As vetë Gjuzi nuk ka votuar partinë e tij?

Edona Llukacaj

Certifikimi i rezultatit të zgjedhjeve të 30 qershorit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ditën e sotme ka zbuluar edhe një situatë interesante.

Në renditjen përfundimtare të pasqyruar në tabelë, të siguruar nga Panorama, dy forca politike kanë marrë një rezultat më se të ulët votash.

Siaps tabelës së KQZ, Partia Kombëtare Konservatore Albania, me kryetar Kujtim Gjuzin, më 30 qershor nuk ka marrë as edhe një votë. Me sa duket as vetë kryetari i kësaj partie nuk e ka votuar veten e tij.

Kujtim Gjuzi është aktualisht deputet i Kuvendit të Shqipërisë dhe mori mandatin si kandidati i fundit në listën e Durrësit.

Ndërkohë, rezultati tjetër më i dobët është ai i Partisë për Liri Demokraci dhe Etikë, me kryetar Arian Galdinin. Sipas tabelës së KQZ-së, Galdini ka marrë në gjithë Shqipërinë vetëm 7 vota.

Ndonëse fillimisht, dikush mund të mendojë se këto forca poltike nuk kanë hyrë në zgjedhjet e 30 qershorit, dokumenti i siguruar dëshmon të kundërtën. Ata rradhiten me numrat 33 dhe 34.

 

e.ll./dita

Share This Article
1 Comment
  • Lereni gjuzin se gjynah. E ka vra perendia te shkretin. Shikoni ramen qe I ka vjedh dhe ate nje vote gjuzit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *