Arvizu: Vizita e Edi Ramës në Serbi për SHBA ishte historike

Bledar Lumani

Ambasadori amerikan në Tiranë, Aleksandër Arvizu, e ka cilësuar si historike vizitën e kryeministrit Edi Rama në Serbi.

Ai thotë se tashmë duhet të punohet që edhe kryeministri ser btë vijë në Shqipëri.

Sipas Arvizisë, marrëdhëniet Serbi-Shqipëri duhet të ndërtohen mbi bazën e vizitës së dy ditëve më parë.

Do t’ia le qeverisë shqiptare dhe asaj serbe që të adresojnë pikat e tyre specifike.

Por, për SHBA-në, kjo vizitë ka qënë shumë e rëndësishme, historike, sikurse e përshkruat dhe unë bie dakord me këtë karakterizim të saj, pasi një periudhë 68-vjeçare është tejet e gjatë që drejtuesit e dy shteteve fqinje të mund të takohen me njeri – tjetrin, duke shpresuar që të dyja vendet të mund të ndërtojnë mbi këtë vizitë.

Ka qënë inkurajuese që pas incidentit që ndodhi në ndeshjen e futbollit, të dyja vendet mundën të caktonin një datë tjetër për t’u takuar dhe kjo ishte shumë pozitive dhe është shumë e rëndësishme për marrëveshjet që nënshkruan, siç janë marrëveshjet për të rinjtë, me qëllim që edhe z.Vuçiç të mund të vijë këtu për vizitë në 2015-ën. Kjo do të ishte shumë pozitive për rajonin”, ka thënë Arvizu.

Deklarata e tij është bërë pas një takimi që ka pasur me Avokatin e Popullit.

Share This Article
10 Comments
  • SHBA I DUHET SHQYPNIA DHE SERBIA LARG KTHETRAVE TE RUSISE BOLSHEVIKE

    qe presidentit Ronald Regan e quajti si Perandoria e se KEQES gjate Luftes se Ftohte te Mamuthit bolshevik Leonid Brezhnjev. Prandaj edhe jane te gezuar nga vizita dinjitoze e Edi Rames ne Beograd, fare ndryshe nga vizita e Enver Hoxhes 68 vjet me pare kur i kishte shitur BYTHEN dhe Vatanin Josip Broz Titos te Jugosllavise Komuniste dhe kishte ndare Kosoven nga Memedheu per interesat e pushtetit te tij absolut.

  • SHBA mund te kete Shqypnine pas vehtes, por Serbine as e ka pas e as ka per ta patur kurre pas vehtes se serbet jane sllave e si te tille koken e kane te Rusia. Vizita e Putinit ne Beograd, thirrja e presidentit Nikolic ” vella Vladimir “, tregojne se Shqiperia e Serbia kane kahe te ndryshme e nuk afrohen kurre jo Rama, por as Krishti e Muhameti te zbresin ne toke.

  • Sigurishte qe Amerikes i intereson qasja mes shqiptarve dhe serbve .Serbet jane te paret qe u lidhen me Ameriken e u vune ne sherbim te tyre ne kohen e Titos .Me pas pati luhatje deri sa ndodhi ajo qe serbet nuk e prisnin .Shperberja e Federaten Jugosllave.Serbet sot jane dhe nuk jane me Ameriken .Luajne si me Perendimin dhe me Rusine .
    Shqiptaret ,”dikur armiq me amerikanet”,kane 24 vjete qe syte i mbajne gjithmone nga Amerika . Nuk ma do mendja qe dhe ne te hiqemi sic hiqen serbet .Ne kete kendveshtrim Amerikes i intereson qe te dy vendet ti permirsojne e ti thellojne mardhenjet .Kjo sic dhe e theksoje Z.Rama eshte ne interes te dy popujve qe aderojne per tju bashkuar Evropes .Koha do te vertetoje se sa produktive do te jene mardhenjet Shqiperi -Serbi . Ajo qe bie ne sy eshte se ne shqiptaret jemi me te hapur edhe pa llogaritur raportet Serbi -Kosove .I takon serbve te hedhin hapat drejte normalizimit te mardhenjeve .Ballkani dikur konsiderohej fuci baroti sot sot aren e ndeshjesh se gjelave per mustaqe te epokave te shkuara .

  • o Ballkan web…..dhe ne vellezer i kishim Kinezet,po si pak larg shume ishte…kina???ne gjuhen popullore i thone…sa te vije VELLAI per te te varrosur,komshia ti ka mbyllur syte!!!
    Serbet vella e kane Rusin,po pak si larg per te sjelle buken me transportier,se ta pret Ndokush rruges..!!?!?

  • Darius, ky komshi qe thua ti ( serbet ), kane vrare e varrosur ne varre te perbashketa shqiptare me bulldozer. Dhe jo shekullin e shkuar por ne 1999. Ne tetor 2014 ne stadium treguan se jane po ato qe kane qene e te tille do jene gjithmone. Mos genjehet kot kush se ndryshon ky qendrim i ketij komshiu edhe pse i shkon ne dere te tij. Shembull i qarte eshte kreu i shtetit, presidenti Nikolic.

  • Si ta kuptoj ket fjalin e fundit ?A thu se i ka thon avukati popllit te cfaqe mendimin dhe te thote, thuj se eshte historike? Ka shume rendesi kjo fjala historike, se Edi jon prandaj edhe dote patjeter me u bo kryeminister, se donte me hy ne histori.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *