As martesë, as bashkëjetesë: Çfarë do të thotë çift “lat”

redaktor

Të jetuarit bashkë pa qenë të martuar, është kthyer në normë tashmë, por vitet e fundit po rriten rastet e një tjetër marrëdhënieje. Tashmë mund të zgjedhësh të jesh çift pa qenë nevoja të bashkëjetosh. Sipas një studimi amerikan 3 në 20 çifte mes moshës 19 dhe 59 vjeç zgjedhin një lidhje “lat”.

Target grupi më i prirur drejt kësaj zgjedhje janë moshat nga 30 në 40, të ndjekur nga ata 40-50 vjeçarët. Këto lloj çiftesh janë gjithnjë në rritje dhe mes 60 dhe 70 vjeçarëve.

Burrat në fakt preferojnë të martohen dhe të rimartohen, ndërsa gratë, të lidhura me karrierën dhe përgjegjësinë e shtëpisë janë më të prirura të zgjedhin marrëdhënien në distancë.

Çfarë do të thotë çift “lat”

Ndryshe nga të dashuruarit që nuk bashkëjetojnë ende, por që kanë synim të bashkëjetojnë e të martohen sa më shpejt ta kenë të mundur, çifti “lat” (“living apart together”, të jetosh bashkë, por të ndarë) vendos të qendrojnë bashkë në distancë.

Një distancë që mund të jetë me kilometër në rastet kur ua kërkon puna, apo edhe vetëm disa metër larg, nëse jetohet në të njëjtin qytet.

“Është një mënyrë e re e të qëndruarit bashkë që lidh dëshirën për autonomi , shpesh herë e lidhur me karrierën, me dëshirën për një marrëdhënie seksuale dhe afektive të qëndrueshme”.

Secili nga partnerët “lat” mban shtëpinë e tij dhe pavarësinë e tij të përditshme, pa praninë e vazhdueshme të tjetrit. Janë njerëz që shpesh vijnë nga lidhje të dështuara, fëmijë dhe prindër të moshuar për të cilët duhet të mbajnë përgjegjësi.

Këta lloje çiftesh nuk flenë bashkë çdo natë, por nga ana tjetër kjo nuk i pengon të kenë një jetë normale të dashuruarish: të dalin për darka, të shkojnë në kinema, në teatër, në palestër, të shkojnë diku në fundjavë, të kenë miq të përbashkët, etj.

b.m. / dita

 

Share This Article
5 Comments
  • Martesa ne SHBA eshte bere tmerresisht e rrezikshme per meshkujt, pasi shoqeria amerikane ka shume ligje qe favorizojne grate dhe po kalohet nga patriarkati ne matriarkat, ku tashme abuzojne grate. Bashkejetesa eshte me shume e aplikuar ne SGBA sesa Living Apart Together.

  • Kjo nuk eshte mode more perkthyes toc. Kjo2eshte jeta e pamundur e detyrueshme nga rrwthanat e kushtezuara te kapitalizmit.
    Lidhen me njeri tjetrin po punet I kane te tilla qe nuk I lwjon3te levizin afer2apo te bashkohen. Kryesisht jane inrelektuale qe jeta e tyre eshte vetem3puna.
    Pra ne shqip jete qeni. Takohen vetem disa here ne vit gjate fundjaveve.
    Kapitalizem shkerdhate nuk eshte mode

  • Per kohen e sotme dhe per nivelin ne te cilin ka arritur Perendimi, LAT, eshte zgjidhja me e mire. Secili ne shtepine e vet. Dhe nuk ka grindje as me vjehrren dhe as me kerkend.Kjo lloj martese i mbron meshkujt edhe nga invazioni i nuseve ne shtepine e tyre. Kam bindjen se bashkejetesa do te zevendesohet nga kjo menyre e re jetese.

  • Keshtu perfundon nje shoqeri e degjeneruar kur fuqia dhe propaganda e saj ndodhet ne duart e nje shteti hibrid,i krijuar me mbetjet e nje civilizimi tjeter,pa personalitet.
    Nuk ka rendesi paraja,fuqia,armet por nje shoqeri qe nuk ka ideale dhe perdor organizata spiunazhe ne cdo vend te botes ne “emer” te drejtave te njeriut eshte shkaterrimtare.
    Pan,Metron,Ariston kane thene Greket e Lashte.
    Liria e madhe,para te shumta nga lufterat dhe kontrolli i propagandes,shkateron familjen qe eshte Nyja dhe Simboli i Njeriut.
    Pa familje te shendetshme nuk ka shoqeri te shendetshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *