“Për të ndryshuar Parlamenti dhe opozita nuk bën dobi largimi i Mark Markut, as i të tjerëve si ai. Duhet të ikë vetëm NJË, për të marrë frymë të gjithë”

J L

Bedri Islami

Botuar në DITA

 

Tërheqja e deputetit të sapo zgjedhur Mark Marku, nga grupimi parlamentar opozitar, as e bën më të mirë Partinë Demokratike dhe, as e bën më të rënduar gjendjen e saj. Është largim që përsëritet në shumë vite, që kur opozita e tanishme, ende në ditët e para të saj, filloi të bënte spastrimet e saj, të cilat shpesh herë janë mbështjellë me enigmën e pas skenave të saj.

Njëjtë si kur është larguar Eduard Selami, kur janë dëbuar mocionistët, kur janë mënjanuar intelektualë të njohur si Bashkim Kopliku apo Rexhep Uka; si është hedhur poshtë moria e punëve të dobishme të qeverisë Meksi; njëjtë si ka ndodhur me Azem Hajdarin, që në mëngjes ishte deviator dhe bashkëpnëtor i Sigurimit të Shtetit, e në darkë ishte heroi i demokracisë, për të qenë përsëri aventuerier në mëngjesin e ditës tjetër; histori e përsëritur me 334 themelues të PD-së, ku ka mbetur vetëm njëri, i 335-ti, Berisha.

Asgjë e jashtëzakonshme. Glorofikimi që i bëhet sot Mark Markut është i kotë, i përkohshëm, jo real dhe jo i besuar.

Analistët, pro shumicës qeverisëse që përpiqen të gjejnë tek ai heroin, e kanë të kotë, ashtu si analistët, pranë opozitës, që po ngrejnë mitin e tradhtarit, janë në kotësinë e boshësisë së tyre.

Kopertina e Ditës, 30 Gusht 2021

Mark Marku është edhe sot ai që ishte disa ditë, disa javë e muaj më parë. Profesori i letërsisë, që mohon thuajse çdo vepër që nuk ka “pëlqimin” e tij, është profesori i arteve që e quan hapur autor mediokër, në ekranet TV, shkrimtarin e shquar Dritëro Agolli, më shumë nisur nga bindjet e majta të Dritëroit; autor, veprat e të cilit pak njihen ose nuk njihen fare; pjesë e studiove televizive, që e bënë të njohur më shumë se sa arti i tij, inatçi i klasit të parë dhe debatues pa sensin e tolerancës. As nuk ka ndryshuar dhe as nuk e ka ndër mend të ndryshojë.

Nëse ai u zgjua një ditë, pas reflektimit të asaj që kishte parë dhe mendoi se, tani e tutje ai nuk do të jetë deputet, më tepër se sa një zbardhje e gjendjes së opozitës, gjë që është thënë e dihet prej kohe, asnjë punë nuk i prishi opozitës, asnjë dritare nuk i hapi demokracisë, as nuk e bëri atë më tolerant dhe as më të besuar.

Profesor Mark Marku, që mendon se i takon së djathtës në politikë, duhej ta kishte ditur se bindjet nacionaliste janë të qëndrueshme, të rrënjosura; se konservatorizmi në politikë nuk ka të bëjë me opozitën e tanishme, ashtu si mendimi liberal është i pa rrugëdalje në qorrsokakun e politikës sonë. Me largimin e tij nuk solli e nuk mund të sillte risi politike; nëse do të kishte qëndruar, për të ndryshuar thelbin dhe vizionin e forcës politike që i besoi drejtimin e një qarku verior, Lezhës, ku doli fitues, mund të kishte sjellë përfytyrimin e njeriut që mund të ndryshojë, dhe, duke ndryshuar veten, mund të ndryshojë edhe strukturat rreth tij.

Pse nuk e ka ditur Mark Marku, që para se të futej në betejë elektorale se, ta zëmë, Gazmend Bardhi, nuk ka këllqe për të ngritur një strukturë politike fituese, as në qarkun e tij? E kanë ditur të gjithë, e ka ditur edhe vetë Bardhi, që merr pas vetes “trimosha” të dorës së fortë, duke i premtuar që, pas fitores, pikërisht ata do të jenë përsëri shefa komisariatesh e drejtorë policie. Nëse zoti Marku ka pritur që ndryshimi do të vijë nga të emëruarit e jo nga të zgjedhurit, do të mund të bëhet nga të përkëdhelurit rreth selisë blu e jo nga ata që kanë frymën e ndryshimit, atëherë ai nuk ka ditur asgjë. Kot që ka hyrë në vallen e politikës, e, edhe më kot që ka dalë prej saj.

Largimi i tij nuk sjell tronditje. Sjell vazhdim dhe harenë e pritur. Nuk do e ndjekë askush tjetër. As kolegu i tij i studiove TV, Gjekmarkaj, që vrapoi të deklaronte se do të luftonte në parlament për idetë e Mark Markut!!!! Cilat ide? Duke harruar se Marku iku nga PD-ja e jo nga parlamenti. Ky i fundit do të jetë përsëri aty, si ngrehinë, si tryeza, si sallë, e, duhet pranuar, jo si frymë.

Nga opozita mund të largohen dhjetra “markmarkër”, por kjo nuk e ndryshon atë. Ai e nisi betejën me frymë kalorsiake dhe e përfundoi në donkishotizëm! Aureola e sotme do të bjerë shpejt dhe do të ndodhë si në përrallën e njohur të mbretit lakuriq. Iku nga parlamenti Mark Marku? Punë e madhe që iku! Asgjë nuk ndryshon.

Për të ndryshuar parlamenti dhe vetë opozita nuk bën dobi largimi i një deputeti si ai dhe, duhet pranuar, as i gjithë trupës opozitare parlamentare. Duhet të ikë vetëm NJË, për të marrë frymë të gjithë! Sali Berisha!

_____

 

©️Copyright Gazeta DITA

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016

Share This Article
22 Comments
  • Shqiptaret gjithe jeten e tyre jane marre me te tjeret, a thua se perendia i ka autorizuar te vlersojne te tjeret per cdo veprim te tyre personal i cili lexohet shume mire nga te gjithe dhe nuk e shte e nevojshem nje interpretim per ate cka vete personi e mendon dhe thote, perndryshe te gjithe mender per cdo pordhe qe ben njeri do inerpretonim dhe gjykonim ky eshte nje nivel yne shume i ulet i cili na karakterizon si popull edhe bedrushin tone prej puke pavaresisht se i lindur ne nje qytet me vlera qytetarie

    • Eshte vertetim i degradimit total te gjithe shoqerise shqiptare qe ia veshim te gjitha te keqiat vetem nje njeriu!
      E keqja e jone nuk jane vetem ata qe na sunduan per 30 vjet,por mungesa e plote e IDEALISTEVE intelektuale,qe ne kembim te nje posti zyrtar e futen koken ne mes te “shaleve”,qe pushtetit duke i sherbyer me zell te madh cdo veprimi,qofte edhe kriminal antishqiptasr te lidereve te tyre!
      Ne sherbim te nje klase politike antishqiptare eshte vene e gjithe media,sa qe cdo dite merren me fatet dhe lojrat e individeve te vecante,por kurre nuk i hapen faqet njerezvbe te thjeshte,qe kane qene dhe jane viktimat e vetme te kesaj shkerdhastokracie kriminale!
      Mire sahjanlepiresit e ketushem,qe kane frike te kritikojne qeverisjen,por habimem me 2 milion shqiptaret,qe jetojne e pounojne jashte shtetit dhe kurre nuk ballafaqojne pervojen e funksionimit te demokracise dhe shtetiot ligjor andej me realitetin ketu!
      Mbushen studiot televizive me turli lloj bukuroshesh,qe vetem rrefejne jeten e tyre andej,por kurre nuk u munduan te bejne krahasimet me realitetin ketu!
      Bredh Veliaj ne Michigan,cdo vit,se atje ka studiuar dhe mbajtur fjalime,por kurre nuk tha se cfare gjerash te mira ka pare atje qe mund t’i kishte bere edhe ne Tirane!

      • Duhet te iki Berisha, Atehere mer fyrme Parlamenti sipas ketij sharlatanit Bedri

        Hajde rrot gomari hajde –Jeton tjetri ne nje vend demokratik dhe ka mentalitet tipik turkoshak , qe nuk ka lidhje fare me demokracine dhe lirin e zgjedhjes

        Pse duhet iki Berisha apo meqe nuk mori vizen ? hahahaha
        Hajde etsrade hajde nga anadollaket e sootem

  • Te me kishit votu mu do e kishit zhduke Berishen dhe Lulin dhe do dridhej dhe ai i gjati , por ju jeni popull mosmirnjohes . Per nje mandat une ju futa ne OKB ne mandatin e dyte do ju kisha fute ne BE dhe ne te tretin do ju coja ne Mars me anijet e Elon Maskut, do i paguja une nga leket qe do i siguroja nga shitja ne ankand e bicikletes time qe eshte bere aq e famshme.

  • Berisha eshte individ,por duhet te ike,madje qe tash mendesia e deritashme,apo mendesia “berisha” dhe argatet e kesaj mendesie te ccilet edhe tash u zgjodhen ne pozitat kuqe te drejtimit te PD-s.Keta nuk i sjellin ndonje dobi subjektit te Partise Demokratike,vetem sa ja vazhdojne shkallet e dobesimit dhe rehatine e pozitareve ne kulltuqet e pushtetit.

  • Mark m…marku ka qene nje terrorist qe bente thirrje ne tv per lufte,per djegie,per kryengritje me keq nga saliu.
    Ky m… m… shpirtzi po ti jepet rasti behet kamikaz me keq nga talibanet…
    Ky salibane tani qe saliu mori non grata,mori guximin te thote nje fjale per partine private te sali komunistit,por nuk ka guxim te demaskoj figuren kriminale te familjes shpellare.

    • Pra Berisha nuk eshte me i keqi.Marku deklaroi se fjalet me Edvin Ramen jan konsumuar te gjitha,prandaj PD ka te drejte ta permbysi me dhune Qeverine e korruptuar antiligj te Rilindjes.Basha nuk ishte dakord sepse argumentonte se nuk do te pranohej nga aleatet perendimore asnje force politike qe merr pushtetin me dhune.

  • Dita:Largimi Mak Mak Markut nga PD,na prishi GJIZËN.Ai u bë deputet se Shau,Shpifi..më Shumë Edi Ramën në TV,Sidomos te TB-Klan i B.Fevziut,Sandër Mafishes.Atje u pa që të qëlloi me shishe UJI-Musa Ulqinin e PS.
    -MMM Marku ju futë politikës se nëse fitonte ju premtua të bëhej Ministër Arsimi.Dhe nëse bëhej Ministër..do ishin OK,sb dhe Lb.Ndaj populli thotë:” Mirmëngjes o interesë “.
    -PD 100 % në 30 vite ka marrë huqet e Sb.Ky personazh konfliktual nuk njeh HUMBJEN,PUNËN,LNÇL,DËSHMORËT,29 NËNTORIN,KUNDËSHTARIN POLITIKË..,etj.Të njëjtën gjë bëjnë deputetët,Analistët,Mediet 90 % me TË,Drejtësia po 90 % me TË,Militantët 100 % me TË,etj.Këto i lexojmë në Fb-ANONIM,Që shajnë e mallkojnë me libër shpie njëlloi si Saliu.
    -Në këto rrethana PD 90 % është kthyer si BISHTË QËNI që është i pandreqshëm. Ashtu diç thot aktori njohur i Durrsit-Mirush Kanashi..” Bishti qënit bishtë qëni do të mbetet”.
    -Nëse nuk largohet Sb nga skena politike,PD do të shkrihet si KRIPA NË UJI.Dhe këtu nuk dëmtohet vetëm PD,Por i gjithë vëndi.Pasi Kuvëndi,Medjet,Mjedisi.. do të kthehen përsëri në ARENË LUFTE.Dhe se Qeverisja e vëndit do të pengohet,Imazhi vëndit do të nxihet,Shpresa e popullit do të venitej,Drejtësia do pengohej,Demokracia do Sabotohej..Dhe kjo do ishte fitore për Sb.Me këtë synim Ai ka ardhur në pushtet në vitin 1992.
    -Nëse edhe këtë herë DASH me shpalljen NON GRATA me motivacione të rënda nuk i tregon vëndin,Sb do jetë i pamposhtur deri në vdekje.
    -Dhe ky do të jetë fundi i PD,por edhe i Shqipërisë.
    -FLM B.ISLAMI.

  • Per te ndryshuar Parlamenti duhet te ike nga aty Berisha
    Per te ndryshuar Shqiperia duhet te ike nga qeverisja Rama

  • Sali Serbit

    Njëzet e Njëshi erdhi prapë,
    se koha rjedh e rjedh si lumi,
    unë po të pyes, o i ziu lugat:
    “Si ka mundësi që të zë gjumi?!”

    Po ti vazhdon ende zakonet,
    të llapësh si një “ekselencë”,
    por ne e dimë se edhe fronet
    i le si vrasës më “liçencë”!

  • CaC Angjeli BURRË i LIG HAJDUT , MASKARA , I KORRUPTUAR , GRABITQAR dhe SHUSHUNJË e PANDËSHKUAR nga DREJTËSIA e RE !! ⚖⚖⚖ says:

    KORRUPSIONI KORRUPSIONI KORRUPSIONI KORRUPSIONI 31 VJEÇAR , O Bedri Islami !
    ⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖
    Arben Ahmetaj sa heré i HAP FLATRAT e HUNDÉS , AQ heré GLLABÉROHEN me MILIONA EURO dhe ZHDUKEN PA GJURMÈ nè PARAJSAT FISKALE (OFFSHORE) !!
    Cac Angjeli i ZI si KATRANI , AQ herè sa i HAP SYTÈ si ÇAKËRR , AQ heré GRABITEN MILIONA EURO me PPP KORRIPTIVÉ , TENDERA KRIMINALÈ dhe KONÇENSIONE MAFIOZE !!!! ⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖
    BJERU tè gjithève NJÉLLOJ O Bedri , se NUK kanè ASNJÈ NDRYSHIM Rilindja e HAJDUTÈRISÈ , nga Sali HAJDUTÈRIA dhe Like PLAÇKITJA !!! ⚖⚖⚖⚖
    SHQIPÈRIA nè RREZIK ⚖ ATDHEU YNÈ i PÈRBASHKÈT në RREZIK nga SHPIRT ZINJTÈ , ZEMÈR ZINJTÈ dhe DITÈ ZINJTÉ e Poltikès KRIMINALE 31 VJEÇARE , O Bedri !!
    STOP CORRUPTION ⚖ STOP CORRUPTION ⚖

  • Zoti Bedri

    Kam qene nje ish fans I juaj para qershorit 2013 dhe me thene te drejten je zgerlaqur aq shume keto 2-3 vitet e fundit sa je bere per meshire.
    .
    Edhe nje adoleshenti ti spjegosh historine politike shqiptare 1991-2021 dhe ai jo vetem qe do thote qe te ike Berisha por duhet te denohet per mega-krimet e tij edhe pse mbrohet hapur fare nga sektet makartiste dhe xhorxhsorriste ( edhe pse e kritikon gjasme kete te fundit)..
    .
    Menxyra shqiptare e 30 viteve te fundit rregullohet vetem nese shqiptaret shohim te verteten ne sy:
    .
    Ketu nuk shtrohet problem individi si Mark Tuc Maku apo Berishalja apo Bashorri. ( NUK PO E PERMEND RAMUTIN APO LILIN E RROCKES MONIKE SE NUK JANE NE KETE TEME)
    .
    Ka ardhur koha qe euroamerikanet te kerkojne falje qe me banden Talebane te Tropojes ne vitet 1991-1992 prishen votime shembellore ku I fituan “afganet e Ps” per tja dhene pushtetin me 2 prillin 1991 Talebaneve te Tropojes Berishaj-Hajdaret di dy PIT BULLA TE BIBERAVE DHE XHORXH SORROSIT qe duhet te denohet per Biberishizem ku nje nga perversitetet e saj kryesore eshte se munden nje gjasme komunizem te vdekur dhe keto nekrofage vazhdojne me Ramen dhe Bashen qe nuk gje tjeter bashke me ciken e Berishen jane numerore te ketij antikomunisti psiqikisht te semure…
    .
    Pra denimi I Biberishizmit dhe “heqja e decorates” SS nga gjoksi Berishes se hodhi kamunizmin me Biberajt dhe Rayesonet.
    .
    Thjesht kete gabim qe bene pleqte Tramp & Biden me Talebanet e Kabulit vitet e fundit e bene Bushatllinjte e Teksasit ne vitet 1990-1992.me talebanet e Tropojes Elesali Biberishaj me bull dogun Azem ….
    .
    edhe nje here

    Lere Bedri Tuc Markun qe ishte me zi se PD-ja.

    .merru me banden kriminale Bash-Berish-Meta qe po ja bejne tete me dy Amerikes ne mos qofte loje e kesaj te fundit..

  • SHQIPÈRINÉ e mori LUMI O Bedri !!!
    E kthyen té PAUDHÈT nè KOSH PLEHRASH dhe FEKALESH , nga Afganistani ,, Kurdistani , Siria , Bangladeshi ! MORTJE MÈDHENJTÈ dhe NDYRÈSIRAT e Politikès 30 Vjeçare , e kthyen SHQIPÈRINÉ tonè té BUKUR né KANDAHAR O Bedri !!! ⚖⚖⚖⚖
    ZGJOHU ZGJOHU ZGJOHU ZGJOHU ZGJOHU nga GJUMI , O Bedri se SHQIPÈRINÈ e mori LUMI dhe mbas 10 VITESH do tè ktheht né KANDAHARIN e EUROPËS , O Bedri Islami !! ⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖
    SHQIPËRINË e mbyti KORRUPSIONI SHTETÈROR 31 VJEÇAR , O Bedri !!⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖
    RROFTË ❤ ENVER ❤ HOXHA ❤ i LAVDISHËM ❤

  • SHQIPÈRINÉ e mori LUMI O Bedri !!!
    E kthyen té PAUDHÈT nè KOSH PLEHRASH dhe FEKALESH , nga Afganistani ,, Kurdistani , Siria , Bangladeshi ! MORTJE MÈDHENJTÈ dhe NDYRÈSIRAT e Politikès 30 Vjeçare , e kthyen SHQIPÈRINÉ tonè té BUKUR né KANDAHAR O Bedri !!! ⚖⚖⚖⚖
    ZGJOHU ZGJOHU ZGJOHU ZGJOHU ZGJOHU nga GJUMI , O Bedri se SHQIPÈRINÈ e mori LUMI dhe mbas 10 VITESH do tè kthehet né KANDAHARIN e EUROPËS , O Bedri Islami !! ⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖
    SHQIPËRINË e mbyti KORRUPSIONI SHTETÈROR 31 VJEÇAR , O Bedri !!⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖
    RROFTË ❤ ENVER ❤ HOXHA ❤ i LAVDISHËM ❤

  • Joooo, nuk ikën Berisha se po iku ai bashkë me berishizmin dhe klyshat e tij nga PD, nuk fiton më kurr kryekusari i PS Edi Rama dhe

    Berisha e di detyrën e tij dhe në kohën e duhur ai del në sken publikisht dhe

    shoku Edi brret që të dëgjojnë shqipëtarët me shpirt laraske …..Dordoleciiiiiiiii ….. fshihuni mbas statujës sime dy metroshe dhe

    shqipëtarët, si parapopull që janë, trëmben nga dorëdoleci Sali aq të tmerruar sa u rëndohen dhe u lagen poturet dhe rreshtohen pas shokut Edi që i çon se dele të bindura në kutitë e votimit dhe

    kjo komedi elektorale me aktor dordolecin Sali që në përputhje me skenarin elektoral të regjizorit të talentuar Edi Rama del në skenë dhe prodhon si me magji me mijra laraska elektorale për PS, ka 8 vjetë që po inskenohet me sukses ku aktori dordolec dhe regjizori sarahosh nuk mund të bëjnë pa njeri tjetrin dhe kjo komedi do të luhet deri në 2030, sipas shokut Edi, se vetëm këtë vit, sikurse parashikohet nga horroskopi i shokut Edi, do të shkëputet biologjikisht dhe vetkuptohet edhe politikisht i nerumi Sali nga PD, ndërkaq

    shoku Edi do të jetë shpallur
    emiri Rama i parë Edi efëndëm i bagladeshasve që do të kenë zënë vëndin e shqipëtarëve të përzën plotësisht nga Shqipëria që do të njihet si Bagladeshi i Open Ballkan të Sërbisë prandaj

    i nderuar Bedri, çfardo të skruani ju, Saliu nuk ikën nga PD sepse ai e di mirë që po iku ai falimenton Edi Rama dhe po falimentoj Rama do të falimentojnë e gjithë rraca e kusarpolitikanëve sepse

    as Saliu as Ilir Meta e të tjerë nuk kanë humbur ndonjë gjë gjatë këtyre 8 vjetëve nga pasuria shumë miljonshe që kanë akumuluar nëpërmjet mega kusarisë por

    përkundrazi me Edi Ramën kryeministër janë si veshka në mes të dhjamit dhe s’ ka vërtet siguri për ata dhe pauritë e tyre po të zhduket Edi Rama nga skena qeverisëse ku ai luan rolin mediatik të kryeministrit të munguar të vëndit por si kryekusar në jetën reale, jashtë skenës së shout të përditshëm mediatik.

  • A ka hala dikkush qe interesohet per cka ndodh n’ate pseudo parlaent qe eshte fare kot aty , vetem per te zbatuar urdherat e Njishit?! Si kene si s’kene !
    Talebanet e Afganistanit e kutuan ma shejt se idiotet e albanistanit farsen e ´demokracisé se tyre me keso pseudo parlamentare e keso qeverisje!

  • O Rajmond Vlonjati qe vetem vlonjat nuk je! Patjeter qe Saliu nuk iken vete. Po do tja skuqin bythen tani shpejt per te gjitha krimet qe ka bere ketije populli. Do na e haje mutin se shpejti ai me gjithe sypeshkaqenet e tije. Ne gop te Lilit do vene. Po ti mos u merzit shume per Saliun se ai ketu do i shlyeje gjynahet dhe grabitjet. Apo dhe ti je nga ata paramilitaret e Saliut?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *