Manisë së vjedhjes për skrap nuk i shpëtojnë dot as institucionet shtetërore më të rëndësishme. Të gjendur përballë dorës që nuk e ndal asgjë para një objekti hekuri, institucionet shtetërore janë detyruar t’i zëvendësojë ulluqet prej bakri me tuba plastikë. Tubat praktikisht kryejnë të njëjtin funksion, shkarkimin e ujërave që mblidhen për shkak të shiut në tarraca, por janë material plastik, për të shmangur vjedhjen. Fenomeni është përsëritur shpesh kohët e fundit, duke detyruar të merren masa që kanë shëmtuar fytyrën e institucioneve më të rëndësishme në vend. Nëse vëren institucione si Ministria e Mbrojtjes, Ministria e Brendshme apo Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura do të shohësh sesi ndërtesave historike u është bashkëngjitur materiali plastik ngjyrë portokalli.
1 Comment
Ky shtet nuk ruan as pronen e vet, ulluqet e Ministrive, se vetem ato kishin ngelur, harruar, se cdo pasuri dhe prone tjeter te shtetit eshte RRUAJTUR nga vete shtetaret e tij. Kot nuk i thone Sali BABA jo me 40, por me 400 hajdut. Saliu zevendesin e vet e ka zgjedhur te rraces, Ilirin e LS per intriga, nuk i duket qafa per ti lidhur kollare, por mos e kapi ndonje lak i popullit dhe shkon per Lesh