Nuk ka ditë, orë e çast të mos flitet për killerin shqiptar Sali Berisha në media. Madje edhe fëmijët tanë të mitur e kanë ndërtuar opinionin e tyre, për Berishën si gogolin shqiptar.
Një fjalë e urtë thotë se nëse dikush do të dijë biografinë e gruas së tij, duhet të nduki nga veshi një fëmijë të lagjes së tij dhe menjëherë do të dëgjojë nga goja e fëmijës… Mirëpo çuditërisht drejtësia jonë deri tani nuk merr për bazë asnjë nga moria e krimeve që Berisha ka bërë. Dhe killeri ynë, më absurdja është se luan rolin e avokatit të popullit duke ofenduar brutalisht mbi një milion shqiptarë.
Por fatkeqësisht mazhoranca dhe opozita vazhdojnë t’i bëjnë temena këtij killeri e që ndofta në një të ardhme jo të largët të dekorohet me titullin “nderi i kombit”. Edhe kështu mund të ndodhë, pasi çdo ditë në Shqipërinë tonë ndodhin absurditete kanibaliste. Të na rrojnë shkrimet dhe fjalët neve qytetarëve. Respekte për stafin heroik të Ditës!
