Letër e nënshkruar
Sokrat Kotherja
E dashur Dita. Jam në një moshë që po t’i thërresësh të shtatëdhjetat përgjigjen, por zemra e shpirti për ndershmëri e drejtësi digjen. Moj gazeta”Dita”, përse ndodhi kështu tek ne, në këto vite të sundimit Berisha Sali? Përgjigjja është e qartë: se ai ka qenë dhe mbetet më i pandreqshmi “komunist”, që me dredhi e pabesi u bë ”demokrat” plot pushtet e pasuri. Përse kjo armiqësi e egër e tij me popullin shqiptar? Pse kjo dëshirë e panginjur për t’i hedhur hi syve, për t’i shurdhuar veshët? Dhe kjo pyetje përgjigjen e ka brenda vetes. Si drita e diellit një gjë është e vërtetë, psikologjia dhe mentaliteti i Mukjes, në regjimin e Partisë Demokratike u bë realitet.
Nga kodoshët tanë berishistë, gatuhet çorba e derrave, çorba e maceve dhe e qenve. Askush nga ata nuk e ha, na e dërgojnë peshqesh neve bashkë me varfërinë e mjerimin human, ndërsa për vete zhyten thellë në korrupsion e krim.
Moj gazeta”Dita”! Ti thumbon përditë fort, por kodoshët as skuqen, as zverdhen, por vetëm qelben. Por herët a vonë, moj mikesha jonë e dashur, politikanët e degjeneruar dhe karagjozët politikë, populli ka për t’i hedhur në humnerën e viteve pa frikë. Dhe nuk do të jetë e largët kjo ditë.
nr.129, policinë dhe i kërkojnë të veprojë, të ndalë dhunuesit, kërcënuesit dhe shkatërruesit… “Po kryhen punime nga pushtues të ish ambienteve publike, po thyhen themelet, prishen muret, dëmtohet pallati për t’u rrëzuar, kërcënohen banorë nga dhunuesit: Policia: “Janë me leje ndërtimi!”
Çudi. Ata kanë pushtuar ambientet publike! Çfarë leje kanë?! Leje për të rrëzuar pallatin, për të kërcënuar jetën e njerëzve, për të fyer e kërcënuar rendin, qytetarët?! Vetëm tek ne jepen “leje” të tilla!

Më pëlqen shqetësimi prej qytetari.Në të tillë sens tëuroj suksese,i dashur Sokrat.Po të jap nr.cel.0683242794.