Këtë 3 tetor, Gjermania feson 29 vjetorin e bashkimit. Me këtë rast, ambasada e Gjermanisë në Tiranë ka organizuar një ceremoni, ku ishin të ftuar liderët më të lartë të shtetit.
Protokolli kishte përcaktuar që në krah të presidentit Ilir Meta të qëndronte kryeparlamentari Gramoz Ruçi, ndërsa kryeministri Edi Rama ndodhej një rresht pas tyre.
Pas përfundimit të ceremonisë, presidenti Meta ka reaguar në rrjetet sociale duke shkruar: “Kënaqësi të merrja pjesë sot në pritjen e organizuar nga Ambasada Gjermane në Tiranë, me rastin e 3 tetorit, Ditës së Bashkimit të Gjermanisë dhe t’i shprehja ambasadorit Peter Zingraf urimet më të ngrohta e të përzemërta për popullin mik gjerman. Shqipëria do vijojë të mbështetet fort në Gjermaninë mike dhe partnere strategjike. Mirënjohje të thellë për kontributin e çmuar, të gjithanshëm dhe të përhershëm që Gjermania i ka dhënë Shqipërisë në procesin e integrimit europian, konsolidimin e shtetit të së drejtës dhe reformave demokratike!”
Në fotot e publikuara nga presidenti bie në sy ‘shmangia’ e kryeministrit por jo ajo e kryeparlamentarit Ruçi.



e.ll./dita

E mban koken lart presidenti jo i yni por atyre ! Dhi e zgje-
bosur dhe bishtin perpjete ! Cuditem me zvarritjet e pakup-
timta te Pozites per shkarkimin e ketij “kokorroci” qe vetem dit me bo punen e shtangistit sepse ne kete Shqi-
peri te ngrate :” ulen MALET dhe ngrihen HALET”. Any way!