Plot 17 mijë bimë kanabis janë asgjësuar nga policia në Memaliaj. Në pranga për këtë sasi drohe kanë përfunduar dy të rinj: Renato Rama, 22 vjeç dhe Erndjan Muça, 28 vjeç.
Në vendin e quajtur “Përroi i Kotorrit”, në afërsi të fshatit “Selckë e vogël” dy të rinjtë kanë kultivuar në gjashtë parcela 17 mijë bimë kanabis.
Bimët narkotike u asgjësuan në vend me anë të djegies dhe një pjesë e tyre u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
