Dërguar me sms
në numrin e redaksisë
Që në ditën e parë të qeverisë së re, shqiptaret prisnin që të drejtoheshin nga një ekip vizionar, me sa më pak portofola dhe eficentë, por kjo s’ndodhi. Ndodhi tjetra, një qeveri e fryrë e konsumatore, duke ju kujtuar kështu shqiptarëve proverbin “dita e mirë duket që në mëngjez”. Dhe ja, në skenë dalin Jaguarët, të cilët kanë shokuar shqiptarët në përgjithësi dhe 1 milion shuplakat në veçanti, për faktin e thjeshtë se 44 Jaguarë, ndryshe 44 vampirë, bëhen një barrë tjetër e rëndë në kurrizin e popullit, sidomos tani në kushtet e një krize të thellë që po përjetojmë, si papunësia, çmimet e larta, mungesë fondesh, vonesë në shpërndarje të pensioneve e ndihmave ekonomike, azil etj, pra shkurt krizë. Të bësh këto shpenzime marramendëse në vendin më të varfër në Europë, përbën një nonsens përtej çdo imagjinate. S’mbetet tjetër për të thënë, vetëm se s’paskeni as turp as shpirt. S’i kini hak gomarët e jo më Jaguarët. Ironia popullore është aktuale. Përshëndetje Dita, Ilia Berberi, Pogradec
