Të tjera përplasje mes Azerbajxhanit dhe Armenisë janë shënuar në ditën e dytë të punimeve të Asamblesë së NATO-s që zhvillohet për herë të parë në Tiranë.
Në seancën e sotme të komitetit për shkencën, diskutimet janë shoqëruar me tensione, ku ka ndërhyrë edhe përfaqësuesja e Britanisë.
Drejtuesja e Komitetit të Shkencës i ka ndërprerë fjalën përfaqësuesit të Azerbajxhanit.
Në këtë pikë ka ndëryrë edhe Anglia, përfaqësuesi i së cilës ka kërkuar që diskutimet të mos ndërpriten dhe të raportohet për të mësuar më shumë se çfarë po ndodh mes Azerbajxhanit dhe Armenisë.
Mes këtyre dy shteteve të fundit pati edhe dje tensione, pasi përfaqësuesit respektivë hodhën akuza ndaj njëri-tjetrit për konfliktin e tyre disa vjeçar, lidhur me çështjen e kufirit.
