Asgjësohen 720 bimë kanabis, në kërkim kultivuesit

Elton Tafaruci

Forcat e policisë së Lushnjes, në kuadër të operacioneve kundër kultivimit të narkotikëve kanë gjetur dhe asgjësuar 720 bimë kanabis sativa.

Autoritetet lokale bëjnë të ditur se bimët janë gjetur gjatë një kontrolli të ushtruar në fshatin Zhelizhan, në shtratin e lumit Seman.

Ato kishin një lartësi nga 20 deri në 30 cm dhe janë asgjësuar përmes zjarrit. Burimet zyrtare shtojnë më tej se, policia po punon për identifikimin dhe kapjen e kultivuesve.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *