Sot 99 vjeç, Henry Kissinger mbetet ende njëfarë orakulli në fushën e marrëdhënieve ndërkombëtare. Ish-sekretari amerikan i Shtetit ka këshilluar të gjithë ata që janë ulur në tryezën e presidentit në Shtëpinë e Bardhë që nga Kennedy e këtej.
Një nga shkrimet e tij mbi Ukrainën, edhe pse i përket vitit 2014, është sërish aktual.
Shkrimi i botuar në Washington Post përqendrohet te efektet e revolucionit që shpërtheu midis 2013 dhe 2014 pasi Presidenti Janukoviç refuzoi të nënshkruante një marrëveshje asociimi me BE-në, duke nënshkruar një tjetër me Rusinë, çka e detyroi përfundimisht të largohej për shkak të reagimit popullor.
Në mënyrë të përmbledhur, Kissinger shihte si zgjidhje:
1. Po për një Ukrainë të lidhur me Evropën
2. Jo Ukrainë në NATO
3. Ukraina e ‘finlandizuar’.
Për të zgjidhur krizën në Ukrainë, fillojeni nga fundi
Henry Kissinger
Diskutimi publik për Ukrainën lidhet me konfrontimin. Por, a e dimë se ku po shkojmë? Në jetën time kam parë katër luftëra të filluara me shumë entuziazëm dhe mbështetje publike. Të katrave nuk dinim si t’u jepnim fund dhe nga tre prej tyre u tërhoqëm në mënyrë të njëanshme. Politika vihet në provë për mënyrën si t’I japë fund, jo si ta fillojë.
Shumë shpesh, çështja e Ukrainës paraqitet si një përballje: nëse Ukraina bashkohet me Lindjen apo Perëndimin. Por nëse Ukraina dëshiron të mbijetojë dhe të lulëzojë, ajo nuk duhet të jetë posta ushtarake e asnjërës palë kundër tjetrës – ajo duhet të funksionojë si një urë lidhëse mes tyre.
Rusia duhet të pranojë se, nëse përpiqet të t’i japë me detyrim Ukrainës statusin e një vendit satelit, dhe në këtë mënyrë të zhvendosë sërish kufijtë e Rusisë, do ta dënonte Moskën të përsëriste historinë e saj të cikleve vetëpërmbushëse të presioneve reciproke me Evropën dhe Shtetet e Bashkuara.
Perëndimi duhet të kuptojë se për Rusinë, Ukraina nuk mund të jetë kurrë thjesht një vend i huaj. Historia ruse nisi në atë që quhej Kievan-Rus. Religjioni rus u përhap prej andej.
Ukraina ka qenë pjesë e Rusisë për shekuj me radhë dhe historitë e tyre më parë kanë qenë të ndërthurura. Disa nga betejat më të rëndësishme për lirinë ruse, duke filluar me Betejën e Poltavës në 1709, u zhvilluan në tokën ukrainase. Flota e Detit të Zi – mjeti i Rusisë për të projektuar fuqinë në Mesdhe – bazohet me qira afatgjatë në Sevastopol, në Krime.
Edhe disidentë të tillë të famshëm si Aleksandr Solzhenitsyn dhe Joseph Brodsky kanë këmbëngulur se Ukraina ishte një pjesë integrale e historisë ruse dhe, në të vërtetë, e Rusisë.
Bashkimi Evropian duhet të pranojë se vonesat e tij burokratike dhe nënshtrimi i elementit strategjik ndaj politikës së brendshme në negocimin e marrëdhënieve të Ukrainës me Evropën kontribuan në kthimin e një negociate në krizë. Politika e jashtme është arti i vendosjes së prioriteteve.
Ukrainasit janë elementi vendimtar. Ata jetojnë në një vend me histori komplekse dhe përbërje poliglote. Pjesa perëndimore u përfshi në Bashkimin Sovjetik në vitin 1939, kur Stalini dhe Hitleri ndanë plaçkën. Krimea, 60 për qind e popullsisë së së cilës janë rusë, u bë pjesë e Ukrainës vetëm në vitin 1954, kur Nikita Hrushovi, një ukrainas me origjinë, e dha atë si çmim me rastin e 300-vjetorit të një marrëveshjeje ruse me Kozakët.
Perëndimi është kryesisht katolik; lindja kryesisht ortodokse ruse. Perëndimi flet ukrainisht; lindja flet kryesisht rusisht. Çdo përpjekje nga një krah i Ukrainës për të dominuar tjetrin – siç ka qenë modeli – do të çonte përfundimisht në luftë civile ose shpërbërje. Trajtimi i Ukrainës si pjesë e një konfrontimi Lindje-Perëndim do të shkatërronte për dekada çdo perspektivë për ta sjellë Rusinë dhe Perëndimin – veçanërisht Rusinë dhe Evropën – te një sistem ndërkombëtar bashkëpunues.
Ukraina ka qenë e pavarur për vetëm 23 vjet; më parë ka qenë nën një lloj sundimi të huaj që nga shekulli XIV. Nuk është për t’u habitur që udhëheqësit e saj nuk e kanë mësuar artin e kompromisit, aq më pak të perspektivës historike.
Politika e Ukrainës pas pavarësisë tregon qartë se rrënja e problemit qëndron në përpjekjet e politikanëve ukrainas për të imponuar vullnetin e tyre në pjesët rebele të vendit, fillimisht nga një fraksion, pastaj nga tjetri. Ky është thelbi i konfliktit midis Viktor Janukoviçit dhe rivales së tij kryesore politike, Julia Timoshenko. Ata përfaqësojnë dy krahët e Ukrainës dhe nuk kanë qenë të gatshëm të ndajnë pushtetin.
Një politikë e mençur e SHBA-së ndaj Ukrainës do të kërkonte një rrugë, e cila do të bënte të mundur që të dy pjesët e vendit të bashkëpunonin me njëra-tjetrën. Ne duhet të kërkojmë pajtim, jo dominim të një fraksioni.
Rusia dhe Perëndimi, dhe më së paku fraksionet e ndryshme në Ukrainë, nuk kanë vepruar sipas këtij parimi. Secili e ka përkeqësuar situatën. Rusia nuk do të ishte në gjendje të impononte një zgjidhje ushtarake pa u izoluar, në një kohë kur shumica e kufijve të saj tashmë janë të pasigurt. Për Perëndimin, demonizimi i Vladimir Putin nuk është politikë; është alibi për mungesën e njërës.
Putini duhet të kuptojë se, pavarësisht nga ankesat e tij, një politikë e imponimeve ushtarake do të prodhonte një tjetër Luftë të Ftohtë. Nga ana e tyre, Shtetet e Bashkuara duhet ta shmangin trajtimin e Rusisë fëmija që sillet keq dhe duhet t’i mësohen me durim rregullat e sjelljes të vendosura nga Uashingtoni.
Putin është një strateg serioz – në premisat e historisë ruse. Të kuptuarit e vlerave dhe psikologjisë së SHBA-ve nuk është pika e tij e fortë. As të kuptuarit e historisë dhe psikologjisë ruse nuk ka qenë një pikë e fortë e politikëbërësve amerikanë.
Udhëheqësit e të gjitha palëve duhet të kthehen në shqyrtimin e rezultateve, jo të konkurrojnë në qëndrime. Këto janë pikat përmes të cilave shoh një rezultat të pajtueshëm me vlerat dhe interesat e sigurisë të të gjitha palëve:
1. Ukraina duhet të ketë të drejtën të zgjedhë lirisht asociacionet e saj ekonomike dhe politike, duke përfshirë edhe Evropën.
2. Ukraina nuk duhet të anëtarësohet në NATO, një gjë që e kam thënë edhe shtatë vjet më parë, kur kjo ide u hodh për herë të fundit.
3. Ukraina duhet të jetë e lirë të krijojë çdo qeveri të pajtueshme me vullnetin e shprehur të popullit të saj. Udhëheqësit e mençur ukrainas do të zgjedhin më pas një politikë pajtimi midis pjesëve të ndryshme të vendit të tyre. Ndërkombëtarisht, ata duhet të ndjekin një qëndrim të krahasueshëm me atë të Finlandës, një vend që nuk lë asnjë dyshim për pavarësinë e tij solide dhe bashkëpunon me Perëndimin në shumicën e fushave, por shmang me kujdes armiqësinë institucionale ndaj Rusisë.
4. Është e papajtueshme me rregullat e rendit botëror ekzistues që Rusia të aneksojë Krimenë. Por duhet të bëhet e mundur që marrëdhëniet e Krimesë me Ukrainën të vendosen në një bazë më pak të tensionuar. Për këtë qëllim, Rusia do duhej të njihte sovranitetin e Ukrainës mbi Krimenë. Ukraina duhet të përforcojë autonominë e Krimesë në zgjedhjet e mbajtura në prani të vëzhguesve ndërkombëtarë. Procesi do të duhet të përfshijë heqjen e çdo paqartësie në lidhje me statusin e Flotës së Detit të Zi në Sevastopol
Këto janë parime, jo receta. Njerëzit që e njohin rajonin do ta dinë se jo të gjitha i kënaqin të gjitha palët. Testi nuk është kënaqësi absolute, por pakënaqësi e balancuar. Nëse nuk arrihet një zgjidhje e bazuar në këto ose elemente të krahasueshme, devijimi drejt konfrontimit do të përshpejtohet. Koha për këtë do të vijë mjaft shpejt.
WP / Respublika

Profeci e provuar kjo e Kissinger, dishepullit te diplomacise amerikane (sa lart qendron ne raport me pasardhesin e hutuar te sotem ne DASH)
Gjithashtu Kissinger ka qene kunder c’do anetaresimi ne NATO te ish-republikave te URSS me arsyen e sakte se tere ato kane brenda popullsi ruse.
Por per Krimene Kissinger nuk ka qartesine e mesiperme sepse : Sovraniteti i Krimese aktualisht njihet vetem nga Rusia! Ate sovranitet te saj duhet ta njohe edhe Ukraina e sidomos ky Perendim qe pretendon se i permbahet Vetvendosjes se shumices me referendum, pra ashtu sic ka vendosur shumica ne Krime qe te jete pjese e Rusise.
Ketu kane faj edhe Ukrainasit vete, me mentalitetin: une fitova zgjedhjet, une do bej ligjin! Ata nuk duhet te harronin se sa perqind e popullsise (une nuk e di sesa, por s’do jete e paperfillshme), jane proruse.
Finlandizimi dhe federalizimi (Finlanda osht shtet pers’mbari) eshte, per mendimin tim, zgjidhja e problemit. Natyrisht, nqs pjesa proruse nuk perkrah demokracine, as kjo nuk do funksionoje. Dhe mos harroni ketu zhurmuesit e kremlinit qe perhatin teorira marsianesh, te cilat shume te paarsimuar i besojne verberisht.
Piro, madheshtia e Kisingerit eshte e pafiskutushme dhe qendron si te kultura e gjere diplomatike dhe te karakteri i tij plastik, ndryshushmeria e qendrimeve ne perputhje me idet. Jo me kot ka qene keshilltar i disa presidenteve dhe shef per ceshtjet e sigurise kombetare. Ato qe ai thote per qendrimet qe duhet te mbajne amerikanet dhe ruset lidhur me ukrainen i kupton kushdo. I kuptojne dhe ruset. Lufta shpertheu jo se ruset nuk e kuptojne, po nuk veprojne dot sipas asaj qe thote Kisingeri. Nuk veprojne dot per shkak te kultures se tyre lindore, bizantine dhe te mospermbajtjes. Ketu qendron madheshtia e Kisingerit. Po te kishte qene Kisingeri president, te kishte te drejten e vendimmmarrjes, amerika nuk do kishte shkuar ne lufte ne Afganistan. Bushi, presidenti me IQ me te vogel nga gjithe presidentet amerikane, e beri. Nenvlersimi i figures se Kisingerit tregon jo vetem cektesine po dhe mendjelehtesine tuaj. Lexo librin e tij “Diplomacia” per te kuptuar perse bota e respekton kete njeri. Jo me kot ai ka qene i derguari amerikan per perfundimin e luftes se vietnamit. Ai nuk ishte nje ushtar po pasi dha idene, u be dhe kryebisedues. Vite me pare, nje amerikan me tha: “Po te kishte lindur ne amerike, Kisinger do te ishte zgjedhur patjeter President i Amerikes”.
Ndonje mendim te Kissingerit per Shqiperine ?!!
🙂
Per Shqiperine , Henry Kissinger ka thene dhe j7 ka bere pyetje direkte diplomatike nje politikare te Shqiperise :
A KENI bere ndonje Plan per Bashkim me Kosoven.
Kjo pyetje flet shume, Por kujt ja thua. “ Politikanet “ shqiptare ne te dy krahet e kufirit shiten e blihen per leke.
Duhet te jesh Hebrej qe te duash token tende. Vidhet edhe ne Israel Por kur vjen tek vendi nuk te falni e nuk pyesin.
Ju kujtohet si i tha ne nje takim presidenti i Israel , SHIMON Perez kryeminister Edi Rama, Edukoni dhe shkolloni popullin, sepse nuk ka vend te vogel e te
Po te kesh dije e kulture i ke te gjitha. Kullot delet e tua e jo te grekut, etj etj .
Per Shqiperine , Henry Kissinger ka thene dhe ja ka bere pyetje direkte diplomatike nje politikare te Shqiperise :
A KENI bere ndonje Plan per Bashkim me Kosoven.
Kjo pyetje flet shume, Por kujt ja thua. “ Politikanet “ shqiptare ne te dy krahet e kufirit shiten e blihen per pese leke..
Duhet te jesh Hebrej qe te duash token tende. Vidhet edhe ne Israel Por kur vjen tek vendi nuk te falin e nuk pyesin.
Ju kujtohet si i tha ne nje takim presidenti i Israel , SHIMON Perez kryeminister Edi Rama, Edukoni dhe shkolloni popullin, sepse nuk ka vend te vogel e te madh.
Po te kesh dije e kulture i ke te gjitha. Kullot delet e tua e jo te grekut, etj etj .
Nuk ka pune fallxhorje ketu, ky I di sepse ka qene ne brendesi te aparatit prdhues te geopolitikes. Fundja, keta i nisin krizat dhe lufterat “e ftohta”
Nuk më vjen ndër mend se cili e ka thënë shprehjen, “lufta është mjeti për të pastruar halet e paqes”, shprehje që gjithsesi ka gjetur vëretim nga historia e njerëzimit. Edhe rasti i Ukrainës nuk bën përjashtim. Në fund të fundit këtë ka dash të thotë dhe mjeshtri i diplomacisë Henri Kisinger. Po nuk i pastruat nevojtoret e ndotura nga interesat ekonomike strategjike, të cilat përcaktojnë dhe politikat e një shteti dhe, nëse për pastrim të kontradiktave që pjell konkurenca (ndotja) me rrugë diplomatike (kompromiset etj.) dështojnë, atëhere përplasja është e pashmangshme. A nuk është gara e armatimeve (sidomos nga të mëdhenjtë e kësaj bote) preludi i asaj që një ditë do të ndodhë? Ukraina është rasti i sotëm.
Tamam orakull
Anje presje nui i heq. Ukraina duhet te jete si Finlanda ure lidhese. Crimea edhe me gojen e Kissingerit paska qene e Rusise, por dhene nga Hrushovi Ukraines ne vitin 1954. Cifuti Zelnski shikon se si po katandiset vendi dhe therret , ne do fitojme, hajde ruse më kapni. Legeni bëri qe vendi te kthehet ne germadhe me stategjine e tij te paramenduar.
Ai budallai Hrushovi, aman ukrainas paska qene? Cfare idiot-it. Vendoste qetesine duke i rene me kepuce tavolines. Edhe i djallezuar se thonte qe mbilln ne Shqiperii rrushe e kumbulla e agrume, se drithin(strategjik)ja u sjell une . Eh fushat me grure ne Myzeqe, pllajat e Korces dhe kudo tjeter ne Shqiperi
C’fare dini ju per “gjenialitetin” e Kissinger-it?
Kulmi i karrieres se tij ka qene caktimi i tij ne rolin e sekretarit te shtetit (homologu i ministrit te jashtem ne Evrope) nga Niksoni.
Postet politike, si kudo edhe ne SHBA, mirren jo vetem per merita ose zgjuarsi (sic thoshte Platoni “njerezit e zgjuar nuk futen ne politike, por per te keqen e tyre sepse sundohen nga ata qe jane me pak te zgjuar”) .
Une jam mjaft i moshuar te mbaj mend se ne dy vendimet me te rendesishme historike qe mori gjate presidences se tij Nikson, lidhja e marredhenieve me Kinen dhe pushimi i luftes ne Kore, roli i Kissinger-it ka qene vetem te zbatonte idete e presidentit.
Ka shkruar edhe nje liber “A i duhet Amerikes nje politike e jashtme”
Dini gje tjeter, vec miteve qe ngre media e politizuar amerikane?
@Piro,
Jeni njeri me kembe ne toke, keni mendim real dhe gjuhe te shprehuri intelektuale. Shkrime te tilla i lexoj me endje, ndersa me vjen me nder per te vjelle me komente te tipit Kapter Ethemit.
Këta mëkatarët e mëdhenj të kohës kur i binin në qafë Vietnamit dhe bënin masakra diegie të njerëzve të gjallë aty deri me bomba me napalm, çuditërisht rrojnë gjithmonë deri 99-100 vjeç. Uroj që Kisingeri të rrojë e të bëhet 199 vjeç po prap qivuri e pret. Përjashtim bëjnë vetëm super-mëkatarët që mund të vuajnë nga diabeti apo larg qoftë t’i zerë kanceri e të nxjerrin për hundësh kënaqësirat mishtore të kësaj bote materiale. Por prapë është e shkruar që në këtë botë materiale, të përkohshme dhe sipërfaqësore qenka shkruar që të vuajnë dhe ndëshkohen të ndershmit dhe të drejtët. Dhe e di se pse ndodh kjo? Sepse nuk dinë ta dredhin.
Sepse edhe kur i drejtohen Zotit dhe hapin një libër të shenjtë për të “shpëtuar shpirtin” lexojnë: “Zoti i ndëshkon jobesimtarët duke i poshtëruar në këtë botë, dhe në botën tjetër”. Çfarë ndëshkimibi dha Enver Hoxhës Zoti në këtë botë, që i prishi të gjitha objektet e kultit?! “Leshin e Currajve!” (Se në botën tjetër Enveri mund të jetë në parajsë. Dhe të pafajshmit e viktimat në ferr.) Por urojmë të jetë e kundërta.
Kizinger!
Emer i madh,ne diplomacine amerikane dhe boterore,nje orakull i vertete i asaj qe mund te ndodhte me vone,nqse nuk respektohen ne menyre te ndersjellte,pozicionet dhe te drejtat e popujve.
Dhe ja pasojat e tmereshme,ne popull dhe poppuj,,nga mosrespektimi i shumeanshem,dirigjuar nga poltikane megollomane dhe te papergjegjshem.
Kokat dhe te nxehta,nga zhvillimet,po i drejtojne duart drejt butoneve.
Analizë e mirë, por është haruar një detaj I rëndësishëm: Ukrahina, vërtet ka 23 vjet si shtet, por po bën lufte totale kundër Rusisë. Kjo do të thotë që ukrahinasit kanë ndërgjegje kombëtare jo ruse. Putini, në fakt me këtë luftë po e shkëput Ukrahinën më shumë se sa pa luftë. Memoria kombëtare është mbi të gjitha. Një komb është i shuar po nuk pati memorie kombëtare. Këtu qëndron fakti që “çdo e keqe e ka një të mirë”. Lufta është e keqe, por konsolidon kombin. Këto vrasje dhe shkaterime të rusëve do të mbetet në histori dhe do të përmënden ashtu si përmënden sot “Kievian Rus” të shekullit të IX. Pra shkurt, kjo luftë do t’a shkëpusë perfundimisht Ukrahinën nga Rusia dhe rusët që janë në Ukrahinë do të quhen minoritet rus.
Jo vetëm luftë kundër “çliruesve”, por dhe kur “çliruesit” rusë hapën korridoret për kalim drejt Rusisë dhe Bjellorusisë, nuk pamë të kalonte askush. Putini nuk gjeti as “figurantë” që të tregonte se, të paktën, rusët po shpëtojnë nga “nazistët” e Ukrainës.
Gani, aty ishe a i vrare ? Bere roje te shikoje sa do kalonin ?
mi Lepa
a ta merr mëndja se po të kishte pasur refugjatë putana nuk do ta kishte publikuar??
ta merr mëndja se rusët nuk do ta kishin propaganduar “rusët po largohen nga nazistët ukrainas”,bile do të kishin thënë se dhe ukrainasit vetë po largohen prej tyre”!!ta merr mëndja se nuk do kishin bërë nja dy intervista si bëjnë dhe në krahun tjetër??
pranej mi lepa brena,ji pak më e mënçur dhe jo kaq koqe femër a bjonde në tërë kuptimin e fjalës!
Une nuk marr vesh ju jeni kunder Ukraines dhe perkrahni sulmin e Rusis kunder nje populli qe do te jetoje me vete dhe preferon qyteterimin perendimor mbi autokracine ruso-orientale?
Perkrahni nje lufte te padrejte nderkohe qe Amerika, mbrojtesja e vetem e madhe e shqiptareve ne Shqiperi e Kosove dhe e tere bota, duke perfshire Serbine, denon agresionin rus me vetem tre abstenime (Kina, India dhe Emiratete e Bashkuara Arabe) dhe nuk ka asnje vend ne bote qe ta kete perkrahur kete agresion fashist, te pajustifikluar e te paprovokuar? Ne nje kohe qe ne te pese kontinentet vlojne protestat kunder atij agresioni?
E pabesueshme dhe e pakuptueshme!!!!!!!!!!!
Po te lexosh komentet e kupton se kush eshte me Putinin dhe kush kunder.Me te mencurit kritikojne politikanet e sotem Amerikane.Me budallenjte bejne ate se bejne ne cdo turmembledhje ne bulevardin e Tiranes.
Pyetja jote se c’ka thene Kisinger per shqiperine, mund te jete ironike.. kur NATO bombardonte mbi serbi, Kisinger dha nje interviste ku midis te tjerash tha: Ballkanasit kane dymine vjet ne lufte mes tyre. Keshtu do vazhdojne edhe dymine te tjera. Sepse ata nuk bashkejetojne dot me njeri tjetrin.
NUk e ka parashiku drejt se ja dhiu “gjigandi” me Ballkanin e hapur….
Mandravello, me dhive
Sa here qe mendoj se liderat shqiptare me idiote se c’jane nuk mund te behen, ato bejne dicka qe ma hedh poshte mendimin!
Kissinger se fundi thote se nuk vdes pa i thene Yuri Kimes edhe postulatet per Shqiperine…Ahahahaha, eshte akoma gjalle babloku.
Ndryshon puna kur je ne rolin e analistit dhe kur je ne rolin e politikanit ne detyre.
Ketu Kissingeri shfaqet si analist dhe niset, ashtu sic thote dhe vete, nga principe.
Po te qe ne funklsionin e nje politkanini aktiv ne USA, do te fliste mbi baze interesash.
Ndryshimi eshte si nata me diten…
Perse ish Rusia e Re deri ne 1918A.D dhe pas ketij viti Ukrahine mos te jete me Rusine kur flet te njejten Glosa (gluhe) me Rusine?
Perse kaq Hipokrite o Cifuti Kissinger.
A nuk ishte Kissinger qe lejoi pushtimin e Qipros dhe mbeshtetjen e Islamistit turk Ecevit duke vrare rreth 7 mije Greke?
Pervec pushtimit qe akoma per 48 vjet Islamiket zbuan popullsine vendase per Mijera vjet.Jane akoma reth 1800 te Panjohur.Ish Epirotet e Kastriotit dhe sot Arnaute do duhej te ishin ne krahe te popullit Greke te Qipros.
Por fatkeqesisht ky popull pret nga you dhe nuk kupton lojen tuaj percarese dhe kriminele.
Perse o te Mallkuar festoni “Krishterimin” dhe betoheni si President per cdo 4 vjet ne nje Pacavure qe quhet Bible dhe mbeshtesni nje vend Islamik si Turqia?
Kini gjetur popuj te nenshtruar qe me and te Propagandes tuaj Cnjerezore dhe i mashtroni.
Kissinger ka thene vertet nje postulat qe koha ja provoi vertetesine. Sikur ta kishte patur ate parasysh ky Sekretari i Shtetit te sotem e ca me shume, Presidenti aktual Joe do ishte kursyer kjo tragjedi ne Ukraine.
dhe ty të martë muti shalët!!
Burrito! Po shkruan shumë i pasionuar. Duhet të dish një gje,( më mirë do të thosha që duhet të kesh parasysh), që ashtu si çdo kështjellë, pallat mbretëror luksoze, vilë përrallore, etj, etj , kanë nevojë për nevojtore, edhe politika ka nevojë për një të tillë. Është e domosdoshme nevojtorja për çdo rast e në çdo rast, pamvarsisht nga rrethanat dhe kushtet.
Luften e sjellin Angloamerikanet kudo ne bote nen duke shfrytezuar NATON duke i percare popujt.
Sa mire Shaban Murati me Kombesi Osmane thote dy Vellezer per Arnautet e Alvanise dhe Kosovos dhe jo popuj Vellezer per Rusine dhe ish Nova Rusine (Rusia e Re) Ukrahina e Sotme?
Franca me Anglise Degjeneruan Evropen me lloj lloj rracash duke luftuar dhe vete Ligjet e Nature’s ne Emer te “Lirise dhe te Drejta e te Njeriut” per Aresyen e vetme te Colonive te tyre.
Dhe keto pasoja i paguajne popujt me Histori dhe Politizmo Helene Greket dhe ish Epirotet apo Ilyret sot te Islamizuar.
Gobalizim eshte nje Sallate Ruse e popujve te flasin Anglisht gje per Ruset nuk do donin prandaj dhe reaguan kunder Putinit.
Sa per Krimet me Monstruoze ne Lindjen e Mesme per popujt e shtypur te Evropit dhe te shpelare nga Trurin i Propagandes nuk reaguan.
Sepse ata nuk Jane “Njerez”.
Keshtu i bie.
Sa per Cifutin Kissinger qe pushtoi Qipron (Anglia ka Baze Ushtarake ne Qipro) e donte politiken e ngushtimit te rrezes se Rusise me ane te NATOS dhe “Evropes” .
E parashikoi thone Ignorantet?
Eshte si te thote nje doctor qe filani apo fisteku po nuk rrojti do Vdes.
Pastaj habitemi si ka mundesi te jene katandisur ish Epirotet dhe Ilyret Arnaute Islamike te luftojne Greket qeluftuan per tu cliruar nga Osmanet!
Keta jini you o “Pella-Zagare.