Arvizu: Sekuestroni pasuritë e paligjshme

redaktor

Ambasadori amerikan Aleksandër Arvizu ka kërkuar konfiskim të pasurive të kriminelëve, që ata të mos përfitojnë nga aktivitetet e paligjshme të tyre. Ai ka qenë pjesëmarrës në ceremoninë e nënshkrimit të memorandumit të bashkëpunimit për Agjencinë për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara.

Ministri i Brendshëm Flamur  Noka bëri të ditur se gjatë vitit 2012 janë sekuestruar 13.8 mln euro nga pastrimi i produkteve të veprës penale. Ndërsa në tre vjet të zbatimit të ligjit antimafia janë sekuestruar 28 mln euro. Ministri i Drejtësisë Eduard Halimi kërkoi hapa të tjerë kundër krimit të organizuar, ndërsa kërkoi që pasuritë e sekuestruara të përdoren për financimin e luftës kundër krimit.

Marrëveshja nënshkruhet mes ministrisë së Drejtësisë, asaj të Brendshme, të Financave, KLD-së, Prokurorisë së Përgjithshme, Ministria e Transporteve etj.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *