Asgjesohen 6500 bimë kanabis

Elton Tafaruci

Vijojnë aksionet anti kanabis. Nga kontrolli i ushtruar nga Shërbimet e Policisë , për goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike në vendin e quajtur “Përroi i Kuq”, Rrapaj, Njësia Administrative Luftinjë Memalia u konstatuan dhe u asgjësuan në 5 parcela 1 200 bimë të dyshuara kanabis sativa.

Gjithashtu në afërsi të fshatit Luftinjë 1, Njësia Administrative Luftinjë u konstatuan dhe u asgjësuan në 1 parcelë 5 300 bimë narkotike të dyshuar kanabis sativa.

Bimët u asgjësuan në vend me anë të djegies ndërkohë policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *