Arvizu: Rregullat nuk mund të ndryshohen në mes të lojës

redaktor

Ambasadori amerikan në Tiranë, Aleksandër Arvizu, gjatë në bashkëbisedimi me studentë të ekselencës në ‘Qytet Studenti”, iu bëri thirrje të rinjve që të njohin sa më mirë paritë që konkurrojnë për ti përfaqësuar, në mënyrë që të bëjnë zgjedhjen e duhur.

“Informacioni është jetik për të ditur si do të qasesh votës tëndë. Vota është e shenjtë, hapi i parë është të qenit i informuar mbi partinë dhe kandidatët për të arrë votën tënde. Me rëndësi e ardhmja e vendit tuaj. Kjo është mënyra si mund të bëni një ndryshim në vendin tuaj, gjithcka nis me pasjen e informacionit të duhur. Zëri juaj vota juaj, vota juaj është zëri juaj. Ju mund të thoni thjesht jam një votues dhe nëse votoj nuk ka rëndësi. Sigurisht që ka rëndësi, pasi ka raste kur një votë e vetme ka shumë rëndësi”, theksoi ambasadori duke sjell shembuj të rasteve në SHBA, ku vetë pak vota kanë bërë që një parti të shpallet fituese. “Në New Hamshur në 1974 është ndarë vendi me dy vota. Dimë dhe rastin e Shqipërisë me 10 vota. Florida në vitin 2000 ka pasur ndryshim me 500 vota. Nëse ju nuk flsini njerëzit do e marrin votën tuaj për të mirëqenë”, shtoi Arvizu.

Ambasadori amerikan theksoi se pika kyçe e zgjedhjeve, është pjesëmarrja. Sipas ambasadorit sa më e madhe të jetë pjesëmarrja aq më funksionale është demokracia. Arvizu i bëri apel të rinjve që të mos i lejojnë partive që të marrin votën e tyre të mirëqenë, ashtu sikurse të mos ndikohen nga besnikëria e familjes së tyre, ndaj një partie.

“Në cilëndo demokraci, deri në një farë mase, partitë disa kandidatë i marrin disa grupe dhe blloqe votuesish për të mirëqenë. Në kohën time në Shqipëri, ajo që kam vërejtur është se janë disa parti dhe dy koalicione kryesore ata e marrin votën tuaj për të mirëqenë, të dyja palët. A është dicka e mirë? Mendoj se pika kyçe për tu kujtuar është se një demokraci të funksionojë është se ajo të jetë pjesëmarrëse. Pjesëmarrëja duhet të jetë sa më e gjerë dhe me imput. Ndërsa, Shqipëria vijon para me evolucionin demokratik ky është një element, që ka nevojë për më shumë punë. Nuk po flas vetëm për të dalë në votime dhe për të votuar. Këtu është tejet e rëndësishme, është që vota juaj të mos merret e mirëqenë, (psh: nëse PS ka votuar për PS ndër vite ju duhet te vendosni vetë për kë do votoni. Nëse familja juaj është nga Mirdita dhe kanë vuajtur nga komunizmi dhe kanë votuar ndër vite për PD, ti duhet të vendosësh vetë për vete”, bëri apel Arvizu.

Arviu nënvizoi fakti se politika ka nevojë për kompromise, në mënyrë që partia që fiton zgjedhjet të kujdeset për të gjithë dhe jo vetëm për ata që e kanë votuar.

“Na duhet të bëjmë kompromise ne politike, ky vend ka nevojë për politikanë të shkojnë përtej pragut të tyre, se kushdo që të fitojë zgjedhjet nuk janë në krye të 50 apo 51 % të vendit, por janë përgjegjës për gjithë vendit. Ato janë votuar të kujdesen për cilido shqiptar, veçanërisht për ato që nuk janë mbështetur”, shtoi Arvizu.

Ndryshimi i rregullave te lojes
Teksa pak ditë na ndajnë nga zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit, Arvizu komentoi edhe përbërjen e institucionit të administrimit të zgjedhjeve.

Sipas ambasadorit amerikan mosmarrëveshjet zgjidhen përmes rregullave që i vendosin palët, të cilat nuk duhet të ndryshohen në minutën e fundit. Arvizu e vuri theksin tek besueshmëria e votuesve në proces dhe transparenca në numërimin e votës.

“Procesi i zgjedhjeve ka shumë i rëndësishëm. Për këtë arsye të gjithë aktorët politik duhet të rrisin besimin tek njerëzit, në mënyrë që zgjedhjet të zhvillohen në mënyrë transparente dhe të ndershme. Mendoj ndonjëherë ajo që humbet në debat… nuk është 4 komisionerë kundrejt 3 komisionerëve apo marrëveshjeve në 2013, apo kapitullin 1 apo 18 të kodit zgjedhor. Pika qëndron në këtë se ju si qytetar dhe votues të mundshëm keni nevojë të keni një masë besimi se kur te hidhni votën të numërohet si duhet dhe kur votimi të jetë shumë i ngushtë, sikurse ndodhi në votimin për Bashkinë, Ka rregulla që të mund të vendosin për mosmarrëveshjet. Rregullat nuk mund të ndryshohen në minutën e fundit. Kyç, të rritet besimi në procesin”, theksoi Arvizu, i cili solli shembullin e partive amerikane, të cilat pasi humbin pranojë rezultatin dhe punëojnë për 4 vitet që vijnë.

Share This Article
6 Comments
  • I ke marre leje Tony Podestes dhe Jonathan Moore per kete deklarate Z.Arvizu? Ketu ne Shqiperine e shpellarit nuk ka vlere jeta e jo me rregullat.

  • Amerika, ka qene kemb kryq ne shqiperi dhe para viteve 1990 me marveshje me sigurimin E SHTETIT shqipetare.Sipas Librit Odiseja e nje Detektivi,i cili gjendet po ta kerkosh ne GOOGLE.

  • Tallni bythen me kete popull o zoti ARZIVU,tallu dhe ti bashke me Bishen,Edvinin etj.

    Kerkoni librat e NDALUAR,ODISEJA E NJE DEDEKTIVI,dhe vazhdimin HERRONJTE E KOTESISE te Agim Hamitit,dhe pastaj votoni per PS per PD apo per USA-n.

  • Rregullat nuk ndryshohen ne mese te lojes po duhet ta kishe then ne 2011 kur hajduti Lul u be kryetar jo tani se eshte vone.

  • Luli kuislingu sipas grevisteve te UÇK fitoi votat me 10 perveshje mengesh te Avizus dhe tashti Arvizu tregon prralla. Po qe se eshte pendu me mire mos e permen halen ku dhjeve se sa kthehesh dhe i mban erë. ARVIZU. ARVIZY!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *