Arvizu: Ndihmë qeverisë së re për të luftuar krimin

anazapta

Ambasadori amerikan në ikje, Aleksandër Arvizu, ka zhvilluar sot një takim me ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri. Vizita mes diplomatit amerikan dhe ministrit që pritet të marrë detyrën në shtator është zhvilluar në selinë rozë.

Mësohet se në takimin që zgjati për rreth 90 minuta, është diskutuar mbi situatën e sigurisë dhe rendit publik në vend.  Gjatë takimit, dy bashkëbiseduesit shkëmbyen ide e mendime mbi sigurinë si edhe planet për të ardhmen.

Ambasadori Arvizu pohoi pas takimit se pritshmëritë për qeverinë e re janë të larta dhe në betejën për rend e siguri, kabineti i Edi Ramës do të ketë mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-ve.

“Ne po vazhdojmë të kemi konsultime me njerëzit që do të jenë pjesë e Qeverisë. Natyrisht që Ministria e Brendshme është një aktor kyç. Siç e shihni kemi një staf shumë të madh të Ambasadës këtu. Ne folëm për përparësitë programatike, në përpjekje për të përforcuar sukseset që janë arritur, por gjithashtu Qeveria e re ka një mandat të fortë, të mbështetur masivisht nga populli. Ka disa pritshmëri në fushën e reformave. Ne duam të jemi plotësisht mbështetës për axhendën e integrimit europian të Shqipërisë. Ka disa aspekte strategjike por edhe çështje operacionale të ditës. Natyrisht varet nga Qeveria e re, ata janë të ngarkuar, ne jemi këtu për të qenë një partnerë shumë bashkëpunues. Kjo është ajo që do bëjmë, po këshillojmë”, tha Arvizu.

I pyetur nga Top Channel nëse është folur për çështje specifike që lidhen me trafiqet ilegale apo me aspekte të rendit publik, të evidentuara edhe në raportet e Departamentit të Shtetit, zoti Arvizu dha ketë përgjigje: “Kemi biseduar për disa çështje specifike, sepse natyrisht në çdo demokraci ka disa çështje që prekin qytetarët, siç janë nivelet e krimit, korrupsioni. Kemi biseduar për mënyra se si mund të shkëmbejmë eksperiencat dhe ajo që është më e efektshme është parandalimi i krimit. Krimi është një çështje shumë e vështirë. Ne ndeshemi me të, gjatë gjithë kohës në Shtetet e Bashkuara. Nuk ka një formulë magjike, por gjëja më e rëndësishme është që zoti Tahiri dhe Qeveria e re ta kuptojnë që kjo është një çështje që shqetëson qytetarët shqiptarë, është një çështje për ne, sepse ne duam ta ndihmojmë Qeverinë dhe qytetarët shqiptarë në axhendën e integrimin europian. Pra, për këtë jemi këtu, për të ndihmuar.”

 

 

Share This Article
7 Comments
  • Po per muxhaedinet iraniane ne Tirane dhe per shqiptaret ne rradhet e frontit Al Nusra(filiali Al kaedes) ne Siri a diskutuat me Tahirin Arvizu San?

  • ne takim si kishte vajtur ky arziu me kostum apo me menge te shkurtra
    se ky kur i futet punes pervesh dhe “menget”

  • @ ARVIZU

    Your time is gone mr. Arvizu!
    Leaving the field open to the new man from Huntington Beach mr. Donald Lu.
    Maybe the beaches with stones of Huntington seting off even here all the surfers excluded Saimir Tahiri man of the easy guns

  • bravo blenda qedishume me dole prape te kam bere nje koment tek visar xhiti lexoje dhe me ler nje mendim anglishtia eshte perfekte thank you

  • Z. Arvizu kur je kaq i shqetesuar per krimin, korrupsionin , ke drogen e Lazarat Colomcia qe nuk e permend, shko ndihmo burrin e shtetit Kriminelin Sali,. Prandaj jeni ketu ai eshte ne detyre pse e anashkalon, apo ju pelqen te punoni me dy qeveri nje dore ne bakllava e nje dore ne kadaif (PD)., cfare keni bere 8 vjet me Burrin e Shtetit.?

  • ambasadori amerikan ben mire te largohet e te mos flase fare .
    ishte ky qe tha per saliun burre shteti ,
    ishte ky qe pengoi hetimet e 21 janarit .
    cberi per 4 vjet te ndihmonte qeverine per te luftuar krimin.
    tani para se te iki I kerkon qeverise se re me vote te ndershme te popullit te luftoje krimin por jo kriminelet.
    ky ambasador per mendimin tim nuk ka trguar ekuliber.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *