Policia vijon aksionin antikanabis në gjithë vendin. Në Tropojë janë asgjesuar 1.250 rrënjë kanabis të mbjella në 4 parcela.
Bimët narkotike u gjetën gjatë një kontrolli të ushtruar në fshatin Palç, në vendin e quajtur “Përroi i fshatit Palç”.
Bimët u asgjesuan me anë të djegies, ku një pjesë e tyre u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
