Autoriteti i Kontrollit Ushqimor (AKU) dega Vlorë ka bllokuar dhe asgjesuar 2130 kilogramë mish pule me salmonelë.
Sipas njoftimit të AKU, mishi i pulës ishte importuar nga Polonia.
Fatmirësisht, e gjithë sasia me mish pule të infektuar është kapur në kohë, duke mos u shpërndarë asnjë kilogram, fakt ky që konfirmohet nga drejtuesi i degës së AKU për Vlorën.
l.h/ dita

Edhe vite me pare thjeshte nga gazetaret shkruan nje histori te ngjashme me mish pule te infektuar me salmoneloze. Mos gaboj , ne lidhje me nje shtet fqinj me ne.
Publiku jone duhet te sqarohet mire , si ai qe prodhon edhe ai publik qe konsumon , ashtu si e sqaroj edhe kryeveterineri i vendit fqinj , se selmonela aviare nuk demton shendetin e njeriut qe konsumon kete mish pule , por sipas standarteve protokollare duhet qe nje mish pule me kete salmonele duhet te jete i deklaruar sepse eshte teper-teper infektues direkt per ambjentet ne natyre , pra neper fshatra por dhe neper stalla pularish , pra kudo ku rriten pulat tona , dhe kjo gje perben demin shume here me te madh ekonomik , per shume e shume vite qe te rishendetesohet , qe i behet nje vendi importues nga nje mish pule qe ka kete lloj salmonele . Te kuptohemi drejt , mund ta hame kete mish sot lire por nuk do kemi mjaftushem veze per te ngrene vite me vone.
Fshataret e therasin kete semundje te pulave: Poloroza
Nga V.D. , ish mjek veterinar i dipllomuar me 1982 .