Një 33-vjeçar ka vdekur i asfiksuar në shtëpinë e tij mesditën e stome, në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur në Qesarakë, zonë në afërsi të “Freskut”, ku Dalip Guriçi ka gjetur vdekjen si pasojë e asfiksisë nga gazet që çliron qymyri. 33-vjeçari kishte ndezur qymyr në një mangall për t’u ngrohur, por gazrat e çliruar nga djegia e kanë asfiksuar.
