Gjatë punimeve të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së ku u diskutua dhe çështja e Ukrainës, Kryetarja e Komisionit të Politikës së Jashtme të Kuvendit të Shqipërisë, Arta Dade, i kërkoi Rusisë që të zbatojë Marrëveshjen e Minskut.
Duke marrë fjalën në debatin special për krizën në Ukrainë, Dade nënvizoi mbështetjen maksimale për punën e Misionit monitorues special, ndërsa kërkoi nga Rusia zbatimin e plotë të paketës së masave për zbatimin e Marrëveshjeve të Minskut, zgjidhjen e krizës me mjete diplomatike dhe respektimin e parimeve të OSBE-së dhe ligjit ndërkombëtar.
Dade theksoi kontributin që Shqipëria po jep në Ukrainë. Kryetarja e Komisionit të Politikës së Jashtme, u shpreh se është një domosdoshmëri ndërprerja e operacioneve ushtarake, vendosja e pushimit të zjarrit, tërheqja e armatimit të rëndë si dhe largimin e luftëtarëve të huaj nga Ukraina.

Domosdo se perndryshe Arta tet me dy ia bene Putinit te Rusise!
Po sa komike kishte pasur kjo Shqiperi,bre!
Sicili ma trim se tjetri neper foltoret e botes!
Po ik moj ‘,se cudite edhe ambasadorin amerikane me idiotine tende!