Arvizu: Reforma territoriale, shtysë për zhvillimin ekonomik

redaktor

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë Aleksandër Arvizu dhe përfaqësues të Dhomës Amerikane të Tregtisë vizituan Korçën, ku zhvilluan një takim me biznesin në këtë zonë.

“Korça është një qendër e rëndësishme e kulturës, traditës dhe tregtisë. Edhe biznesi ka patur një zhvillim të madh, dhe prandaj ne duam të përqendrohemi sërish në këtë zonë”, theksoi Arvizu në fjalën e tij.

Për ambasadorin amerikan e rëndësishme është të vazhdojë ecuria e aktivitetit të gjithë biznesit dhe veçanërisht e biznesit që vjen nga jashtë vendit, duke patur parasysh dhe nxitjen e bizneseve amerikane për të ardhur këtu.

“Mundësitë ekzistojnë, por megjithatë ka nevojë për potencial. Dhe kur flasim për potencial, një nga mënyrat e zhvillimit të tij është nëpërmjet shtetit të së drejtës, çka do të thotë “më shumë transparencë”, tha diplomati amerikan.

Ambasadori i SHBA ka vlerësuar reformën territoriale dhe çështjen e decentralizimit që sipas tij, do t’i japë një shtysë zhvillimit të ekonomisë.

Arvizu prezantoi edhe drejtorin e ri të misionit të USAID, Markus Xhonson, si dhe Mark Elinshtain, që është një nga zyrtarët e lartë të USAID në Shqipëri

Share This Article
2 Comments
  • Cfardo ky pufte qe ne cdo vend fut hunden, ku u mban ere puneve te pista qe ben, si i tha kriminelit Sali se je burre shteti i madh, pas pushkatimit ne bulevard te 4 qytetareve dhe 300 te plagosurve, qe kishin dale ne proteste kunder Saliut per mega vjedhjet me bllok ne dore. Po ky Ambasador 3 ore para se te mblidhej Kesh. Mbik. i BSH per vjedhjen e 7.3 milion $ nga punonjesit e bankes, shkon ne zyren e Full-hajnit duke e mbrojrur ate publikisht. Per te tille Ambadador, qe mbrojne vrasesit, kriminelet dhe hajdutet, shqipetaret nuk kane nevoje.

  • Hahahahahahahah.
    Sa te poshter jeni ju te pd ,edhe veten e shani ,vetem e vetem te shkoj nje fjale e keqe oer armikun .
    Hahahahahahabababab.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *