Policia e Tiranës në bazë të vijimit të aksionit për bimët narkotike ka bërë të mundur gjetjen dhe asgjesimin e 5 parcelave me 1506 bimë të dyshuara si kanabis sativa.
Këto informacione janë marrë në në rrugë operative nga shërbimet e policisë të Komisariatit të Policisë nr 4.
Bimët janë konstatuar në zonën e quajtur Qafmollë. Këto bimë janë asgjesuar me anë të djegies. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
