Policia e Vlorës në vijim të operacioni antidrogë të ndërmarrë prej dy diktosh ka ka zbuluar dhe ka asgjësuar 812-fidanë bimë narkotike e llojit kanabi sativa në fshatin Dhërmi.
Lënda narkotike u gjet në vendin e quajtur Lamgadh, ne një zonë të thelle e të pyllëzuar. Bima narkotike me lartësi 3-10 cm ishte e vendosur ne kubike gati për t’u mbjellë.
Policia po punon për identifikimin e autorëve, ndërkohë materialet ju dërguan Prokurorisë për veprime të mëtejshme hetimore.
