirë? Janë mundësitë e një ngërçi, debatet për interpretimet e rregullave në mënyra të ndryshme. Sjellja e institucioneve është vërtet kryesorja. Ne do të shohim aktorët dhe do t’i nxisim të veprojnë në përputhje me ligjin, të shmangin veprimet kapriçoze. Dhuna është një tjetër shqetësim. Kemi parë dhunë në fushatë, p.sh si rasti i Fierit,” tha Arvizu.
I pyetur nëse ka ftohje në marrëdhëniet mes tij dhe Berishës, Arvizu tha: “Unë dhe kryeministri Berisha kemi punën tonë për të kryer. SHBA dhe Shqipëria kanë marrëdhënie të shkëlqyera. Përgjegjësia ime kryesore është të përfaqësoj popullin tim, Presidentin tim. Ai (Berisha) e kupton, ai e ndjen se kjo miqësi është më kryesorja. A kemi pasur ndryshime në marrëdhënie?? Herë pas herë, po”.
Në fund të intervistës, Arvizu tha se shqiptarët e meritojnë që në vitin 2013, votat e tyre të numërohen drejt.
“Asnjë rezultat nuk është i paracaktuar. P.sh. ka lëvizje, si kryetari i Bashkisë Kukës nga mazhoranca në opozita. Gjëja më kryesore, është të procedohet duke iu përmbajtur rregullave. Besoj se konsensusi do të lindë, megjithëse nuk do të thonë që këto ishin zgjedhjet më të lirë e të ndershme. Jemi optimistë dhe realistë. Jemi amerikanë, pra jemi pragmatistë. Gjëja e rëndësishme është që ti quajmë ato siç i shohim. Clinton e ka thënë që bashkësia ndërkombëtare do t’ju shohë. Duam që vullneti i njerëzve të lexohet. Kemi dëgjuar për mënyra të ndryshme sesi duhet të votojnë njerëzit. Se dëgjova që ka persona që paguajnë lekë për të blerë votën. Unë pyeta, kjo është e vërtetë? Jo, s’e imagjinoj dot që kjo të ndodhë. Shqipëria në 2013, ka nevojë që vota e tyre të numërohet drejt,” tha Arvizu.

‘Kam ndjesinë që asnjë palë nuk është veçanërisht e shqetësuar për situatën në KQZ siç jemi ne.’
Politikane te cdo drejtimi degjoni sesi te huajt kane me shume interes te demokraci shqiptare se sa ne vete.
vota eshte e lire dhe eshte e garantuar nga kushtetuta
nese saliu e vjedh do perballet me furine e ligjit!
nuk ka me padrejtesira me voten jemi ne vitin 2013 njerez!
Ajo qe duhet te bejne te huajte eshte te mos rrine thjesht dhe te mos e pranojne
ne heshtje censuren e berishes port e marrin te gjitha masat per ta pasur nen
kontroll kte individ ne menyre qe te mos kemi shkelje te procesit te votimeve .
Kemi nvoje qe fuqite e medha te mos jene thjesht spektatore ne kete teater por
te
jene fuqia pas perdeve qe mban aktoret ne kembe.
Kemi nevoje per katalizator te mbaj constant gjendjen te mos ndodhin trazira de
as gjarje te pakendshme.
Urojme qe amerkia organizatat e huaja eurpiane te mos rrine duarkryq perball nje krimineli si berish por te marrin te gjitha masat per te ruajtur gjendjen per te qetsuar situatten dhe per te garantuar stabilitet tek ne.
Suksese rilindjes skuadres se luaneve shqipetare, ata nuk jane te paret ne betejen e fitores por ata jane nismetaret e kesaj beteje.
Kur do ti jap fund ketyre pallavrave, ky saliu se la nam, e ben korrupsionin dhe inskenimet sy me sy dhe del e na thote zhvillim .
Ja kjo eshte qeveria korruptive dhe manipuluese cdo dite thellon humbjen tende duke bere vepra te shumtuara e duke i zhgenjyer njerzit shume. rilindja dhe 13 dite na duhet te presim
Pse duhet te ti mbajme ne qeveri apo do thoni ju manipulimet e saliut te shkojne deri ketu! Skandal tmerr qe do te marr fund me 23 qershor e turpshme si edhe vete presidenti nuk rri dot jashte ketyre inskenimeve dhe manipulimeve te saliut,
Kjo qeveri duhet rrezuar se sben cdo dite turpe po degjojme.
Pavarësisht se nuk u ka shlyer dëmshpërblimet e premtuara, PD-ja po përpiqet të mbajë me çdo kusht pranë vetes duke u premtuar mjete monetare ose vende pune por nuk do te ja arrij, i kane lene 8 vite ne harrese me premtime boshe , pse duhet ti lem me nuk ka asnje arsye
Ne 8 vite ka shenur tragjedi dhe dallavere te medha korrupsioni dhe mos zbatimi te ligjit.
Kete po e vuan populli do ta bej ai te shporret se ka zhgenjyer kedo , ai nuk ka me vend ketu nuk meriton me te kerkoje apo te premtoji koha jote mbaroji Zoteri . Koha per rilindje votojme te gjithe pro 29.
Mor zoteri nuk mbahet pusheti me zor e me insekenime te turpshe e kercenimet te ndyra qe ben ti, nuk te lejojme kete gje do ti denoncojme te gjitha rastet sepse ty po te vjen fundi populi po ta sheh fytyren e vertet.
Nuk eshte me e moralshme dhe per ty te besh keto gjeste qe me shume te ulin kjo sepse eshte e barabarte me zero nuk merr dote me vota.
Po, i nderuar z. Ambasador ! Keto shqetesime qe ju ngrini jane nje pjese e maqinerise manipuluese qe qeveria ka vene ne levizje.
Ka shperndare administraten e saj ne fshatrat me te largeta, te cilet bejne presion , rekomandojne dhe pushojne njerez nga puna,premtojne para per njerzit ne nevoje, aq sa dhenien e parave shume njerez e kane kethyer ne forme ankandi: kush jep me shume do te te jap voten- u thone ata “te shkathtit” .
Ketij ankandi i pergjigjen te shperndarit e QEVERISE DHE TE MINISTRAVE NEPER FSHATRA. Pare nga thesi i math jane u shpreh njeri, te tyre i kane se ne nuk i nxjerrim nga xhepi.
Bile ka shperndare per fushate edhe te punesuar ne programe te ndryshme nderkombetare si ai i agjensise se zhvillimit te zonave malore ( MADA ).
Por perveç deformimit te procesit zgjedhor ,nuk do te fitoje gje pasi shumica do t’i jap saliut kastravecin, se vajti 23 vjet qe u eshte bere si burri i nenes.
PO tani e mori vesh Arvizuja sesi funksionon qeveria e Berishes..ne saje te kercenimeve e presioneve ,ne kembim te paras apo te ndonje kile mielli e sheqeri,apo duke i kercenuar punonjesit me buken e femijeve ,KJO eshte Shqiperia DEmokratike e Saliut
Saliu po ben fushate te piset ,po perdor cdo lloj manovra per ta nenshtruar popullin qe ta votoje me cdo kushte ,Arrin te beje dhe gjerat nga me te uleta ,duke e denigruar kete fushate ne maksimum,
Qeveria Berisha ne saje te ketyre poshtersive ndaj votes se popullit eshte sot ne pushtet ,por me vjen mire qe tashme dhe nderkombetaret po e shikojne dhe po ja bejne verejtjet ne menyre te hapur por ai eshte teresishte i verbuar nga pushteti dhe nga deshira per pushtet te perjetshem ,prandaj ben sikur si degjon fare ,POr ska per tja hedhur kaq lehte sa mendon ai
Persa i perket KQZ eshte nj eproblem qe na shqeteson te gjitheve ,edhe pse nuk esht ebere asgje ne kete drejtim ,PAs atyre qe ndodhen duhej nje formatim total i kesaj KQZ se kjo ka treguar shume qartazi dhe hapur fare qe eshte teresishte e politizuar dhe thjeshte nje vegel ne duart e Berishes ,Berisha eshte mesuar te rrij ne pushtet vetem me vjedhjen e votes dhe aspak me vote te lire dhe demokrate ,dhe serish po mendon te beje te njejten gje ,dhe kjo duket qartazi
Saliu po perdor cdo gje dhe kedo per te vituar nje gruht vota me teper ,Por deri me tani e ka pare shume qarte qe eshte teresisht i humbur edhe pse perdor manovra nga me te piset ,Ne te njejten menyre po perdor dhe KQZ per te vjedhur vota njelloj sic vodhi dhe Bashkine e Tiranes perpara syve te te gjitheve
Me ne fund edhe nderkombetaret i kane kuptuar manovrat e ndyra qe perdorin Salinistet duke dashur ta mbajne pushtetin me dhune ,dhe ne ket menyre sic po shkon gjendja keta po duan ta cojne vendin ne nje lufte civile dhe jane te gatshem te mos kursejne edhe jete njerezish,Keta jane Kriminel te poshter
Vetem me nj evotim masiv kunder ketij pushteti te kalbur qe abuzon me njerezit e thjeshte ne kete menyre mund te shpetojme njeher e mire,Duhet ti tregojme te gjithe sebashku forcen e popullit Berishes dhe se ky vend nuk mun dt ekomandohet sipas tekave dhe interesave te tij dhe te familjes se tij ,cdo gje e ka nje kufi dhe koha e tij tashme ka mbaruar
Edhe nderkombetaret po e thone shume qarte qe koha e Berishes tashme ka perenduar dhe se ai tashme nuk gezon me perkrahjen e askujt ,Ne 23 qershor shte rralla e popullit per ti bere te ditur qendrimin e tij kundra Berishes si nje ndeshkim per te gjitha te keqijat qe i beri ketij vendi dhe ketij populli duke e cuar ne nje shkateriim total dhe ne nje varferi ekstreme
E ka thene s hume mire Arvizuja qe Shqipetaret e meritojne qe ne 2013 vota e tyre t enumerohet drejte ,por Saliu po ben cmos qe ta deformoj kete proces elektoral dhe me kete KQZ qe ka kurre sk aper te qene i afte per t elexuar drejte voten e Shqipetarve
Shqiptaret jane katandisur ne pike te hallit, po e shesin voten per nje traste ushqime, te paudhet pa pike turpi shkojne u trokasn ne dere dhe thona na shisni voten, keta ditezinje nuk pyesin as per ligje dhe as per kushtetut, mndonje se ne kohe fushate lejohet gjithcka, pr jo more zoterinj se fushate apo jo ligji eshte njesoj….Rilindje per shqiperin qe duam.
Nuk eshte aspak e vertete qe shqiptarete e shesin voten.Ky eshte nje inskenim per te krijuar mediatikisht alibine e shitjes se votes(dmth vjedhjes se saj,si gjithnje nga brekedhjeri i historise) me torba ushqimesh.
Nuk perben asnje cudi per mua qe pjese e ketij inskenimi eshte edhe arixhiu i rruges se Elbasanit,,,,ai kumbari i “burrit te shtetit”.
Por shqiptaret ne shumice do ta pervelojne edhe kete skenar,pas dhjete ditesh.
Eshte e pafalshme qe te vazhdohet te blihen votat ne 2013, demokracia nuk egziston ne shqiperi, ka ndalur prej kohesh…Duhet Rilidnje menjehere. voto numrin 29, voto skuadren e Rilindjes per te nertuar nje shtet ligjore.
Ky ditezi i diteve te tij te fundit nepushtet nuk ka as trp e as meshire, pasi i ka lene shqiptaret te varfer shkon edhe u blen dhe voten, por mos harro Gjyshi me antipulm se shqiptaret jane te varfer, por nuk jane pa dinjitet….Rilindje per ti thene ndal pazareve me voten e shqiptareve te ndershem….voto numrin 29.
Nderkombetaret duhet te jene saem vigjilente dhe te prere ne mardheniet me Berishen duke e ditur qe ai eshte armiku me i madh i zgjedhjeve te lira ne shqiperi, eshte armiku me i madh i demokracis…..duhet ti terhiqet vemendje permes vezhguesve te procesit, kjo gjendje duhet te ndalet sepse zgjedhjet jane ne rrezik si proces se sa per rezultatin nuk e ndyshon dot kurre Sali Berisha edhe sikur ne shtepi ti numeroi votat…Rilindje
Paturpesia e Salinisteve arrin kulmin vetem perte ndenjur ne pushtet ,si ju shijoj shume per gjithe keto vite ,kane vene pasuri marramendese dhe pastaj tallen me popullin e shkret
Duhet te marre fund shitja e votes dhe blerja nga Saliu ne menyre te turpshme ,KY njeri sben gje tjeter vetem se loz me ket epopull qe e mirebesoj ne gjithe keto vite ,por ai ehst enjeri i paskrupullt qe nuk kursen asgje per pushtet
Vetem ne vendin tone ndodhin gjera t etilla ,ku vota shitet per nje kile mill ,ku njerezit detyrohen te dlain ne mitingjet e Berishes ,ku njerezve u behet presione me buken e femijeve ,perfundimisht jemi kthyer ne nj ediktature,dhe kjo esht eqellimi kryesor i Saliut se ne ket emenyre mund ta nenshtroje popullin me lehte
PO perdor cdo forme ,cdo menyre dhe cdo manover ,Berisha ka vendosur te mos e leshoje kaq lehte karrigen ku ne emer te votes se popullit i beri njemije te zezat.Vetem burgu e pret ate
Po pse mor qen indonezie, a nuk ka bere qe prej 22 vjetesh keshtu zagari i serbese me fushatat dhe korupsionin. Po ti ishe mor palaço qe e quajte Saliun “Burre shteti” dhe e shpetove nga revolta popullore. Kur dole sot ti i dhimsdur per te mbrojtur demokracine, apo diku nuk te ka ardhur pas haterit spiuni i serbise.
Nje nga format e manipulimit qe tentohet te realizohet eshte edhe kjo :
Per te punesuarit e pa sigurte, do te mblidhen kartat e identitetit( leter njoftimet ) para te dieles nga drejtoret dhe do t’u jepen te henen ne menyre qe mos te shkojne ne votimeper te mos votuar.