Asgjësohen 5500 bimë narkotike

Elton Tafaruci

Vijon operacioni antikanabis i policisë. 5 500 bimë narkotike janë zbuluar dhe asgjësuar në sajë të këtij operacioni në Ishëm.

Sipas policisë gjatë kontrollit të ushtruar në Rrotull, Ishëm u gjetën dhe u asgjësuan me anë të djegies rreth 5 500  bimë narkotike të llojit kanabis sativa.

Po punohet ndërkohë për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprën penale”Kultivimi i bimëve narkotike”.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *