Asgjësohen 2750 bimë kanabis, 3 në pranga, 2 në kërkim

Elton Tafaruci

Specialistëve e Komisariatit të Policisë Nr 5 në Tiranë dhe ata të Komisariatit të Vorës, kanë arrestuar 3 persona dhe kanë shpallur në kërkim 2 të tjerë, pasi dyshohen se janë kultitivues të rreth 2750 bimëve kanabis në total, të gjendura në fshatrat Pinar dhe Palaq, në Tiranë.

Në pranga kanë përfunduar Lufti Neli, 38 vjeç, Fatjon Xhaferri, 19-vjeç dhe E. Xh., 15 vjeç, të gjithë banues në Tiranë, si dhe u shpallën në kërkim A. Sh., 27 vjeç, banues në Tiranë dhe E. Xh., 28 vjeç, banues në Krujë.

Arrestimi dhe shpallja në kërkim u bë pasi gjatë kontrolit të territorit, shërbimet e policisë ka evidentuar në fshatin Pinar, në vendin e njohur si “Kodra e Diellit”, të mbjella në dy parcela pranë njëra-tjetrës si dhe në fshatin Palaq, njësia administrative Prezë, rreth 2750 bimë të dyshuara narkotike të llojit Cannabis Sattiva.

Bimët narkotike u asgjësuan në vend me anë të djegies ku një pjesë u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Gjithashtu, gjatë kontrollit të banesës së shtetasve Fatjon dhe E. Xhaferri, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësin e provës materiale dy armë zjarri:

– Një automatik i tipit AK-47

– Një pushkë 10-tëshe.

Materialet i kaluan Pokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”/

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *