Asgjësohen dy parcela me kanabis, në pranga dy të rinj

Elton Tafaruci

Policia ka asgjësuar 2500 rrënjë të bimëve narkotike, si dhe ka arrestuar dy persona.  Në pranga kanë rënë Denardo Dervishi , 18 vjeç dhe Andi Hysi , 17 vjeç, të dy banues në Krahës.

Në vijim të punës për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, nga efektivët e Policisë Memaliaj është ushtruar një kontroll i imtësishëm në lagjen Rerez , fshati Krahës 1, ku u konstatuan të kultivuara në dy parcela, 2500 bimë narkotike të llojit kanabis sativa.

WhatsApp-Image-20160603

Bimët narkotike u asgjësuan në vend, me anë të djegies, ndërsa një pjesë e tyre u mor në cilësinë e provës materiale.

Gjatë kontrollit të kësaj zone,  gjithashtu u gjet një armë zjarri pushkë 20 – she, me krëhër me 13 fishekë.

WhatsApp-Image-20160603 (2)

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për veprat penale: “kultivimi i bimëve narkotike”; “prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *