Arvizu në selinë e PD: Reforma në gjyqësor, urgjente (por Basha mungon në takim)

Bledar Lumani

Ambasadori amerikan, Aleksandër Arvizu, ka zhvilluar një vizitë në selinë e PD-së.

Por, kreu i kësaj partie, Lulzim Basha, ka munguar.

Në kohën që Arvizu vizitonte selinë e PD-së, Basha mbante një konferencë për pensionet.

Nuk dihet nëse kjo është një shmangie e qëllimshme e Bashës, apo thjesht një rastësi.

Arvizu gjatë vizitës në selinë e PD-së është takuar vetëm me deputetët Eduard Halimi, Oerd Bylykbashi dhe Arben Ristani.

Pas takimit, Arvizu ka thënë se është diskutuar për reformën gjyqësore.

Sipas tij, kjo reformë është urgjente dhe e domosdoshme.

Ambasadori amerikan ka kërkuar ndërkohë që opozita të mos e vazhdojë më bojkotin dhe të marrë pjesë në parlament.

“Këndvështrimi i SHBA për reformën ka qenë gjithmonë konsekuent.

Reforma gjyqësore në terma të gjerë është një përparësi urgjente për vendin.

Përmend KLD, sepse e di që del shpesh në lajme.

Qartazi KLD ka qenë pjesë e këtij diskutimi dhe duke parë perfomancën e pabarabartë të KLD, ajo duhet të jetë me të vërtetë pjesë e këtij diskutimi.

Pikëpamja është se qasja është gjithpërfshirëse, ku njejrëzit marrin kohë, dhe mënyra më e mirë është pjesëmarrja e plotë në parlament, si dhe konsultime të plota me të gjithë aktorët” tha Arvizu pas takimit./b.l

 

 

Share This Article
5 Comments
  • Arrestoni Bashen si frymezues i terrorrizmit islamik e njeriu i kurbaneve ndryshe ike nga syte kembet Arvizu se nuk i late gje pa bere me ketij vendi.

  • jo pioner z.lubonja.
    kuptoji mire vlerate edemokracise,modeli AMERIKAN, eshte i persosur se ka gjykata te pavarura.
    keto vlera ne SH.B.A percillet edhe nga ambasadori i palodhur ARVIZU,qe kerkon edheopoziten te jete pjese e reformave.
    Por opoziten nuk e le stalinizmi .
    Pa reformim te gjykates deri tani, nuk eshte gjykuar;
    gerdeci,
    21 janari,
    falja e detit greqise,
    rruga e kombit,
    duro dhe hakerohu vetem me shkelesit e ligjit, jo me ata si rasti i arvizuse,qe po ndihmon qe edhe SHQIPERIA jote pioner, te kete drejtesi ku te gjykohen njesoj te gjithe si pioneri kur shkel ligjin edhe cdo tjeter deri te presidenti.

  • AMAN SI BENI DHE JU MUNGONTE BASHA THONI PO KU TE FUTESH NGA SALIU PASTJ AI EFUSTE SHTAT PASH NE DHE PO TE TAKONTE ARVIZUN??

  • Heshtje !

    Heshtje dhe vetem heshtje
    Qetesi mreteron ne shpirt
    Ne heshtje qesh e qaj
    Ne heshtje pi e haj

    Pse duhet te hesht valle
    Heshtja s’ka kuptim
    Dhe dashuria ne heshtje
    Nuk me jep gezim

    Heshtja me mundon
    Me ben shume te vuaj
    Asnjeri ne heshtje
    Nuk eshte i fituar

    Heshtja te vret shpirtin
    Te kthen vetmin
    Cdo gje qe hesht
    Ne kete bote s’ka kupim

    Alba

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *