As unë nuk denoncova

redaktor

Dërguar me Email

Në adresën e redaksisë

E kishte mirë deputetja Vokshi kur në prononcimin në media vuri në dukje defekte serioze në sistemin shëndetësor. Ka mjaft të tilla në spitale e ambulanca e ku qytetarët ndeshen përditë. Është i vërtetë korrupsioni. Është e vërtetë mungesa e barnave dhe manovrimet farmaceutike. Është po ashtu e vërtetë që mjekësia falas ta bie shpirtin në grykë. Por ajo që unë nuk bie dakord me zonjën është tjetër gjë, por e lidhur ngushtë me përmirësimin e “tmerrit” mjekësor. Me këtë rast nuk mendoj se nuk jemi pjesë e “fajit” edhe ne qytetarët. Zonja nxori si fakt të mungesës së barnave një letër të dikujt që ankohej për mungesën e tyre. Në rregull deri këtu. Po pastaj? A mori ndonjë iniciativë parlamenti i saj dhe i yni për, ta zëmë, ngritjen e një grupi hetimor në zbardhje të fakteve e dokumenteve korruptive? Natyrisht e dimë që parlamenti nuk është prokurori, por ka të drejtë hetimi. Një dokument komprometues i faktuar do ta detyronte Beqen të jepte dorëheqjen brenda ditës. Por mënyra e zgjedhur për të luftuar të keqen do të ishte një vrimë në ujë. Akuza me fjalë gjen shfajësimin po me fjalë e gjendja vazhdon.

Nuk them se, sidomos në luftën kundër korrupsionit, duhet të marrin pjesë vetëm institucionet, megjithëse paguhen për të. Ajo duhet të jetë përpjekje e të gjithëve, ndryshe do të jetë më e vështirë. Unë vetë, kur pata një problem kardiak, kam paguar para me “grushte” në spitalin publik. A denoncova? Aspak! Vetëm në kafe apo shtëpi me gruan. Dikush mund të thotë se duhen fakte a regjistrime video. E drejtë. Por po të ketë 10 denoncime në ditë, mund të rikuperohet diçka. Është dhe problem mentaliteti i krijuar, sidomos pas 90-ës. Ne e konceptojmë mjekun, bile edhe kamerierin, si bamirës vullnetar e jo si një person që paguhet dhe është i detyruar të shërbejë. Profeti

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *