As Azem Galicën nuk e lënë të prehet në paqe

Edona Llukacaj

Varri i heroit kombëtar të rezistencës shqiptare kundër pushtuesve serbë, Azem Galicës është dëmtuar sot nga disa persona të paidentifikuar.

Sipas mediave kosovare, ngjarja e turpshme ka ndodhur në fshatin Galicë, ku edhe është i varrosur simboli i rezistencës kosovare.

Ende nuk ka detaje për këtë vandalizëm, ndërsa policia dhe grupi hetimor po punojnë për identifikimin e autorëve.

Kujtojmë se disa ditë më parë u dëmtua edhe busti i i At Shtjefën Gjeçovit, “babait” të studimeve të folklorit shqiptar.

e.ll./dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *