Asgjësohen 23 mijë bimë kanabis

Elton Tafaruci

Që prej orëve të para të mëngjesit, e deri në orën 15:00, në Kurvelesh Tepelenë, ka vijuar kontrolli i territorit për evidentimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike.

Nga kontrolli i ushtruar nga Shërbimet e Policisë, në zona të pyllëzuara pa pronar , u konstatuan dhe u asgjësuan rreth 23 000 bimë narkotike. të dyshuara kanabis sativa,  të mbjella në 13 parcela.

Operacioni po zhvillohet në territoret e  fshatrave të Njësisë Administrative Kurvelesh.

Bimët u asgjësuan në vend me anë të djegies, ndërsa po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *