As te Inter e as te PSG, Pepe largohet nga Reali për Beshiktashin

Gazeta Dita

Pepe luajti sezonin e fundit për Real Madrid pasi më 30 qershor i përfundoi kontrata duke dalë si një lojtar i lirë në merkato.

Mjaft ekipe e monitoruan situatën dhe në garë për shërbimet e futbollistit muaj më parë ishin Inter dhe PSG. Me kalimin e javëve 34-vjeçari nuk arriti të gjente akordin as me italianët e as me francezët të cilët pothuajse e zyrtarizuan marrëveshjen me ish-mbrojtësin madrilen dhe kjo bëri që ai të kërkonte një ekip tjetër.

Sot, superklubi turk, Beshiktash, ka njoftuar se ka arritur akordin me Pepe-n mbi bazën e 9,5 mln eurove për dy sezonet e ardhshme.

“Shpresoj qe t’i kënaq tifozët me paraqitjen time”, deklaroi 34-vjeçari në konferencën e parë për shtyp.

Te Reali, ku ai kaloi dhjetë sezone, mbrojtësi ka fituar ndër të tjera Ligën e Kampionëve në 2014, 2016, 2017 dhe tre tituj të kampionit të Spanjës, në 2008, 2012 e 2017.

c

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *