Asambleja Parlamentare e SEECP-së, Meta: Bashkëpunim rajonal në luftën kundër terrorizmit

Dita

Kreu i Kuvendit, Ilir Meta, ka kërkuar bashkëpunim konkret mes vendeve të rajonit për krijimin e një hapësirë të përbashkët tregtare, konkuruese në tregjet globale.

Duke folur në ditën e dytë të Samitit të SEECP-së që po mbahet në Tiranë, Meta tha se ky bashkëpunim mund të arrihet vetëm përmes heqjes së barrierave dhe zbatimit të vërtetë të marrëveshjeve tregtare të tregëtisë së lirë.

“Bashkëpunimi rajonal konkretizohet vetëm përmes heqjeve të barrierave, fuqizimit të shkëmbimeve tregtare, konsolidimit të zonave rajonale ekonomike dhe zbatimit të vërtetë të marrëveshjeve të tregëtisë së lirë. Ne duhet ta trajtojmë rajonin si një hapësirë të përbashkët për të konkuruar më denjësisht dhe në mënyrë më të suksesshme në tregjet globale. Ndaj dhe ndërveprimi dhe ndërlidhja duhet të jenë prioritetet tona kryesore. Ndërlidhje përmes përforcimit të rrjetit infrastrukturor, rrugor e hekurudhor dhe forcimit të lidhjeve energjike për të ardhmen. Duke kontribuar kështu edhe për sigurinë energjitike të kontinentit tonë si një rajon me rëndësi strategjike. Ndërveprim për ato çështje që na prekin të gjithë, veçanërisht ato në funksion të mbrojtjes së mjedisit”, tha Meta.

Për një zhvillim të qëndrueshëm të ekonomive të rajonit, Meta vuri theksin në forcimin institucional dhe avancimin e proceseve demokratizuese. Në këtë drejtim, ai tha se një rol kyç kanë edhe parlamentet e secilit prej vendeve.

“Nuk mund të ketë rritje ekonomike, as zhvillim të qëndrueshëm dhe as mirëqenie reale për qytetarët tanë nëse nuk punojmë për avancimin e proçeseve demokratizuese dhe forcimit institucional të vendeve tona. Këtu parlamentet kanë një rol të rëndësishëm përmes harmonizimit të mëtejshëm të kuadrit legjislativ në përputhje me atë të BE. Është detyra jonë të mbikqyrim dhe të sigurohemi që lufta kundër korrupsioni dhe krimit të organizuar, forcimi i sundimit të ligjit dhe avancimi i prespektivës europiane i shërbejnë kushteve më të mira për gjenerimin e biznesit, puënsimit dhe zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik dhe social”, tha ai.

Share This Article
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *