As më shumë as më pak, jemi para një tragjedie ekonomike!

J L

Rama dje foli shumë seriozisht,

herë e parë që njeri nuk talli,

po situatën më tragjike,

para shqiptarëve shpalli!

 

Me gjuhë ekonomike,

foli dhe foli,

dhe qeverisë-në këtë situatë,

nuk i dha asnjë lloj roli!

 

Mbi kokat tona,

tani vërtitet shpatë e energjisë,

ajo shumë shpejt do jetë,

si mbivendosje e Pandemisë!

 

I ngjan Pandemisë,

kriza e ardhshme energjitike,

jo në kuptimin se do vrasi njerëz,

po nga shtrirja e gjerë gjeografike!

 

Çmimet janë një maratonë,

që asnjëherë s’ndalet,

shqiptarit s’i ka mbetur shteg tjetër,

veç të shkoi e të falet!

 

Sistemi që po jetojmë,

është më i zi se lugati,

dhe shteti-për çmimet,

s’ka fuqi të ndërhyjë tek privati!

 

Mbase kjo është e vërtetë,

dhe për qeverinë time,

po zakonisht çmimet zbuten,

duke bërë kompensime!

 

As më shumë-as më pak,

jemi para një situate tragjike,

se çdo qelizë të jetës,

prek energjia elektrike!

 

Në kohën “e zezë” të Enverit,

ne e eksportonim nafatën tonë,

ndërsa sot importojmë,

së paku 600 mijë ton!

 

Nafta dhe kromi që kemi,

janë pasuri kolosale,

pasuri që vidhet nga të huajt dhe privati,

të zhytur në skandale!

 

Rritja e nivelit të jetesës,

varet nga zhvillimi ekonomik,

po makinën e madhe të  zhvillimit,

kush e vë në lëvizje-or mik!

 

Dje me vëmendje e dëgjova Ramën,

kur na i tha problemet me breshëri,

dhe përfundimisht u binda,

se fare nevojë nuk kemi për qeveri!

 

Se sipas Edvin Ramës,

qeveria nuk ka asgjë në dorë,

s’lëviz as gishtin e vogël,

për t’u bërë rregullator!

 

Sipas kryeministrit Rama,

tregu problemet i vetërregullon,

po për ironi të fatit,

shpatat e krizave vërtiten rreth kokës sonë!

 

A.DUKA

Share This Article
2 Comments
  • Ta thom nje te fshehte or Benko,
    por dua qe te mbetet midis mesh,

    (nuk jemi para asaj, tragjedise ekonomike,
    por e kemi ate kembe kryq ketu midis nesh)

    tani pra ti or Benko qe keto 8 vite,
    pafundesisht kete Rame lavderove,
    gjej rastin te terheqesh levdatat,
    se si klloun vehten e Turperove!

  • Kriza eshte ne koken e Rames,sepse Koncesionet dhe PPPte e kota kane zbrazur buxhetin.
    A e ka luxin nje shtet pacavure,me borxhe,me arna te ndertoje Port Jahtesh ne Durres dhe te prishe Portin Ekonomik te Durresit?
    Ja,po te pyes ty mor artisti oborrit!
    Vete ti te blesh nje xclass me 0 kilometer,kur nuk ke kacolle ku te fusesh koken,buke e rroba per femijet?
    Kriza e Rames eshte krize korrupsioni,shpenzimesh te kota e te panevojshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *