Alexander Arvizu është shprehur se rotacioni politik në parim është një çështje e mirë dhe momenti i rotacionit të vendoset nga populli me zgjedhje të lira. Këto deklarata ai i ka bërë në emisionin “Opinion” të gazetarit Blendi Fevziu. Diplomati amerikan ka folur dhe për KQZ0në duke thënë se i qëndron deklaratave të mëparshme të tij dhe se ai është në koordinim të plotë me Uashingtonin. I pyetur për shkarkimin e anëtarit të KQZ-së, ai tha se ajo procedurë ka qenë problematike. “Kam folur publikisht dhe z. Reeker ka folur për këtë; mendoj se ka qenë një procedurë me shumë pikëpyetje. Por problematike për mua ka qenë situata e krijuar nga largimi i LSI-së nga koalicioni, kur mazhoranca u kthye në minorancë”.
Si është fushata elektorale? Më e qetë apo më e ashpër se sa e prisnit?
Ka qenë një fushatë e vështirë për tu kuptuar. Jam përpjekur të kuptoj tematikën. Kam qenë në 2011, ku fushata ka qenë shumë e ndezur.
Besoni se ishte i gabuar shkarkimi i anëtarit të LSI-së në KQZ?
Ka qenë shumë problematike. Kam folur publikisht për këtë. Ka qenë një procedurë me shumë pikëpyetje. Ajo që ka qenë problematike për mua, kur LSI u largua nga koalicioni nisi një rrethanë e pazakontë. Unë takova zotin Rama dje, për çështjen e KQZ. Nga pikëpamja e PS ata nuk kanë një objeksion të parimit për të qenë 3 me 3. Kjo mund të ish zgjidhur politikisht. T’i tregoni bashkësisë ndërkombëtare se dialogoni.
Meta deklaroi se nëse do ish kërkuar nga mazhoranca ai do e tërhiqte anëtarin nga KQZ. Çështja është pse nuk e bëri më parë?
Të jemi të sinqertë, ata po përpiqen të fitojnë avantazh politik. Në atë kohë më shpjeguan mua, që ajo që ka qenë me interes për të dy palët, jo përbërja e KQZ, por 89 KZAZ.
Qëndrimi juaj, ku deklaruat kohë më parë se largimi i një anëtari të LSI-së nga KQZ mund të fusë vendin në kundërshti me SHBA, e konsideroni sot si të nxituar?
Kam pasur disa biseda me njerëz të ndryshëm. Unë them se kam pasur të drejtë. U vërtetua se kisha të drejtë. Ka pasur një rrethanë të pazakontë me largimin e LSI nga koalicioni, por ngërçi dhe mungesa e balancat, do të ishte mirë të trajtohej nga të dy palët politikisht. Pra është një mundësi e humbur, politikës ju ofrua një mundësi.
Pse kërkoni mirëkuptim dhe jo zbatim të frymës së ligjit?
Problemi me 3 ligjet, mund të ishte zgjidhur me konsensus. E njëjta gjë mund të ishte bërë me KQZ-në. Është e njëjta situatë. Ky është një ngërç.
Qëndrimi juaj në lidhje me shkarkimin e anëtarit të LSI-së në KQZ ishte personal apo i rekomanduar nga departamenti i shtetit?
Pozicioni që unë kam shpallur ka qenë tërësisht i koordinuar nga Uashingtoni. Ne jemi në terren dhe flasim me njerëzit, kemi përditësime të minutave të fundit. Në Uashington, ata janë larg dhe mbështeten në raportet tona.
Zoti Moore deklaroi se PS dhe LSI të plotësojnë emrat në KQZ. A i qëndroni dhe ju kësaj ideje?
E kam lexuar deklaratën e zotit Moore dhe e kam diskutuar këtë edhe në telefon. Pozicioni ynë për KQZ është që ne besojmë që KQZ-ja duhet të konstituohet plotësisht. Nuk është skicuar të punojë me 4, 5 apo gjashtë, por me 7 anëtarë. Kjo është në Kodin Zgjedhor dhe kështu duhet të funksionojë.
Ju takuat dy ditë më parë zotin Rama, çfarë ju tha ai, a është i gatshëm të plotësojë vendet vakante?
Ai ka thënë se janë të gatshëm të ecin para menjëherë. Por ka nevojë për garanci se procesi dhe integriteti i KQZ nuk do të komprometohet. Me sa duket palët kështu do të vazhdojnë. Por unë them se ky është një sinjal i gabuar që i drejtohet shqiptarëve.
Nëse KQZ nuk plotësohet, çfarë komplikimi do të ketë në zgjedhje?
Problemi është ky, le të jemi të sinqertë se për disa çështje kërkohet shumica e pesë vota, mënyra si është ngritur tani, rezulton se çdo vendim që kërkon pesë vota, do të shkojë në Kolegjin Zgjedhor. Kjo nuk është mënyra si duhet të funksionojë. Kolegji Zgjedhor duhet të jetë i fundit.
Zoti ambasador, a ka një qëndrim tuaj personal për këto zgjedhje? A do të jeni të përfshirë në këto zgjedhje, në kuptimin e favorizimit të ndonjë koalicioni?
Jo aspak, ne jemi neutral. Nuk kemi të favorizuar asnjë koalicion. Absolutisht nuk kemi asnjë favorit.
Këtu janë bërë disa deklarata se SHBA janë në favor të një rotacioni? A janë realisht SHBA të interesuar për rezultatin e zgjedhjeve në Shqipëri?
Nëse do pyesni secilindo amerikan që ndjek politikën, si ndihen ata për parimet e rotacionit, cilido prej tyre do të thotë është një parim i mirë. Nëse zgjedhjet janë të lira, të ndershme dhe transparente, njerëzit vendosin kur duhet rotacion për lidershipin.
A keni realisht frikë se mund të jetë problematike periudha pas zgjedhore?
Paksa. Sinqerisht do të ishte mirë, nëse cila do parti, të mund të fitonte një fitore bindëse, për shembull 74 me 66, ku rezultatet janë të qarta dhe të pastra. Do ishte e pafat nëse do të kishte një rezultat 71 me 69.
A ka një ftohje mes SHBA dhe Shqipërisë, më saktë kryeministrit?
Mendoj që marrëdhëniet mes SHBA dhe Shqipërisë janë shumë të forta. Bashkëpunimi është i fortë, zoti Berisha është kryeministër.
A ka një problem mes jush personalisht dhe kryeministrit Berisha?
Jo.
A keni pasur ju një axhendë personale që nuk përputhet me Uashingtonin?
Kur zoti Moore ishte këtu, Reeker po ashtu, ata e bën të qartë, se përfaqësuesi i SHBA në Shqipëri flet në emër të SHBA. Besoja se kjo ishte e qartë. Unë nuk e kam luksin e të pasurit të opinioneve personale. Ato janë zyrtare.
Kryeministri Berisha deklaroi se do të punojë në 4 vitet e ardhshme për liberalizimin e vizave me SHBA. Kaq e vështirë është heqja e vizave me SHBA?
Para së gjithash, ne jemi habitur ndodhi kjo. Megjithëse është fushatë por përgjigjja jonë ka qenë e drejtpërdrejtë. Është një program specifik për lëvizjen pa viza në SHBA dhe ka kërkesa shumë teknike që shtetet të aplikojnë dhe një ndër to është që refuzimi i vizave të jetë tek 3%. Për Shqipërinë ka qenë mbi 40.5%. Programi i liberalizimin e vizave me SHBA nga ato me BE është i ndryshëm. Nuk ka një Stefan Fyle në SHBA që të japë një vlerësim e raport. Ka kërkesa teknike dhe Shqipëria ka një rrugë të gjatë për të bërë. Është gjë e mirë të shpresosh dhe të aspirosh.
Në këto zgjedhje, forcat politike kanë përfshirë njerëz të përfshirë në botën e krimit dhe problemeve me ligjin. A keni një koment për këtë?
Kam dëgjuar disa komente të favorshme për njerëz, kandidatë në të dy partitë. Unë mendoj se kandidatët duhet të vlerësohen në mënyrë individuale nga populli.
Ka edhe shumë biznesmenë?
Është një fakt i jetës. Është e kushtueshme edhe pjesa e kandidimit. Duhen para për fushatën.
Kolegu juaj Sequi, ishte i pakënaqur me përfshirjen e pakët të femrave në lista. Po ju?
E kam thënë edhe më parë, nuk kam asgjë kundër burrave shqiptarë, por ka kaq shumë gra mbresëlënëse dhe ato nuk përfaqësohen sa duhen në parlament. Bie plotësisht dakord me kolegun Sequi.
(Marre me shkurtime nga emisioni Opinion)
JUA THEM UNE JU Z AMBASADOR BAN POLITIK PERSONALE QENDRIMI I PODESTA GRUP ASHT QENDRIMI ZYRTAR I USA ,,,NE DO T ANDEROJME AMBASADORIN AMERIKAN PER KATER VITET E ARDHSHME ,,NE JEMINDRUSHIMI PER PARA SB
SI AMERIKA AS TE QI AS TE LESHO, ME FAL PER BANALITETIIN.
Ah more ambasador i dashur, rotacioni eshte i mire por kur ske kujt ja jep me mire te rri ky qe eshte. Keta te Rilindjes po zihen qe tani si do e shqyejne dashin e fitores.
Pastaj mund te kete Rilindje me Meten partner.
Per vizat mos u merzit, eshte fushate. Me mire ti premtoje Ameriken apo Qaben????
Fetare sjemi keshtu mbetet Amerika. Ne do ju duam njesoj dhe ne se nuk realizohet.
Te uroj pune te mbare.
Kam idenë se z. Ambasador është duke medituar në Azi. Që nga viti 1997 ambasadoret e SHAs kanë folur në shqip, prandaj edhe janë respektuar e nderuar siç e ka zakon shqiptari.
Z. Arvizu vazhdon të ketë frikë se mos Berisha që është një zyrtarë që urrehet nga shumica e shqiptarëve, i zëmërohet. Nuk mendoj se është i pa aftë, por e them me dhimbje se është i ngatrruar me Podestën e Saliut. Turp për një ambasador të SHBA që inddirekt mbështet një politikan të degjeneruar e kriminalizuar. Sigurishtë që nuk është qëndrimi i amerikës dhe populli shqiptar do dijë ta bëjë diferencën.
Kete gje e vendos vullneti i lire i popullit nese do te kete rotacion ose jo 😉
RAMA ishte ai qe bllokoi integrimin e shqiperise ne BE dhe si mund tja japim atij pushtetin?
Shefi i misionit i ambasadës është ngarkuar gjithashtu të shkojë në Fier. Shume mire do te beje sepse ps deklaroi qe do te kete perleshje atje, vete e deklaroi 😉
Ti je ai qe e shpetove kryhajdutin dhe kryeantishqiptarin nga ndeshkimi popullor.Sot , ne vend te kerkosh falje per poshterise qe bere kur e shpalle Sali serbin “Burre shteti” flet per rotacione politike duke synuar te lesh ne harrese krimet qe ka bere Sali Berisha dhe lakejt e tij politik. Do s’do ti , ato do denohen nje dite