Që votat shiten dhe blihen,
e dinë dhe drurët kësaj ane,
po lajmi mori vlerë të veçantë,
meqë e botoi një gazetë gjermane!
Gazetari i “Bildit” gjerman,
s’më duket ndonjë penë me vlerë,
dhe as e dimë nëse tekstin e përgjimeve,
ja kanë falur-apo e ka blerë?!
Ai s’ka bërë ndonjë investigim,
për situatën reale në Shqipëri,
veçse ka përdorur për botim,
përgjimet që flinin në prokurori!
Ajo përmbajtje është thënë e stërthënë,
nga Luli Opozita mijëra herë,
ndaj mund të themi se për publikun,
ato tani nuk kanë asnjë vlerë!
Po fakti që Abdylajt sot janë në burg,
situatën e Edi Ramës e lehtëson,
sepse bie teza e opozitën,
se gjithë drejtësinë ai kontrollon!
Tregon se Abdylajt nuk janë aq të fuqishëm,
sa qelisë së burgut t’i shpëtojnë,
dhe ata për ironinë e fatit,
as shtet-as prokurori nuk komandojnë!
Gjithë kjo propagandë antikombëtare,
që bënë pa doganë këta tanët,
pa dyshim që do ndikonte,
në masë dhe gjithë europianët!
Vetëm për krimet me hashashin,
janë plot burgjet e Shqipërisë sime,
por në Holandën e gjithëmoralëshme,
krimet me hashashin nuk quhen krime!
Në një farë mënyre ne jemi shumë më të pastër,
se shumica e vendeve europiane,
por ne e kemi armikun brënda,
tek opozita jonë super sharlatane!
Tani katërqind shqiptarë destabilizojnë Holandën,
dhe tremilionë shqiptarë të gjithë BE-në,
bëj hesap tani ankohet dhe Italia,
ku MAFIA për herë të parë në Botë e ngriti folenë!
Italia ka sot aq shumë mafiozë,
së paku sa ç’kemi ne gjithë popullsinë,
dhe për herë të parë-pas ardhjes së Salvinit,
ne e kemi kundër dhe Italinë!
Ka vite e vite që Shqipëria jonë,
bën vetëm detyrat e shtëpisë,
dhe pse mos themi se ka një konspiracion,
një konspiracion kundër Shqipërisë!
Në pozicionin e saj armik-refrektar,
Holanda ka qenë e patundur,
tani shpiku dhe hilenë e vizave,
për ta bërë rrugën drejt BE-së të pamundur!.
Tani s’ka as më të voglin dyshim,
se në SHQUP është qenefi dhe haleja,
jo rastësisht Lulashi ishte në Berlin,
ditën e botimit të “përgjimeve të reja”!
Ne e dimë që për pushtetin,
Lulashi shet nënë dhe baba,
siç është e sigurtë se një kopje,
të dosjes treqind e tridhjetë e katër e ka!.
S’është herë e parë që Lulashi,
po i dekonspiron gjithë hetimet,
dhe s’është aspak vështirë për t’u gjetur,
se nga cila dorë i ka marrë ai përgjimet!.
Sapo zbardhet një çudi përgjimi,
kopja shkon urgjent në SHTËPINË QËNDRORE,
ndaj fillo heto prokurorët,
me urgjencë zonja prokurore!
Në ato qindra cidira,
krim elektoral është konsumuar patjetër,
po është e pamundur që Abdylajt-në Shijak,
ti jepnin Dakos 25 mijë vota më tepër!?
Tani ka ardhur dhe ka shkuar koha,
që krejt ndryshe të jetë performanca e qeverisë,
të fillojë të bëjë detyrat e saja,
dhe të mos merret më me detyrat e shtëpisë!
Dhe bufi i pulave e kupton,
se situata jonë s’është aspak e mirë,
dhe kur krushqia me BE-në nuk shkon,
nuk mund të bëhet dasma me pahir!
Edi Rama të mendojë për pas 30 Qershorit,
që rend e siguri këtu të ketë,
dhe Ylli ynë Polar,
vetëm Amerika të jetë!
Duket që as për këtë vit të mbrapshtë,
një datë për negociatat s’do kemi,
dhe në Reformën në Drejtësi,
shumë të vonuar ne jemi!
Mbas zgjedhjeve të atakueshme vendore,
këtu asgjë s’do të ngjiti,
ndaj zgjedhjet e përgjithshme Kuvendore,
duhet të bëhen po brenda këtij viti!
Mund të ketë një qeveri kujdestare,
dhe zgjedhjet të bëhen pastaj,
po asnjë parti nuk bën dot fushatë,
pa Kryetarin e saj!
A.DUKA

“Rama te mendoje per pas 30 qershorit”
Ahahaha po paske qene tuhaf krejt or shoku Duka. Vertet beson se do kete Rame ne zgjedhje dhe pas zgjedhjeve? Rama e ka marre samarin per bark o shoku.
Paska njerëz që besojnë akoma te hajduti dhe mashtruesi profesionist Edi Rama!!!!
POPULL!
Kujdes neser,ku te hidhni kembet,se te vjellat e sali gjirizit
dhe lulush Mut sterr mutit, do vershojne si Lana ne ditet me shi…
Jete te egjate ED RAMES,per te miren e tij e te familjes se tij,per te miren e vendit,per te miren tone,madje edhe per te miren e atyre,qe sot s’e duan…
Negociata me B.E. mosprisni,pasi ka shume arsye.
1-Popull muhamedanne B.E veshtire te futet kur kujtoj se kur u perpilua Kushtetuta Europiane nje propozim ishte:”Europa eshte vendi i popujve kristjane”
2-Bastardet qe kane drejtuar Shqiperine ne keto tre dekada nuk duan te jemi pjese e B.E.
3-Le te behemi me krahe ne edhe sot ne shume aspekte mund te jemi perpara shume vendeve te B.E por kur nuk mbrojme vlerat tona ne histori,ekonomi,arsim ,shendtesi nuk mund te behemi pjese e B.E.Veprimet e opozitareve ne vite per te marre ata dekoraten(te dy palet) e celjes se negociatave e veshtireson edhe me shume punen.
E ke shume gabim Duka. Nuk ka nevoje per asnje koncesion ndaj opozites. Zgjedhjet legjislative vetem me 2021, kur jane planifikuar. Dhe Rama te mesoje te qeverise me dore te hekurt. Kjo i mungon. Se po perplas kembet opozita duhet t’i hapet rruga, si ndaj nje femije te llastuar?! Kembes le t’i bien, tolerance zero. Dhe nuk ka nevoje per asnje qeveri kujdestare. Kur ka pasur qeveri kujdestare Shqiperia kur eshte udhehequr nga demon-kratet?! Rama nuk duhet te terhiqet as nje cm pas. Ndryshe llumi dhe shpellaria merr edhe me shume “yxhym”!
Potimorekatarakti nga vjen,te duket vetja qytetar?Nje qytetar (nuk mund te quhesh qytetar se ke lindur ne qytet por te ben kultura qe ke )nuk vepron si puna jote qe ofendon gjysmen e popullsise.