Asgjesohen 30 mijë bimë kanabis

Elton Tafaruci

Policia e Delvinës ka zhvilluar operacionin antikanabis të koduar “Galishti”, nëpërmjet të cilit ka asgjësuar mbi 29.000 bimë narkotike.

Në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, në mënyrë të organizuar në bashkëpunim me forcat FNSH, gjatë kontrollit të ushtruar në zonat përreth fshatit Tatzat, Delvinë, u zbuluan 5 parcelave, ku ishin të mbjella rreth 27.000 rrënjë dhe 2.000 fidanë, të cilave iu bë asgjësimi i tyre me anë të copëtimit dhe djegies me zjarr.

Gjithashtu, Policia asgjësoi edhe 974 bimë narkotike të tjera të mbjella në zonat Tragjas, Finiq dhe Bistricë. Po Punohet për identifikimin dhe arrestimin e kultivuesve të këtyre bimëve narkotike.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *