Ambasada Amerikane dhe Ambasadori Alexander A. Arvizu shtruan dje një pritje në nder të 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë. Përveç stafit të Ambasadës Amerikane, dy ish Ambasadorët Amerikanë në Shqipëri, William E. Ryerson dhe John L. Withers, II u kthyen në Shqipëri për t’iu bashkuar festimeve. Pasi Ambasadori Arvizu mirëpriti kolegët e tij sërish në Ambasadën Amerikane në Tiranë, Ambasadorët Ryerson dhe Ëithers shprehën emocionet e tyre të thella dhe gëzimin që ndienin për rikthimin në atë që ata e quajtën “familje”. Ambasadori Ryerson i dhuroi Ambasadorit Arvizu flamurin origjinal Amerikan, i cili u ngrit në Ambasadë kur ajo u hap në vitin 1991, në Shqipërinë demokratike. “Po prisja një rast të veçantë për ta kthyer këtë flamur në Tiranë dhe nuk mendoj se ka rast më të mirë sesa ky,” tha ambasadori Ryerson.