Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Aleksandër Arvizu, deklaroi pas një takimi me kryetarin e Kuvendit, Ilir Meta, se ndërkombëtarët janë duke ndjekur me kujdes Parlamentin dhe funksionimin normal të tij.
Në një konferencë të përbashkët shtypi me Metën, ambasadori Arvizu theksoi se në Parlament duhet të zhvillohet debat konstruktiv.
“E kam shprehur edhe më herët që një nga matjet më të mira të normalitetit në Shqipëri është përparimi që duhet të bëjë ajo për një jetë normale. Gjithë Shqipëria dhe bashkësia ndërkombëtare është duke parë drejt Parlamentit që ai të funksionojë në mënyrë normale. Kjo nuk do të thotë që nuk do të ketë debate të zjarrta, por është e rëndësishme që këto debate të jenë konstruktive që të çojnë përpara ecjen e vendit”, tha ambasadori.
Ndërsa Meta u shpreh se do të bëjë maksimumin për t’i garantuar opozitës hapësirën e duhur demokratikenë funksion të bashkëpunimit mes palëve.
“E kam siguruar ambasadorin Arvizu për vullnetin maksimal nga ana ime si kryetar i Kuvendit, por edhe mazhorancës parlamentare për të garantuar maksimumin e hapësirës demokratike për opozitën për të mbajtur një bashkëpunim solid dhe afatgjatë në respektim të parlamentarizmit, por edhe të reformave të integrimit europian”, tha Meta.
Meta shprehu mbështetjen e tij ndaj qëndrimit që ambasadorët Arvizu dhe Sequi publikuan në një editorial të përbashkët në media, lidhur me rrugën e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian.
“Unë bashkohem me titullin e editorialit të publikuar dje. Po Shqipëria mundet për të arritur integrimin duke pasur një bashkëpunim më të frytshëm në Parlament dhe në të gjithë jetën politike të vendit dhe vullneti ynë është që opozita të përfshihet në të gjitha reformat esenciale.
Shpresoj që Partia Demokratike të kontribuojë për të pasuar më tej kontributet që ka dhënë për në NATO, duke qenë konstruktive dhe duke i qëndruar angazhimeve të saj që do të mbështesë çdo nismë për integrimin”, tha Meta.

PARLAMENTI NUK MUND TE BEHET “NORMAL” PA SHTETIN LIGJOR.
Me pare se Parlamenti te behet NORMAL duhet te funksionoje NORMAL Shteti Ligjor. Per kete duhet te ndeshkohen dhe denohen “Burrat e Shtetit” antiligjore qe kane vrare njerz te pafajshem, qe kane vjedhur fonde publike, qe kane grabitur pasuri dhe truaj private dhe kane mashtruar si predatore bolshevike te vertete. Nuk do te ishte keq qe Parlamenti te detyronte Drejtesine te perfshinte ne listen e te pandehurve edhe ata qe kane marre rryshfete me tefer ne dore dhe kane qene te regjistruar me ze dhe figure nga videoja e Dritan Priftit me ndihmen e specialisteve amerikane. Por mesiguri Parlamenti shqyptar do te behej krejt NORMAL nese do t’i kerkonte SHBA kompensime financiare per familjet e viktimave te Gerdecit, si nje falje publike e SHBA-s per BUMJEN vrastare te firmes private Saliu&Son me ndihmen bujare 300 milioneshe ne USD te Pentagonit.