Asgjësohen mbi 18 mijë rrënjë kanabis

Elton Tafaruci

Policia e Shkodrës ka zgjeruar operacionet kundër kultivimit të bimëve narkotike në zonën e Dukagjinit dhe atë të Vaut të Dejës.

Nga aksionet e ndërmarra së fundmi, uniformat blu kanë asgjësuar 17 parcela me një total bimësh të mbjella rreth 10 mijë rrënjë.

Pjesa më e madhe e bimëve u lokalizuan dhe asgjësuan përmes djegies në njësinë administrative të Pultit, 9 mijë të tilla të mbjella në 7 parcela të ndryshme.

Në Temal të Vaut të Dejës u gjetën 10 parcela më të vogla, ku ishin mbjellë rreth 1 mijë bimë në total.

Policia e Shkodrës thotë se në këto aksione janë përfshirë 60 efektivë të forcave të saj, të cilave u ka ardhur në ndihmë edhe reparti i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë

Vlorë

Ndërsa policia e Vlorës ka vijuar  aksionin Kundër Kultivimit të Bimëve Narkotike, duke asgjesuar  rreth 7.800 rrënjë bimë narkotike të dyshuara të llojit Cannabis Sattiva.

Këto bimë narkotike janë gjetur të mbjella në fshatin Kocul, të kultivuara në zona të vështira të quajtura “Maja e Madhe” dhe “Përroi i Kazazit” (toka pa pronarë).

Policia bëri asgjësimin e tyre me anë të djegës me zjarr.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *